Posts

Showing posts from December 20, 2012

Kur talenti dhe vendi i mundësive të hap rrugët e jetës sikur shfleton një përrallë

Image
+ + + Një flautiste e re palestineze, ndonëse e rritur pa edukim klasik, ka fituar një vend në një nga shkollat më prestigjoze të muzikës në Gjermani, falë këmbënguljes së saj, por edhe besimit të mësuesve tek talenti i saj. E veshur më xhinse të ngushta dhe një pulovër ngjyrë rozë, flautistja Dalia Moukarker s'ka asnjë dallim nga studentët gjermanë. Por 20 vjeçarja nga Palestina, që shkurt e thërrasin Sol, ka një histori të mrekullueshme. Dy muaj më parë ajo banonte në Beit Jala, në Bregun Perëndimor, ndërsa tani pavarësisht se nuk ka një edukim klasik, ajo është një nga katër studentët që do të studiojë për flaut në Universitetin e Muzikës në Karlsruhe. "Është si një ëndërr", thotë ajo, ndërkohë që nxjer flautin dhe notat nga çanta e saj. Gjashtë vjet më parë, Moukarker nuk e kishte idenë se ç'ishte flauti, por një gjë e tillë nuk e ndaloi të regjistrohej në kurset falas të shkollës së saj për të mësuar këtë vegël muzikore, sepse ajo qe e vendosur për t&