Posts

Showing posts from April 9, 2014

Petrit Palushi: Më shpejt do integrohemi në Evropë sesa do ta integrojmë letërsinë

Image
Shkrimtari, studiuesi i letërsisë dhe publicisti Petrit Palushi, aktualisht është drejtor i Radio Kukësit. Është autor i romaneve “Këpucët e Kaltrinës” (2013), “Artemisa e mëkatit” (2010), “Njeriu që kujdesej për varrin e vet” (2007), “Tri motra në një qytet” (2006); botim i dytë (2011), “Përroi i Andrrës” (2004), i librave me ese “Misteri i rrëfimit”, (1999), “Shkrimtari dhe anatema” (1995), “Kryqëzimi i Havzi Nelës” (2008), si dhe i librit - ditar “Kukësi në 79 ditë” (1999). Për prozën, është fitues i disa çmimeve letrare. Njëkohësisht po përgatit Fjalorin me 50 mijë njësi frazeologji të shqipes, të mbledhura në rrethin e Kukësit dhe treva të tjera të Veriut. ANKTH. Ankthi shfaqet te njeriu në forma të ndryshme përjetimi, por asnjëherë nuk mund ta marr me mend ankthin që kaplon atë njeri që s’ka shtëpi (banesë) dhe natën e kalon në qiell të haptë. Në Kukësin e Vjetër, aty kah vitet ’70 të shekullit të shkuar, e kalonte jetën e vet një dervish i çuditshëm pranë Urës së Drinit