Posts

Showing posts from January 14, 2013

Bibliotekat e Evropës, këto thesare të dijes, ky testament i qytetërimeve

Image
Albert Vataj Djegia e bibliotekës së Aleksandrisë konsiderohet një nga katastrofat më të mëdha të botës së dijes dhe kulturës, historisë dhe arkeologjisë, fizikës dhe kimisë, astrologjisë dhe strofizikës, e pafund shkenca të tjera, të cilat kishin të trehuar në atë fole të dijes përvoja dhe eksperienca të patëdyta. Megjithëse ajo vazhdon të mbetet një hendek i qytetërimeve dhe botëve të komunikimit të dijes dhe botkuptimit shpirtëror, bota është treguar dhe vijon të jetë e kujdesshme dhe ta trajtojë si prioritare këtë sferë të zhvillimit duke ruajtur dhe mirëmbajtur ato që trashëgojmë dhe duke pasuruar dhe modernizuar ato që erdhë më pas. Ata jo vetëm janë të pasura me tituj, por edhe me hire dhe me art. Bota njeh plot të tilla dhe zotëruesit e tyre krenohen për këto visare të çmuara për këtë urë komunikimi me qytetërimet. Bibliotekat janë një strehë nga jeta e përditshme dhe realiteti, vende ku çdokush mund të hyjë dhe të marrë njohuritë e ofruara, vend ku të gjithë mund të