Posts

Showing posts from May 22, 2013

Kush ishte Wagner? 200 vjetori i lindjes së gjeniut të muzikës

Image
Poeti, regjisori, dirigjenti, shkrimtari e në radhë të parë muzikanti i lindur më 22 maj 1813 në Lajpcig vazhdon të mbetet për shumë një enigmë. Richard Wagneri polarizon edhe sot e kësaj dite. Për të është shkruar më shumë se për këdo tjetër në histori, me përjashtim të Jezu Krishtit dhe Napoleon Bonapartit. Në 200 vjetorin e lindjes Richard Wagner vazhdon të polarizojë. Disa e konsiderojnë atë si një shpikës gjenial të veprës së plotë artistike (Gesamtkunstwerk), të tjerë e refuzojnë atë për shkak të shkrimeve të tij antisemitiste. Sidoqoftë operat e tij sot po shfaqen më shumë se kurrë ndonjëherë më parë. Ai rjedh nga një familje e mesme: Babai, Carl Friedrich Wagner, ishte një stenograf policie; e ëma, Johanna Rosine Wagner, nga i ati me mbiemrin Pätz, ishte bija e një bukëpjekësi. I biri i tyre i pagëzuar si Wilhelm Richard Wagner interesohej qysh në fëmijëri për teatrin. Minna Wagner Muzikë e së ardhmes Në fillim djaloshi dëshironte të bëhej poet. Por kur ai në mo