Posts

Showing posts from May 31, 2013

Faleminderit Elhaida Dani!

Image
Nga Albert Vataj Ka ndodhur. Përmendu, nuk je në ëndërr. E pagjasa, ajo shkallmoi mure të trasha ku ne gjendeshim të rrethuar, dhe u bë reale. Është një 20-vjeçare që guxon dhe fiton. Është ajo, për të cilën ti ke të drejtë të krenohesh. Është ajo, talenti dhe zëri i së cilës u bënë apologji e krenarisë tënd të nëpërkëmbur. Për të flasin të gjithë. Ajo, tashmë është në Olimpin e vëmëndjes dhe kureshtisë. Multimedia shqipshkruese dhe shqipfolëse, dhe jo vetëm, është e përfshirë   e gjitha në këtë pasion të çmendur fitoreje. Është ajo, Elhaida Dani, e cila që 6 vjeç nisi shtegtimin në rrugën e muzikës dhe që tash arrin të magjeps me zërin dhe interpretimin e saj, krejkënd që e dëgjon. Elhaida Dani, 20-vjeçarja nga Shkodra triumfon në spektaklin “The Voice of Italy 2013”. Lotë dhe ngazëllim, përqafime dhe klithma kushtruese, dritë dhe gazmend, mbushën momentin e ngjitjes në apogje. E pabesueshme, dalldisëse, emocionuese, delir në shtegun e përjetimit. Faleminderit me tan zem