Posts

Showing posts from June 14, 2012

Luan Krasniqi: Jam ndarë nga luftimet, por jo nga boksi e sporti”

Image
Boksieri më i suksesshëm shqiptar në historinë e deritashme të boksit profesionist, Luan Krasniqi, pas shkëlqimit të tij për disa vjet radhazi, përvojën e tij po e vë në shërbim të këshillimit, mbështetjes së talentëve të rinj dhe komentimeve në mediumet më të njohura gjermane. Por, cili ishte Luani jashtë ringut, atëherë kur i paloste dorëzat, fshinte djersët, dilte nga ëndrrat dhe i kthehej jetës reale. Intervistoi: Dashnim Hebibi Z.Krasniqi, kaluan disa muaj që përfundimisht u larguat nga boksi aktiv. Na thoni, si e morët këtë vendim? Të marrësh një vendim në momentin e duhur dhe të veprosh atëherë kur është e nevojshme, kjo është një vlerë e respektit të vetes dhe të njerëzve që të respektojnë. Prandaj, këtë e kam planifikuar me kohë dhe si tejet normale. E kishit vështirë të vendosni që të mos jeni më në ring? Por unë nuk jam larguar nga ringu. Atë e kam në kujtime të përhershme dhe me të shoqërohem në vazhdimësi. Shpeshherë jam pranë ringut, në manifestimet

Ermonela Jaho: Pse nuk doja të vdisja pa kënduar njëherë “Traviatën”

Image
Ermonela Jaho pohon se ndryshimet radikale pas rënies së diktaturës komuniste vunë në provë decizive talentin për muzikën të atyre që e kishin nisur atë. Këto ndryshime, shprehet ajo, “zgjuan tek ne atë ndjenjën e lirisë dhe ndoshta pasioni për muzikën që kishim, u vu në provë” dhe pohon se “një pjesë e mirë e tyre ikën, pasi panë që nuk ishte aq e lehtë që të çash me muzikën, ndërsa një pjesë prej atyre që mbaj kontakte kanë ndryshuar karrierën për të mbijetuar” Në këtë intervistë do të flasim për Shqipërinë, karrierën tuaj, eksperiencën por dhe shumë qytete të botës që për një kohë të caktuar dhe jo shumë të shkurtër bëhen qytetet tuaja si Vjena, Londra, Marseja, Lioni, etj. Kam parë që kalendari juaj është shumë i ngjeshur i përballoni dot të gjitha? Po kur e bën një zanat me një dëshirë kaq të madhe dhe me një pasion të madh vështirësinë e ndjen më pak. Vazhdoni pas 20 vitesh të keni të njëjtin pasion që të bëheshit një këngëtare? Absolutisht po. Ai pasion dhe ai

Gjendet litografia e Pablo Pibcasso’s

Image
Policia amerikane ka gjetur në veri të qytetit San Francisco litografinë vjedhur të Pablo Pibcasso’s nga shtëpia e ish-kryeministrit ukrainas,Pavel Lazarenko, i cili në SHBA po vuan dënimin me burg për shpëlarje parash të fituara sa ishte kryeministër, si dhe për haraç dhe mashtrim. Shtypi lokal njoftoi se vepra e Picasso’s, që vlerësohet 30,000 dollarë, është gjetur e mbështetur më murin e pronës së Lazarenkos, në Novato. Sipas policisë, duket se litografia është lënë aty qëllimisht, pas shkrimeve në media për vjedhjen e saj. Zhdukja e litografisë ishte lajmëruar më 28 maj, pasi që një grup të rinjsh kishte depërtuar brenda pronës së Lazarenkos (1,812 metra katrorë), ku kishte organizuar një ndejë. Lazarenko do të duhej të lirohej nga burgu në nëntor 2012.

Misteri më i madh i njerëzimit, qyteti i humbur Atlantis

Image
Qyteti i humbur Atlantis është një nga misteret më të vjetra dhe më të përhapur të botës. Që nga kohët e lashta, njerëzit janë përpjekur për të gjetur Atlantis, i cili besohet të jetë përmbytur pas një tërmeti apo cunami. Filozofi grek Platoni e përshkruan Atlantis si një ishull të madh që gjendej në afërsi të ngushticës së Gjibraltarit. Platoni e përshkruan Atlantis si një qytet të civilizuar me pallate të bukura që nuk krahasohet me asnjë qytet të antikitetit. Sipas Platonit, Atlantis ishte e mbushur me qytetarë të bukur, qyteti kishte një arkitekturë të mrekullueshme. Deri më sot, askush nuk ka qenë në gjendje për të gjetur qytetin –nënujor. Në lidhje me vendodhjen e mundshme të tij eksploruesit, historianët dhe të gjithë ato që janë interesuar për të gjetur këtë qytet kane dhënë teori te shumta. Historianë të panumërt dhe hulumtues kanë marrë pjesë nëpër ekspedita të ndryshme për të gjetur qytetin nënujor, po deri tani pa asnjë rezultat. Qyteti i Atlantis ka mbetur mister i

Ndahet nga jeta psikolanalistja e famshme gjermane Margarete Mitscherlich

Image
Një nga figurat krysore të psikoterapisë, Margarete Mitscherlich ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare. Ajo është bashkëautorja e një prej librave më të famshëm dhe më domethënës pas Luftës së Dytë Botërore. Psikoanalistja dhe autorja Margarete Mitscherlich vdiq në një klinkë në Frankfurt të martën (12.06.2012), disa javë para se ajo të mbushte 95 vjeç. Për disa vite ajo punoi si psikoanaliste në Institutin Sigmund Freud në Frankfurt, ku një kukull e Freud zbukuronte tavolinën e saj të zyrës. Margarete lindi në vitin 1917. I ati isaj ishte një doktor danez, ndërsa e ëma një mësuese gjermane. Mitscherlich u bë e famshme falë bashkëpunimit me bashkëshortin e saj Alexander. Çifti u takua kur po studionin histerinë masive në mesin e njerëzve të zakonshëm gjermanë në vitet e nazizimit dhe u martuan në vitin 1955. Ata publikuan "Die Unfähigkeit zu trauern" ("Paaftësia për të vajtuar ") në vitin 1967, një eksplorim në përpjekjet e Gjermanisë së drejtuar nga Konr