Posts

Showing posts from May 23, 2015

Migjeni, britma e thekshme e nji shpirti t'sëmbuem prej ligshtimit

Image
Nga Albert Vataj Migjeni ishte, dhe ka mujt me met atëditë e sod, tash e përgjithmonë, britma ma e thekshme e nji shpirti t'sëmbuem prej ligshtimit, e nji kurmi t'drobitun prej dhimbet. Anipse ka kalue kaq shumë vite, qysh prej kur shkrepi kjo rrfe shgjetare ndër qiejt e mrrylun të të atëhershmes, zani që plazmoi në eter si një kushtrim kumbon papra, tash e gjithëherë. Jo të gjithë munden me mbet “përdhunshëm”, siç ka mujt me met vetëm ai, në gjinin e visareve, e me u përkund në prehnin e përjetësisë, si jeta prej nga ne marrim mëkimin e kungimit, nervin e vetëtimës, turrin e stuhisë, thellësinë e të pambarimtes, e bekimin e ten'Zot, t'gjithëfuqishmit, atij etern e atij tokësor. Kurrkush tjetër nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe njaq i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës, shkundullitës, si Migjeni, si vargu i tij, e shkulmi i zashëm i brendisë së nji shtati t'lënguem prej smundjes e thelbit të nji shpirti, t'krisun prej idhni

Honore de Balzak, më shumë se një shkrimtar i madh, një dukuri e kohës

Image
Nga Albert Vataj Sot 216 vite më parë, më 20 Maj, 1799, lindi Honore de Balzak, i madhi romancier dhe dramaturg francez. Opusi i tij letrar është sekuencë tregimesh e romanesh të njohur me titullin e përgjithshëm Komedia Njerëzore, panoramë e jetës franceze në vitet pas rënies së Napoleon Bonopartit, më 1815. Balzak shquhej për trajtimin e mprehtë të realitetit dhe çështjeve të kohës. Balzak konsiderohet si një nga themelu esit e realizmit në letërsinë evropiane. Ai është i njohur për personazhet e tij shumëdimensional, të cilët parakalojnë të mbuluar nga një cohë e hollë paqartësie. Krijimtaria i tij pati një ndikuar tek shumë novelistë që pa frikë mund të thuhet se ishin dishepujt e Balzakut si Marcel Proust, Emile Zola, Charles Dickens, Anthony Trollope, Edgar Allan Poe, ECA de Queiros, Fjodor Dostojevskit, Oscar Wilde, Gustave Flaubert, Benito Pérez Galdós, Marie Corelli, Henry James, William Faulkner, Jack Kerouac, dhe Italo Calvino, dhe filozofë të tillë si F

Dashuria, kjo forcë sovrane

Image
Çdo ves, çdo virtyt, çdo turp dhe çdo vepër heroike, çdo flijim dhe çdo epsh, çdo lule dhe çdo fryt, çdo ilaç dhe çdo helm mund të çohet në tempullin e dashurisë. Gjithçka që është njerëzore mund të përfshihet në vorbullën e dashurisë dhe shpesh njeriu ndjen keqardhje që ka të mundshme vetëm një jetë për ta ofruar si flijim këtij Zoti. E megjithatë kjo potencë energjie përtëritëse është fare pak e shfrytëzuar, krahasuar kjo me gjithë pasionet njerë zore. Duket se para saj njeriu, ndihet shumë i vogël dhe shumë i dobët. Ashtu si njeriu i egër që gjunjëzohet përpara rrufesë, përgjërohet për falje, qanë ose merr dhen, edhe njeriu i civilizuar, ende sot, përpara uraganit të pazbuluar të kësaj force sovrane, trembet dhe nxjerr në pah pafuqinë dhe paditurinë e tij. Në dalldinë e epshit dhe mes stuhisë së dëshpërimit ai e lë veten në dorë të një force, të cilën e mban si shumë më të lartë se arsyeja dhe shumë më të fuqishme në krahasim me fuqitë e tij. Ai shkruan me

Richard Wagner shpirti i stuhishëm i muzikës klasike

Image
Nga Albert Vataj Sot 202 vite më parë, më 22 maj 1813, lindi kompozitorit gjerman, Richard Wagner. Personazhi me më shumë ndikim në Gjermaninë e dimensionit artistik dhe atij politik. Ai ishte dhe mbeti një fenomen artkumtues. Patjetër duhej mëtuar si një shkundullimë e kijametshme e asajkohjes dhe një ndërmendje e kurajshme e të sotmes. Erdhi për të ngjizur në vetveten e dëshmimit artistik, njeriun shkëndi në barutin e shpërthimeve. Ai nj ihej për operat ose "dramat muzikore" ku gjenden të shkrira në një krejt gjinitë e artit, tançka përbën formën shprehëse estetike. Muzika dhe rrevolucioni i transformimeve që mishëroi, pati ndikoi të themeltë në artin perëndimore. I admiruari i të “të krisurve”, shtjellat përpirëse e kritikës, rrapëllimat e potershme e kohës, janë përkufizime që i rrethvijnë Wagnerit njeri dhe artist. Ai ishte një gjeni dhe si i tillë duhet keqkuptuar. Ai ishte rebel politik. Kësisoj e kremtoi marrëdhënien me një të asokohshme kundër

Viktor Hygoi, shuarja e një zemre që ndezi një diell

Image
Nga Albert Vataj Plot 130 vite më parë, më 22 maj 1885 ndali trokun e vet të drobitur nga vitet dhe dhimbjet, zemra 83-vjeçare, e Viktor Hygoit, babait të romantizmit dhe atit të kombit francez, dalëzotësit të paepur të të nëpërkëmburve, të të varfërve, të gjithë atyre që i kishte ndëshkuar më shumë se fati, koha. Karroca e përmortshme mbi të cilën dergjej trupi i pajetë i humanistit të madh u bë një mal kurorash dhe lulesh. Karroca e të v arfërve me kurmin e tretur së gjalli të Hygoi u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poetë. Dy milion persona asistuan në ceremoninë e lamtumirës. Franca dhe bota mbarë do të ishte dëshmitare e një prej akteve më solemne të mirënjohjes, e denjë për zotër dhe etër. Ai ishte ati i shpirtrave të shëlbyer prej njerëzores. Nga çdo cep i Francës kishin ardhur atë ditë për tu ndarë me zërin e zemrave të tyre. Ajo ishte dhe mbeti për shumë kohë një nga ceremonitë e lamtumirës më madhështorja që njerzimi kishte pa

Salvador Dali, ky shpërthim i energjisë përtëritëse estetike

Image
Nga Albert Vataj Si sot 111 vjet më parë, më 11 maj 1904 lindi Salvador Dali, shprehja më e vetvetishme e një energjie përtëritëse estetike, krisja me e thellë e mendësisë së shterrimit të idesë dhe kumtimit artistik, drita më rrapëllitëse në qiellin e ndryshesave të potershme në art. Në këtë përvjetor lindjes, në këtë grishje të kujtesës, kridhena përulësisht nën peshën e një besimi, se ai ishte vetëtima më flakatare e surrealizmit. Në fillimtarin e kësaj qëmtese ndërmëndjeje, mëtoj nji prej "predikimeve" të tij, që munet të jetë nervi i kësaj shtjelle rrapëllitëse: "Inteligjenca na bën të çlirojmë nëpër mjegull disa nuanca të skepticizmit, që kanë mbi të gjitha përefekten si lëndë kryesore, të zvogëlojnë për ne në disa koeficientë të një pasigurie gastronomike dhe superxhelatinoze, të një loje parimisht të lartë. Për këto arsye është mirë dhe njëkohësisht e nevojshme që kohë pas kohe, spanjollët, si Picasso dhe unë, të vinim në Paris për t'u vë