Posts

Showing posts from November 5, 2012

Tonin Tërshana: Askush nuk u dënua për shkak se këndoi në Festivalin e 11-të

Image
INTERVISTË/ Këngëtari i mirënjohur, që fitoi festivalin e cilësuar si famëkeq, i rikthyer pas 15 vitesh emigrim, tregon për herë të parë për lexuesit e “Koha Tjetër”, se çfarë ndodhi më 1972 Yllka Selita U bë një kohë e gjatë që i keni munguar skenës shqiptare, mund të na thoni se ku keni qenë gjithë këto vite? Do doja t’u falënderoja për interesimin tuaj në radhë të parë. Unë prej 15 vitesh kam jetuar në emigracion. Nga viti 1997 deri në janar të viti 2012 kam qenë në Greqi. Shkaqet që unë me familjen time vendosëm që të largoheshim, ishin sepse kaluam një periudhë shumë të vështirë tranzicioni. Mbeta për një periudhë të gjatë pa punë dhe u detyrova të largohem pasi ekonomia ime ra shumë. Jo, se unë kisha dëshirë të punoja, sepse jam detyruar që të bëj gjithfarë punësh atje, deri sa u stabilizua bashkëshortja ime me një rrogë bazë, ishim në një gjendje shumë të keqe. Kjo ishte arsyeja e ikjes sime. Sa i përket faktit që unë isha këngëtar, kam dalë pak herë atje në sk