Posts

Showing posts from December, 2012

Salman Rushdie: Mund të heq dorë nga gjithçka

Image
Teksa e sheh kështu që buzëqesh, luan me Iphone dhe u përgjigjet pyetjeve me shumë delikatesë dhe batuta ironike, i harron menjëherë ato 700 faqe autobiografi ku Salman Rushdie, një prej shkrimtarëve më të famshëm bashkëkohorë, ka treguar historinë e tij dramatike. Në librin e tij të fundit, ‘Joseph Anton’ Rushdie, përshkruan me shumë detaje dhjetë vitet që jetoi i fshehur në Angli. Pasi regjimi iranian, i udhëhequr nga Ajatollah Khomeyni e transformoi në një shënjestër, sepse kishte sfiduar ortodoksinë fundamentaliste islamike me romanin “Vargjet satanike”. Megjithatë, pasi jetoi me një tjetër identitet atë të Joseph (si Joseph Conrad) Anton (si Anton Çehov) –që ashtu siç shkruan ai e bëri një njeri të padukshëm, Rushdie shfaqet shumë i dashur. Për më tepër me një shpirt shumë pop. Teksa lexon autobiografinë tuaj e kupton se ju keni qenë një person i denigruar nga shtypi anglez. Nuk ju duket e pështirë… Në të vërtetë jam pak a shumë një person normal, nuk ju duket? Më

Britanikët sfidojnë Booker Prize, me 75% shpallin si librin e vitit “50 Nuancat e të Hirtës”, të E.L. James

Image
Lexuesit britanik kanë sfiduar jurinë prestigjoze të Booker Prize. Për ata libri më i mirë nuk është ai që përzgjedh një juri dhe një kompeticion i përvitshëm. Sipas tyre libri më i mirë i vitit është “50 Nuancat e të Hirtës”. Një tabu që thyhet, një juri që vihet me shpatulla pas murit, një tërësi kriteresh etiko-estetike që dalin jashtë loje. Fiton lexuesi. Ai ka fituar dhe për të nuk është dhe aq e rëndësishme se aksh juri përzgjedh këtë libë dhe atë autor. Lexuesi, ai di të zgjedh dhe të vendos. Juria e Booker Prize zgjodhi romanin e autores Hilary Mantel për librin më të mirë të vitit në Britaninë e Madhe, mirëpo opinioni britanik këtë titull për vitin 2012 ia ndau një libri tjetër, romanit “50 Nuancat e të Hirtës”, të autores E.L. James. Romani erotik i James ka marrë 75 përqind të votave të lexuesve në garën në të cilën triumfon libri i preferuar i lexuesve britanikë. Në konkurrencë ishin të gjithë fituesit e çmimeve letrare sivjet, por duket se lexuesit më së tepërmi

Niçe dhe Shopenhaur, me profilet e tyre në Twitter

Image
Ata ishin dhe vazhdojnë të jenë mes nesh me mendimin dhe veprën e tyre titanike. Guximi dhe "çmenduria" e urtë e tyre ka zënë vend në kreshtën e mendimit filozofik. ndonëse kanë kohë që kanë lënë këtë jetë, në rrjetin social të Twitter janë me ndjekësit e tyre. Një dukuri nga më të fundit të Twitter është publikimi i tweets-ave postum, nga personalitete të vdekur para qindra vitesh. Por përse është pikërisht filozofi Fridrih Niçe që po korr një sukses kaq të madh? Kërkoni në Google me "Friedrich Nietzsche" (Niçe) dhe do të arrini tek profili i tij në Twitter. Në njërin prej tyre, gjithësesi. Niçe ka afërsisht 100 ndjekës aktive Twitter-i, një rezultat mbresëlënës për një njeri i cili ka vdekur para 130 vjetësh. Është akoma më mbresëlënëse kur merrni parasysh shoqërinë e tij: Uilliam Shekspir ka një prani të ngjashme në Twitter, Jezu Krishti me një nivel pak më të lartë se Fritz dhe Bard së bashku. Megjithatë, ndryshe nga shokët e tij, fjalët e Niçes nuk

Shqipëri-Kosovë, refuzimi estetik

Shkrimtarët e Kosovës e ngrehin zërin kundër refuzimit që po u bëhet në Shqipëri. Asnjë prej tyre nuk u shpërblye me çmim kombëtar të letërsisë, që u dhanë para disa ditësh. Kjo gjë, sipas tyre, nuk i kontribuon krijimit të një letërsie integrale shqipe. Letërsia e Kosovës po vazhdon të injorohet në Tiranë. Derisa shkrimtarët e Shqipërisë marrin shpërblime në Kosovë, ata të Kosovës nuk arrijnë të shtinë në dorë as ndonjë çmim të dorës së dytë që jepet përtej kufirit. Kjo u dëshmua ditët e fundit kur asnjë shkrimtar nga Kosova nuk u vlerësua me ndonjërin prej çmimeve kombëtare të letërsisë, të cilat jepen nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Kjo nuk u ka pëlqyer aspak shkrimtarëve kosovarë, të cilët thonë se refuzimi dhe injorimi i letërsisë që krijohet jashtë kufijve të Shqipërisë nuk i kontribuon krijimit të një letërsie integrale shqipe. Për shkrimtarin Ag Apolloni është e papranueshme shpërfillja që po u bëhet shkrimtarëve kosovarë pasi që, sipas tij, niveli i shkrimtarëve

Zbulimi arkeologjik: Jezusi s’ka lindur në Bethlehem?

Image
Arkeologët izraelitë njoftuan të mërkurën se, në bazë të dëshmive arkeologjike, besojnë që Jezus Krishti nuk ka lindur në Bethlehem, por në një fshat me të njëjtin emër, në Galile. Arkeologu, Aviram Oshri, i tha agjencisë AP se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme që tregojnë se Jezusi ka lindur në fshatin në fjalë, sepse ai, mes tjerash, është vetëm shtatë kilometra larg Nazarethit, përderisa Bethlehemi, që asokohe ishte i pabanuar, është plot 150 kilometra larg tij. "Gjatë ndërtimit të një rruge lokale punëtorët zbuluan mbetje të enëve nga guri, që asokohe përdoreshin nga çifutët. Fshati ishte i rrethuar me mur të lartë, ndërkohë që nuk ka dëshmi për banues në qytetin Bethlehem. Prandaj, besojmë se Jezusi lindi këtu”, sqaroi Oshri. Sipas tij, ka dëshmi se në periudhën e hershme të krishterimit fshati Bethlehem kremtohej si vendlindje e Krishtit, për ç’gjë sot dëshmojnë edhe muret e ruajtura të ndërtuara nga mbreti Justinian. Arkeologu izraelit po ashtu tha se, ky pohim mbë