Posts

Showing posts from October 23, 2015

Atë Gjergj Fishta gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare

Image
Atë Gjergj Fishta ishte figurë qendrore e veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike të asaj kohe. Roli dhe kontributi i tij në ato vende ku ai behu si një zë, ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare. E pamatshme është vepra e tij. Gjithçka që rreket me formësojë përmbledhtazi jetën dhe aktin e tij krijues, do ta kishte të pamundur ta përfshinte të gjithin në këtë përqafim dëshmimi. Ai ishte një univers, ishte një rast i përjashtuar nga logjika e krijuesit. I lindur për të qenë një i jashtëzakonshëm, ai e ndërtoi këtë mit, pikërisht atë që na qaset sot në nevojën gjithnjë të pashterrur për ta përvetësuar si kapacitet, si vlerë dhe si një fenomen. At Gjergj Fishta, ishte i pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmim Nobel. Ai ishte dhe mbeti atëditë e sot një një figurë poliedrike, i pashok në gjithë galerinë e korifejve që kanë zënë vend në panteonin e nderit të Kombit shqiptar. Tek At Gjergj Fishta është ngjizur dhe ka marrë t