Posts

Showing posts from July 27, 2012

Këto formacione shkëmbore duket sikur janë pikturuar

Image
Kur sheh këto pamje të mrekullueshme, mendja të shkon se dikush është ulur dhe ka pikturuar. Por pamjet janë reale dhe këto formacione shkëmbore gjenden në Kinë, në provincën Gansu. Zona është mjaft popullore për turistët, që vijnë këtu për të shijuar panoramën spektakolare. Ky formacion shkëmbor është unik në botë. Ai i përket një tipi të gjeomorfologjisë petrografike që gjendet vetëm në Kinë. Kjo zonë është futur në listën e trashëgimive natyrore në vitin 2010. 

Mrekullia e frikshme e acarit, një realitet triller në Finlandën e -40 gradë

Image
Këto foto spektakolare duket sikur janë pjesë e një filmi fantastiko- shkencor. Por në fakt janë pamje të marra këtu në Tokë, në Rrethin Arktik, ku temperaturat bien nën -40 gradë celsius. Këto janë pemë të mbuluara me dëborë, e cila ka ngrirë. Fotot janë realizuar në Finlandë nga 21 vjeçari italian, Niccolo Bonfadini. Ai kaloi nëntë ditë duke bërë kamping në këtë botë të ngrirë dhe mbeti i befasuar nga pamjet.

Mërzi, frikë e adrenalinë në rrugët e New York

Image
Antonio Bolfo, oficer policie në New York, nisi të interesohej për të hyrë në trupën policore pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Por sa më shumë binte në dashuri me punën e tij në polici, aq më shumë e fotografonte atë, për të sjellë imazhet e punës së përditshme. Fotot e tij janë pjesë e një ekspozite, ku çdo qytetar ftohet për të hedhur një vështrim më afër punës së policisë dhe kostove emocionale të kësaj pune. Këto fotografi janë dëshmi e gjallë e veprimtarisë së përditshme të policisë, njëkohësisht dhe profesionalizmin e Antonio Bolfo si fotograf.

Copëza Amerike, me një të djeshme të braktisur, një e tashme e makthshme, një e ardhme surreale

Image
Albert Vataj Këto foto janë dëshmitarë të gjallë të një të djeshme që jep shpirt dhe një të ardhme që ngaset të shkruhet në mermerin e ftohtë të memuarit. Dyqane dhe kisha të heshtura, një tavolinë bilardoje që pret lojtarë, një makinë e shkatërruar në një pikë karburanti… janë këto disa prej imazheve që përkujtojnë disa prej qyteteve tashmë të braktisura në SHBA. Secili prej këtyre qyteteve ka një histori të vetën: dikush është shkatërruar si pasojë e zjarreve, një tjetër nga përmbytjet apo nga braktisja e vullnetshme. Tashmë prej tyre kanë mbetur vetëm copëza kujtimesh dhe aspak jetë. Këto janë copëza të vogla e të trishta të Amerikës së madhe, ëndërr e të gjithëve. Ku dje kishte jetë, sot ka gërmalla dhe mbi ta ndërtohet kjo e vetmi e frikshme, ky stampim surreal. Kujtimet e një jetë të vrullshme kanë zënë vend në këto pamje mjerane, të hështura dhe plot panik. Ndërsa përcjell këtë mozaik të vetmisë amerikanë, të braktisjes, një lloj ndjesie frike dhe paniku të mërthen, fun

Të vegjel por që mund të sfidojnë natyrën duke e kthyer atë në një aleatë të nëvojave të tyre ekzistenciale

Image
Të vegjel por që mund të sfidojnë natyrën duke e kthyer atë në një aleatë të nëvojave të tyre ekzistenciale. Ata kanë etje, si dhe vetë toka. Janë të vogla dhe rrebeshi është tejet i zemëruar. Ndoshta jo dhe aq me ato, se sa me nevojën për të shfryrë inatin e etjes së verës. Këto foto mahnitëse janë një dëshmi se si gjallesat e vogla nuk pranojnë të bien pre e inferioritetit dhe e etjes. Megjithëse të vogla, shumë të vogla, ata dinë dhe mundin t’i bëjnë ballë mrekullisht sjelljeve të përbindshme të natyrës. Shpesh ata e kthejnë këtë zemëratë të natyrës në një aleatë të veprimtarisë së tyre jetësore, fjala vjen për ta patur më të lëhtë për të futur në grackë gjakun e tyre, ose për të shuar etjen zhuritëse. Foto janë realizuar nga fotografi rus, Vadim Trunov, në rajonin Voronezh, në perëndim të Rusisë. Ky set fotosh tregon këto gjallesa që përballen dhe sfidojnë rrebeshin. Në një kënvështrim tjëtër të mesazhit që përcjell fotografi nëpërmjet kësaj tufe fotosh, tregon pamjen mahnit