Posts

Showing posts from October, 2012

Nju Xhërsin një ditë pas apokalipsit Sandy

Image
Presidenti Barak Obama vizitoi dje shtetin e Nju Xhërsit të goditur rëndë nga stuhia Sendi dhe u premtoi banorëve se qeveria federale do t’i ndihmojë në përpjekjet e rindërtimit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain na informon nga Shtëpia e Bardhë se shumë qytete bregdetare dhe vende pushimi janë ende nën ujë, dy ditë pas goditjes nga uragani. Presidenti Obama vizitoi një qendër ankorimi anijesh në qytetin turistik bregdetar Brigantine dhe u premtoi banorëve se qeveria federale do ta ndihmojë Nju Xhërsin të mëkëmbet. “Ne jemi këtu për ju dhe nuk d’ju harrojmë. Ne do ta ndjekim gjendjen dhe do të sigurojmë se you do të merrni ndihmën që ju duhet deri sa të përfundoni rindërtimin”. Presidenti kaloi disa orë duke vizituar zonat e dëmtuara nga uragan i fuqishëm që la disa njerëz të vdekur, solli përmbytje, shkaktoi zjarre dhe ndërprerjen e energjisë elektrike në disa shtete kufitare. Zoti Obama tha se do të sigurojë se agjencitë federale do të ndjekin procesin e rindër