Posts

Showing posts from May 26, 2014

Serafin Fanku, ngadhnjimtari i teatrit shqip

Image
Nga Albert Vataj Ndoshta ishte ndër vetanakët që ngulmoi në lëvrimin e traditës, në shembëllimin e së përsosurës te vlerat kombëtare shqiptare. Në panteonin e mirënjohjes, padyshim një vend të rëndësishëm mbetet për Serafin Fankun, një prej ngadhnjimtarëve të teatrit shqip, atij që kontribuoi që prej fillesave deri në të mbramë të frymës për traditën tonë të vyer dhe pasunare në tematikë dhe lëndë, vlerës me të cilën duhet të mburremi, atribute me të cilat nderohemi. Rrugëtimin e tij 44-vjeçar në shumëplanin si kontributor, e çel me “Fisheku në pajë” një nga kryeveprat e Fadil Krajës, për ta sosur me “Babai” të Ruzhdi Pulahës, në vitin 2006, një vit para se të ndahej nga jeta. Tash 77 vite më parë, 24 maj 1937, datëlindi Serafin Fanku, aktor, regjisor, skenograf dhe kostumograf, një prej ikonave të teatrit “Migjeni”, kësaj magje ku u gatuan përvoja dhe personazhe, tipa dhe karaktere, ku erdhën në jetë kryevepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Serafin Fanku ishte pady