Posts

Showing posts from May 17, 2014

PROTOKOLLI I KORFUZIT

(vazhdim i asaj që nuk dinë shqiptarët për fillimin e shteti të tyre) Genc Hoti Në qoftë se ka ndonjë fushë të teorisë ku nuk thuhet kurrë e vërteta, ku mundohen me të gjithë mënyrat për ta fshehur atë, apo për ta devijuar (dhe kjo përbën poshtërsinë e kësaj fushe) është e vetëquajtura shkencë e historisë. Pa dyshim shqiptarët e djeshëm dhe të sotëm janë viktimat kryesore të kësaj shkence edhe pse ajo fillon me paraardhësit më të parë të tyre. Ajo për të cilën unë ndjej revoltën njerëzore kundra aplikatorëve të kësaj fushe është pikërisht vëndi im, është Shqipëria. Është e palejueshme për një popull të mos dijë historinë e tij, por është infinit e palejueshme për atë popull ta dijë gabim historinë e shtetit të tij, historinë e formimit të tij. Une pretendoj që kjo është tragjedia më e madhe e popullit të sotëm shqiptar: keqarsimimi i tij. Ky keqarsimim ka tre përmasa, të paktën: njëra e lidhur me përmbajtjen e literaturës që mësohet nëpër shkolla, tjetra e lidhur me ndërgj