Posts

Showing posts from August 2, 2012

A është e vërtetë Iliada e Homerit?

Image
Një analizë e re e personazheve të tri tregimeve të njohura mitike sugjeron se rrëfimet fantastike janë të bazuara në realitet. Rrëfimet e mëdha mitologjike ekzistojnë në botën ndërmjet faktit dhe fiksionit. Të ruajtura në mënyrë gojore nga një gjeneratë në tjetrën, ato tentojnë të ndjekin një parim të thjeshtë dhe të japin disa të vërteta themelore rreth natyrës njerëzore. Por a janë rrëfimet shpeshherë-fantastike ato që e thonë para se gjithash të vërtetën, apo janë prodhim i imagjinatës së njerëzve të antikitetit? Një çift i hulumtuesve irlandezë ka sjellë një analizë të sofistikuar statistike të tri teksteve kanonike dhe ka konkluduar se ato bindshëm japin portrete realiste të shoqërive të tyre përkatëse – sapo t’i largoni elementet e qarta fantastike dhe të supozoni se personazhet e caktuara janë në të vërtetë të krijuar. “Ne nuk po themi se kjo apo ajo ka ndodhur në të vërtet, apo madje se njerëzit e veçantë të portretizuar në tregime janë realë”, tha Padraig Mac Carron

Nën çadër duke pushuar dhe duke lexuar

Image
Pushuesit që shkojnë në plazh, përpos që lahen dhe rreziten, me vete marrin edhe ndonjë libër për të lexuar. Llojet e librave janë të ndryshëm, por mbizotërojnë romancat dhe romanet triler. Një poet dhe një romancier tregojnë për Express se çfarë librash e kanë ndërmend të lexojnë gjatë pushimeve. Shumica e njerëzve para se të nisën për në deti, ku i kalojnë pushimet verore, kujdesen që midis rrobave dhe gjerave tjera në çantë të fusin edhe ndonjë libër. Përpos notimit dhe rrezitjes në diell, plazhet janë vende ideale edhe për ata që kanë dëshirë të lexojnë. Sidomos nëse shkoni në ndonjë vend të qetë, ku tollovia e njerëzve dhe muzika me zë të lartë ua lënë vendin rrezeve të diellit të depërtojnë lirshëm nëpër lëkurën tuaj të lyer me vaj ulliri. E për ata që kanë hamendësime se çfarë libri të marrin me vete mund të gjejnë ndihmë te shkrimtarët, të cilët, siç shihet nga librat që i lexojnë dhe ua rekomandojnë të tjerëve, pëlqejnë më shumë letërsi të huaj sesa shqiptare.   

Ernest Hemingway, nobelisti i dy luftërave botërore

Image
Ernest Hemingway, i cili vrau tragjikisht veten më 2 korrik 1961, kujtohet nga të gjitha qarqet artistike si një ndër shkrimtarët më në zë amerikanë të shekullit XX dhe si përfaqësuesi kryesor i Brezit të Humbur. Ai përjetoi thellë tragjedinë e dy luftërave botërore, u gjend disa herë ballë për ballë me vdekjen dhe shkroi një letërsi ku dhunës njerëzore i kundërvihet dashuria, ndërsa kotësisë dhe zhgënjimit të jetës, përpjekja për të qëndruar me çdo çmim dhe me çdo kusht. Hemingway, i lindur në Oak Park Ilinois më 21 korrik të vitit 1899, u rrit në një mjedis mbytës provincial, nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Hemingway-n u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës, por edhe me burrërinë dhe vetëmohimin, që do të mbushin faqet e tregimeve dhe romaneve të tij të mëvonshme. Atë që mundi të shkruante, duke bashkuar llojin e gazetarisë

Gabriel Garcia Marquez mes mëdyshjeve të shkrimtarisë dhe anomalisë shëndetësore

Image
Vëllai i Gabriel Garcia Marquez thotë se shkrimtari kolumbian, fitues i çmimit “Nobel” për letërsi më 1982, është duke vuajtur nga çmenduria. Jaime Garcia Marquez u ka thënë studentëve të vet gjatë një ligjërate në qytetin e Kartagjenës, se vëllai i tij, i cili aktualisht është 85-vjeçar, i telefonon shumë shpesh tek i bën pyetje bazike. “Ai ka probleme me kujtesën. Nganjëherë qaj, sepse më duket sikur jam duke e humbur”, ka thënë ai. Ai po ashtu ka thënë se shkrimtari me nam nuk është duke shkruar më. Korrespodenti i BBC-së në Kolumbi, Arturo Wallace, ka thënë se tashmë janë shpërndarë thashetheme të shumta lidhur me problemet me kujtesë të Garcia Marquez. Jaime Garcia Marquez, vëllai i tij më i ri, është i pari nga familja që ka folur publikisht për sëmundjen e tij. Në vend se të flasë për marrëdhënien e tij me Gabrielin, si një prej shkrimtarëve më të mirënjohur në Kolumbi, Jaime ka thënë se nuk mundet më ta mbajë të fshehur sëmundjen e të vëllait. “Ai është mjaft në formë fizi

Kush don ta zhdukë Luigj Gurakuqin nga historia e Shqipërisë?

Image
  Willy Kamsi * Në këtë vit Jubilar të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë konstatojmë me keqardhje se nga institucionet shtetërore dhe madje edhe nga personalitete të politikës shqiptare, nuk përmendet fare Luigj Gurakuqi, për rolin që ka luajtur në atë ngjarje madhore të kombit shqiptar. Përmenden gjithfarë emrash të tjerë, por jo ai i “krahut të djathtë” të Ismail Qemalit. Duhet të mos harrohet, sidomos sot në këtë 100-vjetor, roli kryekreje që luajti Luigj Gurakuqi në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912. Veprimtaria e tij politike e atdhetare nis që kur, ende student, është ndër bashkëpunëtorët më të zellshëm të revistës “Albania” të Faik Konicës. Merr pjesë në Kongresin e Manastirit për Gjuhën shqipe (1908). Është drejtori i parë më 1909 i Shkollës Normale të Elbasanit. Më 1911 merr pjesë me Ismail Qemalin në  Kryengritjen e Malësisë së Madhe, nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit, dhe harton Librin e Kuq të Gërçes me kërkesat e malësorëve ndaj Pera

Ikën intelektuali kontrovers, zëri liberal, Gore Vidal

Image
Shkrimtari dhe aktivisti i njohur politik amerikan, Gore Vidal, vdiq në Los Angeles, në moshën 86-vjeçare, thuhet në lajmin e publikuar nga familja në web-faqen e tij. Vidal shkroi novela, ese dhe skenarë për film dhe teatër, dhe konsiderohej zëri më liberal i periudhës së pas viteve të 50’a të shekullit të kaluar. Ai u lind në një familje me ndikim politik në Amerikë, gjë që pati ndikim të madh në veprimtarinë e tij. Megjithëse u rrit në një rreth që shumë lehtë mundi ta shndërronte atë në një kryetar të ri amerikan, ose të paktën në një politikan të rangut të lartë, Gore Vidal gjatë tërë jetës së tij u mor me kritika ndaj pushtetit. Ishte i pasur, i famshëm, dhe shoqërohej me qarqe njerëzish të fuqishëm, por fuqia nuk e tërhoqi asnjëherë. Për më tepër, pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi kritikimit të sistemit, në krye të të cilit shpeshherë vinin njerëz që ai i njihte personalisht. Por, kjo nuk do të thotë se nuk e sprovoi veten fare në politikë. Në vitin 1960 Vidal ishte

Frederic Beigbeder, egoisti romantik thotë se “Dashuria zgjat tre vjet”.

Image
“Nuk e konsideroj veten një specialist të ndjenjave dhe vetë jeta ime private tregon se nuk kam asgjë për të thënë, apo për të dhënë shembull”, deklaron shkrimtari Frederic Beigbeder, i njohur së fundi edhe për publikimin e librit të tij: “Dashuria zgjat tre vjet”. Shkrimtari 46-vjeçar, me pamjen dhe jetën e një dendi, të cilit i pëlqen që të joshë në mënyrë të vazhdueshme dhe të ketë një jetë sentimentale shumëngjyrëshe në rrethet elitare pariziene dhe gjetkë, është një nga njerëzit më në zë të brezit të tij, në Europë. Veç kësaj, është edhe kritik letrar, botues dhe së fundi ka eksploruar edhe në lëmin e regjisë. Filmi i tij i parë bazohet në librin e tij të fundit “Dashuria zgjat tre vjet”. Frederic u bë i famshëm së pari me një pamflet që shkroi kundër publicitetit, si dhe me romanet që pasuan, mes të cilëve përmendim “Një roman francez”, dedikuar familjes së tij. Dhe më pas, në veprat në vijim, ka parapëlqyer dhe ka ndjekur gjithmonë linjën autobiografike. Ndërsa në libri