Posts

Showing posts from May 29, 2014

PATËR FISHTA / POET I MADH KOMBËTAR SHQIPTAR

Image
Nga Ali Klissura Poezia nuk është vetëm arti i harmonisë dhe i ritmit dhe qëllimi i saj nuk është vetëm të falë kënaqësi shpirtërore ikanake. I takon poetëve të vërtetë të udhëhiqen nga mëtime më të larta. Nëpërmjet veprave të tyre, ata pasurojnë shpirtin dhe lartësojnë qënien njerëzore. Te njeriu ata zgjojnë ndjenjat më të fisme nëpërmjet imazheve goditëse dhe bukurive të natyrës, duke i dhënë kështu jetë ngjarjeve më madhështore dhe bëmave më të paharrueshme. Nga kjo pikëpamje, Fishta është pa dyshim një poet i madh. I lindur në zonën e Shkodrës, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, rregulltar i urdhrit françeskan, Fishta mbetet jo vetëm poeti ynë më i madh kombëtar, por gjithashtu, e mbi të gjitha, një pedagog i mirëfilltë i ndjenjës patriotike të popullit tonë. Ai meriton të admirohet për talentin e tij letrar, po aq sa meriton të vlerësohet për rolin e rëndësishëm që ka luajtur në formimin dhe konsolidimin e vetëdijes shqiptare. Ai ka zhvilluar aktivitetin