Posts

Showing posts from December 3, 2012

Doktoresha nga Gjilani, Xhylsime Kçiku, hynë në enciklopedinë e personaliteteve botërore "Who is who in the world“

Image
Për shkak të arriturave të saj shkencore është ftuar dhe përzgjedhur që biografia e saj të editohet në librin prestigjioz biografik „ Who is who in the world“ , libër ky që publikon biografitë e personaliteteve shumë të njohura si Bill Clinton, Albert Einstein, Barack Obama, Bill Gates, Robert De Niro, fitues të çmimeve nobel, familjet mbretërore, lider politikanë, mjekë, juristë, arkitekte, shkencëtare, sportistë etj. Bëhet fjalë për Dr. Xhylsime Kçiku, e lindur në Gjilan e cila ka përfunduar studimet e Mjekësisë në Universitetin e Grazit, Austri. Është një ndër mjekët e rrallë që posedon dy tituj, sidomos kur merret parasysh mosha e re e Kçikut. Ajo ka marrë pjesë dhe prezantuar në mbi 60 kongrese, simpoziume dhe seminare të ndryshme shkencore në gjithë botën. Kçiku, përpos të arriturave të jashtëzakonshme shkencore flet dhe shkruan rrjedhshëm pese gjuhë. “Libri „Who is who in the world“, është enciklopedi, libër që boton biografitë e personave që shquhen për të arritur