Posts

Showing posts from November 22, 2013

In memeriam_Shuhet zëri emblematik i humorit shkodran, Gjosho Vasia

Image
Është ndarë nga jeta dje pas një sëmundje të gjatë kronike, humoristi shkodran, Gjosha Vasia. "Mjeshtri i madh". Kush nuk e mban mend humoristin elegant shkodran, parodistin e kupletistin e mrekullueshëm me kitarrë,   imituesin e jashtëzakonshëm të disa zërave brenda të njëjtit kuplet, Gjosho Vasinë? Për shumë e shumë vite ai ishte ndër komikët më të preferuar në skenën e estradës e në ekranin e televizorit shqiptar, për ato aftësi originale që e bënin të pangjashëm me asnjë komik e humorist tjetër. I perskutuar që në vitet e para të rinisë së tij dhe i internuar në kampin famëkeq të Tepelenës, atij ju desh të mbijetonte në luftë të heshtur por të pandërprerë me diktaturën.Sepse, përveç "njollës" në biografi, ai kishte edhe atë eshkën përherë të ndezur në gjirin e tij, humorin e mprehtë e satirën e hollë që në çdo kohë mund të ndiznin zemrat e publikut. E diktatura e dinte që ajo eshkë mund të ndizte zjarr të madh, ndaj e mbante nën survejim të përhershë