Posts

Showing posts from May 6, 2014

Zigmund Frojd, vetanaku që guxoi të nxjerrë brendanjeriun nga terri e ta shpalojë faqe dritës, ta çburgosë nga padija dhe anatema

Image
Nga Albert Vataj 158 vjet lindi Zigmund Frojd, (6 maj 1856-23 shtator 1939) një prej gladiatorëve më të kurajshëm të mendimit dhe sprovës së të vetvetishmes, i vetmi që mundi të depërtonte më thellë se kurrkush tjetër më parë në vetëdijen dhe nënvetëdijen e njeriut, kësaj krijese të mbështjellë prej misterit dhe bestytnishë, frikës për të hyrë brenda tij dhe ndjellakeqes për ta nxjerrë prej skutave të errëta e për ta shpaluar faqe dritet, si asnjëherë më parë, si të vetmen shtangie që bota do ta kundronte gojëhapur dhe anatemuese, ai guxoi dhe triumfoi. Mendimet ushqehen po aq me përgënjeshtrime sa me vërtetime, një vepër ekziston jo më pak nga urrejtja sesa nga dashuria që zgjon. I vetmi triumf vendimtar i një ideje, i vetmi gjithashtu që jemi të gatshëm edhe ta adhurojmë, është shkrirja e saj në jetë. Sepse asgjë, në kohën tonë të një drejtësie të pasigurt, nuk e rindez dhe aq besimin në epërsinë e mendjes sesa shembulli i gjallë i njeriut të vetëm që ka gjithnjë