Posts

Showing posts from April 18, 2014

Lamtumira e trishtë e magjikut të letrave, Gabriel Garsia Markez

Image
Nga Albert Vataj Shuhet kandili dritëlëshues i realizmit magjik. Gabo nuk është më. Më 18 prill ai ka numëruar grahmat e fundit të jetës. Gjëmimet e një zemre të lodhur kanë gufuar në kraharorin e tij të lëveshkur dhe prushin e thinjave në gjoksin që nuk hovet më. Ai vendos të tregojë me nota pathosi dhe nëpërmjet një mbamendje të zëshme, se di të kridhet në krahët e   vdekjes, jo vetëm nëpërmjet rrëfimtarisë dhe bashkëjetimit trandës. Në çdo ndjenjë, ai troket nëpërmjet një dhimbjeje. Prej sysh që u skuqën në përjetime që sendërtoi, ai zbret me lot. Vdekjen e tij letrare e zë ajo e kujës nën vig. Ikjes pak kthim prej ligjërimeve dhe këndimesh plot kand dhe nerv, ai i jepet me mish e me shpirt. Kërkon leje të marrë atë rrugë që e hoqi në letra dhe tregimtari sa e sa herë. Nuk priti përgjigje, por vetë e vendosi, sepse në të sosur i kishte ditët, në të shuar e kish flakadanin, në të ndalur e kish vërshimin. Ndali siç stepet para kureshtisë dhe hutimit tonë, një vegim drite që sh