Posts

Showing posts from November, 2012

Vesa Luma: E dua shumë “Eurosongun”, dasmën nuk do ta tregoj

Image
Çdo ditë e më shumë po mbledh energji për t’u prezantuar sa më mirë në festivalin e RTSH-së. Këngëtarja Vesa Luma ka realizuar një këngë mjaft të veçantë, me të cilën beson se do t’ia dalë në këtë festival. Por Vesa është duke përgatitur edhe shumë befasi të tjera. Së shpejti ajo do të shfaqë një projekt të madh televiziv, për të cilin thotë se i ka munguar televizioneve tona. Ndërkaq lidhja me Big Bastën vazhdon t’i shkojë për mrekulli. Në intervistën e dhënë dje Vesa Luma ka zbuluar më shumë rreth pjesëmarrjes në RTSH, dhe projekteve të tjera. Çfarë ju shtyu të merrni pjesë në festivalin e RTSH-së? U bë një kohë, që nuk kam marrë pjesë në festivalin e RTSH-së, edhe pse ftesa ishte e përvitshme nga organizatorët, të cilët i falënderoj për respektin. Ishte pikërisht ky momenti, që realizuam një këngë shumë të bukur, apo një ndër këngët e mia më të bukura përsa i përket shijes time dhe e ndieja veten 100%   të sigurtë te kjo këngë, që është gjëja më e rëndësishme për një

Suela Piciri: Një violinë për 100-vjetorin e Pavarësisë

Image
Tingujt që ka dhuruar përmes violinës së saj, gjithmonë janë vlerësuar dhe mirëpritur nga publiku. Për të nderuar këtë ditë solemne për Shqipërinë, violinistja e njohur Suela Piciri, ka qenë pjesë e Koncertit Jubilar “Rrugëtimi i Kombit”. Në një intervistë violinistja Suela Piciri, rrëfen emocionet dhe rikthimin e saj në skenën shqiptare në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Suela Piciri ka qenë violiniste soliste dhe koncertmaestër në Orkestrën Simfonike të TKOB, prej shumë vitesh. Në vitin 1999 diplomohet në Akademinë e Arteve. Ka marrë pjesë në të gjitha prezantimet e TKOB jashtë vendit në cilësinë e koncertmaestrit si: Francë, Itali, Greqi, Maqedoni. Ka qenë një ndër violinistet më të aktivizuarat në formacionet e muzikës së dhomës, në vend dhe nëpër botë, me disa nga ansamblet më të njohura. Si soliste ka interpretuar në recitalet e saj të vlerësuara, të realizuara në vend si, stinët koncertore “Allegreto Albania” e shoqëruar nga pianisti Roberto Arossio, në “Klasik” s

Olen Çezari: Pjesëmarrja ime në Koncertin Jubilar, detyrim për kombin

Image
Ai tashmë është një ndër violinistët më të njohur shqiptarë në mbarë botën. Ky është violinisti i mirënjohur Olen Çezari, që në këtë 100-vjetor, nuk mund të mungonte në Koncertin e madh Jubilar, organizuar enkas për këtë festë. Në këtë koncert marrin pjesë emra të njohur të skenës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në skenat e mëdha botërore, si Ermonela Jaho, Sajmir Pirgu, Suela Piciri, Eva Golemi, etj. Në një intervistë të shkurtër , Oleni tha se të gjithë artistët e kanë hequr petkun e tyre dhe i janë shtruar punës si punëtorë të thjeshtë, për të dhënë më të mirën e tyre dhe për të uruar kombin nëpërmjet muzikës. Me violinën e tij ai është bërë pjesë e koncerteve të këngëtarëve të mëdhenj italianë, ku njëri prej tyre është edhe i madhi Luço Dala Jeni pjesë e koncerti jubile të organizuar për 100 vjetorin e Pavarësisë, si ndiheni në këto momente? Sigurisht që ndihem krenar dhe shumë mirë në këtë jubile të madh të kombit tim. Secili nga ne e ka hequr atë petkun e artist

Saimir Pirgu: Shqipërisë i duhemi të gjithë

Image
Arena festive e 100-vjetorit të Pavarësisë, ka pushtuar mbarë popullin shqiptar. Por prania e artistëve, që kanë nderuar shqiptarët anë e mban botës, nuk kishte si të mungonte në këto ditë të shënuara për ne. “Rrugëtimi i Kombit” është koncerti, që ka mbledhur emrat më të suksesshëm shqiptarë nëpër botë, për t’i ngjitur në arenën e “Pallatit të Kongreseve”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe të mungonte tenori me famë botërore Saimir Pirgu. Në një intervistë Saimir Pirgu, pak orë para koncertit rrëfeu ardhjen e tij në këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët, lidhjen e tij me Shqipërinë si dhe dy ariet e kënduara nga i madhi Gaqo Çako. Më tej gjatë intervistës, Pirgu tregon dhe projektet që do ta ndjekin në vazhdim. “Pa diskutim që agjenda e koncerteve është mbyllur me kohë, për të mos thënë deri më 2016-ën. Viti 2013 është viti “Verdian” dhe do të jem në arenën e Veronës, por do ta nis me operën e Zyrihut, më pas do të jem në “Metropolitan Opera” në Nju Jork, ku d

Kadare në "New York Daily News": Shekulli ynë më i rëndësishëm e më dramatik

Image
Intervistë e gazetës "New York Daily News" me shkrimtarin Ismail Kadare: Kombi shqiptar, ka jo një, por dy shtete në Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën… si përgjigje të dyfishtë që ka ky komb për vendosjen e harmonisë dhe paqes në gadishull Nominimi për Çmimin Nobel për Letërsi ishte një prej të shumtëve, si e shihni këtë proces? Mendoj se nominimi për çmimin "Nobel", qoftë edhe i përsëritur, është një kënaqësi për çdo shkrimtar. Ndërkaq, dihet se të gjithë të nominuarit humbin (nuk fitojnë), me përjashtim të fitimtarit. Megjithatë kjo nuk përbën ndonjë arsye për t'u mërzitur. A ka ndryshuar ndjesia juaj ndaj kandidimit, nga i pari deri te ai i tanishmi? Kjo varet nga rasti. Për shembull, unë kam qenë kandidat për herë të parë në kohën kur vendi im, Shqipëria, ka qenë jo vetëm një vend komunist, por një vend stalinist, më i ashpri në Europë. Dihej se në një vend të tillë ky çmim nuk do të pranohej kurrsesi. Kështu që gëzimi im ka qenë i përzier me