Posts

Showing posts from February 9, 2013

Marsel-izimi i muzikës shqiptare, si një risi suksesi të garantuar

Image
Nga Albert Vataj Pa dashur ti referohem rasteve analoge kur filozofitë e artit janë pagëzuar jo pak herë nga ata që mbajnë zanafillën e një risie, e një tendence, po cek një prej shumë dukurive që popullojnë sot botën e muzikës shqiptare. Qasje të tilla, si ngado edhe në vendin tonë, zakonisht kanë ardhur dhe janë kthyer në tipizim të ecurisë së artit, në etapa dhe shtresime, janë ideur pa shkaksi të qëllimshme nga kritika. Përkuar kësaj logjike ngasem të mëtoj një orvatje kumtimi të muzikës shqiptare, e cila është gjenur përballë një risie, një tendence me garanci suksesi. Nëvoja për një terren më të sigurt në këtë xhungël përballjesh dhe kacafytjeje ka diktuar nevojën e artistëve të stisin, të qëmtojnë, të hulumtojnë mënyra dhe sajesa, të cilat mundësojnë një ngasje të publikut. Është fjala për atë etapë në të cilën ka hyrë muzika, në marselizimin e saj. Etimologjia e termit “marselizim” (sipas asaj që kumtoj unë) vjen nga zëri që shtangu dëgjuesit kur ai, Marseli, e gjen