“100 vjet muzikë”, superspektakli dhe magjia në Televizionin Klan


Televizioni Kombëtar Klan suprizon si çdo vit me super-produksione që shënjojnë hapjen e çdo sezoni të ri televiziv. Brenda muajit shtator do të nisë transmetimin një super-spektakël dedikuar muzikës shqiptare në plot 100 vjet. Një formulë spektakli, ku do të prezantohen këngët më të famshme shqiptare, muzika e një shekulli, përfshirë kolonat zanore të filmave, krijime serioze të autorëve më të famshëm shqiptarë, një dhuratë unike për publikun me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Nisma
Prej muajsh në Teatrin gjigant të Televizionit Klan, kanë nisur punimet për studion e këtij spektakli. S’ka dyshim se ajo të jetë ndër skenografitë më të mira për spektakle të këtij lloji, edhe për faktin se pas qëndrojnë emra të njohur në Europë të kësaj fushe. Është i njohur bashkëpunimi i ngushtë dhe i suksesshëm i TV Kombëtar Klan me skenografin e famshëm Gaetano Kasteli, mjeshtrin italian të angazhuar tashmë me super-produksionin “100 vjet muzikë”. Produkti do të jetë një studio moderne e mbështetur me fjalën e fundit të teknologjisë që do të surprizojë me efektet speciale për shkak dhe një sipërfaqeje të pazakontë led–wall të papërdorur ndonjëherë në Shqipëri. Gjithçka është kombinuar me një ndriçim perfekt që do të ndjehet sa në studio por dhe në ekran edhe për shkak të ofertës së jashtëzakonshme të TV Klan për transmetim të fjalës së fundit në HD audio dhe video.
Spektakli
Ky program i madh vjen në ekran me skenar dhe prezantim nga Pandi Laço, i njohur tashmë si skenaristi më i mirë në Shqipëri, por dhe si prezantues mjaft i dashur për publikun. Drejtor artistik i këtij programi do të jetë kompozitori i njohur dhe me përvojë në këto spektakle, Adrian Hila. “100 vjet muzikë”, do të vijë në ekran me regjinë e regjisorit të shumë spektakleve të mëdha, Bledar Laço. Garanci për suksesin e këtij programi është dhe fakti se këngët do të interpretohen nga artistët me të suksesshëm shqiptarë në formatin live. Producentët kanë menduar për një gërshetim brezash, nga më të rinjtë që përbëjnë trendin e muzikës së sotme, deri tek ata që janë ikona të muzikës shqiptare. Gjithçka starton në fund të muajit shtator, dhe spektakli do të vijë në ekran për teleshikuesin shqiptar çdo të shtunë në mbrëmje. Edhe këtë sezon, Televizioni Kombëtar Klan premton si gjithnjë, surpriza të jashtëzakonshme të denja për ekrane të mëdha.

Comments

Popular posts from this blog

PROTAGORA: Njeriu është masë e të gjitha gjërave

Kush është Frederik Shopen

OGUST KONTI: Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve