Posts

Showing posts from May 9, 2012

Vesa Luma, nje fenomen artistik

Image
Vesa Luma. Emri i saj lidhet me gazetarinë, këngën dhe vallëzimin. Të gjithëve na ka rastisur të paktën një herë, që ta dëgjojmë dhe të ndiejmë energjinë e interpretimeve të saj. Skena e elektrizon Vesën, sa herë që “etheistes” të dikurshme i duhet të interpretojë. Ka nuhatje në përzgjedhjen e këngëve, të cilat bëhen hit i radhës për të…. Intervistoi: Gazmend Kajtazi Këngët e Vesës mbesin në mendje të publikut një kohë të gjatë, duke kujtuar hitin ‘Jemi dhe s’jemi’. Ajo po përgatitet për albumin e ri duke vazhduar karrierën e saj me hov të madh. Përtej klipeve që transmetohen dhe çmimeve të fituara, përmes kësaj interviste rrekemi të njohim Vesa Lumen, një këngëtare ambicioze, shumë simpatike, me një zë interesant që vazhdon të jetë tërheqëse, edhe në jetën e përditshme ashtu si në ekran, por ka edhe një gjë që ajo vazhdon ta ruajë me fanatizëm: jetën private. Me sa nostalgji e kujtoni daljen e parë në skenë? Kam qenë aq e vogël sa edhe daljen në s