Posts

Showing posts from May 21, 2014

Ernest Koliqi, ky dishepull i dijes dhe apostull i risive

Image
Nga Albert Vataj shtë në kryeradhën e vepruesve vullnetmirë, të cilët kremtuan në botëkuptimin e kohës dhe grishën në mbamëndjen e brezave, visaret e njëmendta të traditës dhe vlerave shpirtnore të shqiptarëve. Qëndruesi i paepur i stuhive politike. I keqkuptuar dhe i anatemuar, kësisoj, prej çaprazit të rendeve politike dhe kapërcyellit të ndryshesave, ku ai ishte personazh i spikatur. Pakkush si ai, ishte i   kudogjindshëm dhe i vetvetishëm për aktin shqiptar të njohjes së përbotshme të asaj pasurie të pashtershme. Si dishepull i dijes dhe apostull i krijimit, ai shëmbëlleu mëtimin më të qenësishëm të shërbestarit të devotshëm të shqipes dhe ngadhënjimtarit të ndryshesave në artin e rrëfimtarisë. Rrallëherë arsimi dhe letërsia shqipe asht ndesh me një model të tjetërllojtë, ngase ai ishte. Mbamendja shqiptare, në rrugëtimin e rrëmetshëm të vetëdijes kombëtarë, Ernest Koliqit i ka lënë një vend në panteonin e nderit, anipse për një kohë të gjatë emri dhe vepra e tij kaluan