Posts

Showing posts from October 13, 2012

Të bësh art me asortimentet e kuzhinës dhe natyrës

Image
As njëra, por dhe as tjetri nuk janë vegjetarianë. Sikundër as kohët e njërit dhe tjetrit nuk janë me dominancë vegjetarianësh, megjithëse këshillimi për të mbështetur nevojat gastronimike në sektorin e fruta-perimeve është qartazi ndikus si tek pikturat e italianit Giuseppe Arcimboldo, ashtu dhe tek fotografitë e amerikanit Klaus Enrique Gerdes. Por nuk duhet të harrojmë, se piktori, të cilit i referohet foografi, ka në galerinë e tij edhe punë të tjera, ku përfshihen të gjithë përbërësit e nevojane tona gastronimike. Pikturat e italianit Giuseppe Arcimboldo ndonëse i përkasin shekullit të XVI-të, ata kanë mbetur të veçanta dhe të patëdyta përgjatë gjithë evuloimit të pikturës, dhe fotografië gjithashtu. Krijmtaria e Arcimboldo, natyrisht që ishte e veçantë, atëherë edhe sot. Tematika, realizimi, ideja dhe tërësia e kumtit që përcjell, ishin dhe mbeten shumë të veçanta, duke e pozicionuar autorin në një rang veçantie në pikturë. Sot, pas mëse 400 vjetësh një fotograf, jo aq