Posts

Showing posts from January 7, 2015

Kuteli dhe shkollat e verifikimit të letrares

Image
Nga Behar Gjoka Kapërcimi i sprovës së rileximit të prozës kuteliane, në kohë dhe këndvështrime të ndryshme, jep shtysë për të ndjerë dhe përthithur ngjizjen e veçantë letrare të saj. Nëse proza e këtij shkrimtari do të interpretohej me një të rënë të lapsit, pra lehtësisht, atëherë me siguri rrezikohet që magjia shkrimore e tij, si prani e letraritetit dhe si esencë unike,   do të shkërmoqej dhe pluhurëzohej. Dihet, gjithnjë simbas teorive letrare, se paprajshmëria e leximit, interpretimit, shqyrtimeve disaplanore, ka jo pak gjasime receptimesh, pa të cilat është e vështirë që të dekodohet dhe shijohet si vlerë artistike. Ndërmjet gurgullimave përthithëse, nisur nga teoria e parashtrimeve dhe përshtypjeve të mësipërme, mund të përveçohen disa qasje: E para: Ta largojë vlerësimin e prozës, përfundimisht dhe pa pikën e drojës, deri në skajshmëri prej botës fluide dhe marroke, çfarë plazmon autori si mesazh dhe parafytyrim, në shkrimin letrar, e sidomos me prozëshkrimin, ku