Posts

Showing posts from September 17, 2013

Valbona, kjo ngasëse “mëkatare” e alpeve

Image
Nga Albert Vataj Prej qyshkuri dhe pajada, jemi kredhur nëpër udhëpërshkrues të ndryshëm dhe qëmtues   symprehtë . Nëpër gojtar më namë është çapit mbamëndja e alpeve, këtij Babel të natyrës shqiptare. Tash kur vullnesa për zotërim është një sfidë kandashumë e sekujt, e kur mundësitë zënë e binden yshtjes plot amë dëshiruese, kurrgja nuk mbetet përjashtë. Kurrqysh nuk druhet, përkushtimi për me pas atë që dëshiron, prej asnjë kufizimi a ndalesave të çfarëdoshme që të brof befas e ta drithëron kurmin. Në këtë mërmërimë dhe ofsham nuk mundet me u struk gjithherë dëshira. Tuj i dhan krahë dhe turr, qiellin duke i'a lëshu me pash dhe pafundësinë duke e hapërda horizonteve, vullnesa të gufon e ty s'të mbetet tjetër zgjidhje, vetëm bindja. Nesër do të ikim në Valbonë, e lëshova këtë togfjalësh si dorashkën për dyluftim, në tavolinën mbramsore. U tha, u ba! Turravrap në kaplimin bjeshkator Shkodrën e kishim trampolin në përpushjen e hovshme përnga lartësitë e alpeve.