Posts

Showing posts from July 20, 2012

Lulzim Zeqja: Aktrimi, ëndrra që vazhdon bashkë me mua

Image
Izaura Ndoj Ambicia, puna dhe pasioni për aktrimin e kanë bërë të jetë një ndër aktorët më të suksesshëm të skenës shqiptare gjatë këtij 10-vjeçari. Edhe pse karriera e tij është bazuar në teatër dhe film, ai akoma vazhdon në procesin e krijimit të profilit të tij artistik. Në një intervistë për “Summer Time”, aktori Lulzim Zeqja rrëfen fillimet e tij, rolet që i janë besuar gjatë këtyre viteve, puna e tij mes teatrit dhe filmit, si dhe projektet që do ta ndjekin në vazhdim. Aktori Lulzim Zeqja ka mbaruar Akademinë e Arteve në 2001-n, ku me shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” ai hyn në kategorinë e aktorëve profesionistë. Në 2005-n interpreton në filmin “L’orizzonte degli eventi”, me të cilin ishte edhe pjesëmarrës në Festivalin e Kanës në seksionin e “Javës së kritikës”. Para disa kohësh, ai u ngjit sërish në skenën teatrore të Metropolit, i përzgjedhur për rolin kryesor në pjesën e “Playboy i trojeve tona” të dramaturgut irlandez John Millington Synge, si dhe me shfaqjen “Rome

Dren Abazi: Në shtator do të sjell albumin e ri

Image
Yllka Selita Ai tashmë është bërë një nga këngëtarët më të preferuar jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, pasi ka një stil shumë origjinal, duke e veçuar nga kolegët e tij. Ky është Dren Abazi, këngëtari i cili së fundmi ka sjellë edhe klipin e tij “Natën”, një këngë mjaft verore dhe që të jep shumë energji. Por si po pritet kjo këngë si dhe disa hollësi në lidhje me angazhimet e me projekte e tij, Dreni i jem në një intervistë për suplementin “Summer Timë” në gazetën “Koha Jonë”. Si po pritet kënga juaj më e fundit, "Natën"? Kënga megjithëse ka pak kohë që është publikuar mund të them se është pritur shumë mirë pas ajo është këngë mjaft verore, me ritëm dhe energji....Pikërisht ajo që kërkohet në këto ditë të nxehta vere. Unë jam autor i muzikës, pra kompozitori dhe orkestruesi, ndërsa autor i tekstit është Olti Curri.... Ju keni një stil tuajin shumë origjinal të këngëve, a do ju shohim ndonjëherë me diçka ndryshe, apo do të vazhdoni në këtë rrymë? 

Redon Makashi: Tetori do të rikthejë “Tre muskëtjerët” në skenë

Image
Yllka Selita Duket se ai nuk di të ndalet, Sa më shumë çmime të marrë aq më shumë i rritet dëshira për të punuar dhe krijuar. Ky është këngëtari më i suksesshëm i viti Redon Makashi, i cili vjen në një intervistë për suplementi Summer Time në gazetën “Koha Jonë”. Gjithçka filloi me marrjen e çmimt të parë në festivalin “Kënga Magjike” dhe çmimet për të do të vinin njëri pas tjetrit. Plot tre të tilla ka marrë Redoni brenda gjashtë muajve, ky dy të tjetër “Albumi më i mirë i vitit” dhe “Klipi më i mirë i këngëtarëve mashkull”. E teksa albumi i tij ka vetëm disa muaj që është në treg ai ka gati edhe albumin tjetër, të cilin do ta nxjerrë në treg më vonë, sepse thotë, që të shijoj edhe pak suksesin e albumit “Bota ime”. Por një tjetër projekt shumë i rëndësishëm i tij është edhe koncerti me dy këngëtarët e tjerë të suksesshëm Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka, që të gjithë i njohim si “tre muskëtjerët”, për më shumë lexoni intervistën e plotë. Ky vit ka qenw shumë i suksesshë