Posts

Showing posts from January 10, 2013

Manuali i seksit, vepra e shekullit XVII nga fizikanti Nicholas Culpeper dhe mendimtari Albertus Magnus

Image
Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit, do të dalë në ankand në Edinburg. Libri tabu ishte i njohur për vizatimet eksplicite të pozitave seksuale. Një manual për seks dhe shtatzëni që daton që nga viti 1680, i cili gabimisht i ishte atribuuar Aristotelit, do të dalë në ankand gjatë këtij muaji në Lyon & Turnbull në Angli. "Aristotle's Compleat Master-Piece" mund të jetë ndaluar në Britani deri në vitet e gjashtëdhjeta, sipas disa burimeve, megjithëse kjo është e dyshimtë. Një gjë është e sigurt: “Ka qenë tabu dhe shumë njerëz nuk kanë dashur ta kenë emrin në të”, tha specialistja e librit në Lyon & Turnbull, Cathy Marsden, gjatë një interviste. Sa për faktin se pse libri i ishte atribuuar Aristotelit, ‘ne mendojmë se ishte vetëm sa për ta rritur në njëfarë mënyre profilin e librit”, tha Marsden. Gjithashtu ka pasur disa sugjerime se pjesë nga libri, ndonëse jo aq shumë, mund t’i atribuohen veprës