Demokriti: Përsosuria e shpirtit korrigjon dobësinë e trupit
DEMOKRITI
DEMOKRITI (Greek: Δημόκριτος, Dēmokritos), filozof grek
(rreth 460-370 p.e.r.). Lindi në Abderë të Trakisë; udhëtoi në Egjipt dhe
Babiloni dhe një kohë qëndroi edhe në Athinë.Demokriti formuloi një teori mbi
natyrën e gjërave, e cila ka një ngjashmëri të habitshme me disa pikëpamje
shkencore të shekullit njëzet. Filozofia atomiste, që zhvilloi ai ishte një
përgjigje finale e pyetjes së Talesit, përpara se sa filozofia të ndërmerrte
një kthesë të re me kontributin e Sokratit, Platonit dhe Aristotelit.
Megjithëse është e vështirë, të përcaktosh kontributin personal të Demokritit
në teorinë atomistike, derisa shkrimet e tijë në pjesën më të madhe kanë
humbur. Nëpërmjet studimeve të tija të mëdha dhe nëpërmjet përpjekjeve të
zellshme për të sqaruar teorinë e tij atomistike, Demokriti, në mënyrë të
pashmangshme e eklipsoi Leukipin, të cilin, megjithatë, i duhet dhënë merita
për mendjemprehtësinë, kur përcakton se çdo gjë është e përbërë nga atomet që
lëvizin në hapësirë.
Sipas Aristotelit, filozofia atomistike lindi si një
përpjekje për të kapërcyer pasojat logjike të mohimit të hapësirës, që i bënin
eleatët. Parmenidi mohonte se mund të ketë shumë gjëra të pavarura, sepse çdo
gjë është qenie dhe në çdo rast, i gjithë realiteti mund të përfishihet në Njëshin.
Veçanërisht ai mohonte ekzistencën e joqenies ose të boshllëkut, sepse të
thuash se ekziston boshllëku, është njësoj sikur të thuash se boshllëku është
diçka. Është e pamundur, mendon ai, të thuash se ekziston asgjëja. Më tej, për
të provuar se ekziston lëvizja dhe ndryshimi, është e nevojshme të supozohet se
ekziston hapësira boshe, në të cilën sendet mund të lëvizin. Por hapësira boshe
është asgjë, dhe të thush se ajo eshtë, për Parmenidin do të thotë se hapësira
është pjësë përbërëse e qenies totale. Duke argumentuar se është vetëm Njëshi,
derisa nuk mund të ketë vend për joqenien midis sendeve ekzistuese, Parmenidi
mendonte se kishte provuar se nuk mund të ketë lëvizje dhe ndryshim. Pikërisht,
për të mohuar këtë trajtim të hapesirës dhe të boshllëkut, Leukipi formuloi
teorinë e tij të re.
Leukipi pranon realitetin e hapësirës dhe kështu përgatiti
rrugën për një teori koherente të lëvizjes dhe ndryshimit. Ajo, që e komplikon
konceptin e hapësirës të Parmenidit, është mendimi i tij se çdo gjë, që ekziston,
duhet të jetë materiale, po kështu edhe hapësira, në qoftë se ekziston, duhet
të jetë gjithashtu materiale. Leukipi nga ana tjetër mendon se është e mundur
të pohohet se hapësira është materiale, pa qënë e nevojshme të thuash, në të
njejtën kohë, se ajo është materiale. Kështu ai e përshkruan hapësirën si diçka
të ngjashme me një enë e cila mund të jetë bosh në disa pjesë dhe plotë në të
tjerat. Si një enë, hapësira ose boshllëku, mund të jenë vendi ku objektet mund
të lëvizin. Lukreci nuk sheh ndonjë arsye për të mohuar këtë karakteristikë të
hapësirës. Pa këtë koncept të hapësirës, do të ishte e pamundur për Lukrecin
dhe për Demokritin të zhvillonin atë pjesë të teorisë së tyre, për të cilën ata
janë mjaft të njohur, d.m.th. se të gjitha sendet janë të përbëra nga atomet.
Sipas Demokritit, natyra e sendeve përbëhet nga një numur i
pafund pjesëzash ose njësish që quhen atome. Si Leukipi ashtu dhe Demokriti ju
atribuojnë atomeve ato karakteristika që Parmenidi i atribuonte Njëshit,
d.m.th. të pashkatërrueshme dhe të përjetshme. Ndërsa Parmenidi thoshte se
realiteti përbëhet nga një Njësh i vetëm, atomistët thonë se ka një numur të
pafundëm atomesh, ku secili prej tyre është krejtësisht i fortë dhe i
pandashëm. Atomet ekzistojnë në hapësirë dhe ndryshojnë nga njëri tjetri nga
forma dhe madhësia, dhe për shkak të madhësisë së vogël ata janë të padukshëm.
Duke qenë të përjetshëm, atomet janë të pakrijueshëm. Natyra, thonë ata,
përbëhet vetem nga dy gjëra: nga hapësira e cila është vakum, dhe nga atomet. Atomet
levizin në hapësirë, dhe kjo lëvizje e tyre i çon ata në formimin e objekteve
që ne përceptojmë.
Atomistët mendojnë se nuk është e nevojshme të shpjegohet
origjina e lëvizjes së atomeve në hapësirë. Shkaku i lëvizjës së këtyre atomeve
në hapësirë, mendojnë ata, është i ngjashëm me lëvizjen e pjesëzave të
pluhurit, që shpëmdahen në të gjitha drejtimet në rrezet e diellit edhe pse nuk
ka erë që t'i shpëmdajë ato. Demokriti mendon se nuk ka "lart" ose
"poshtë" absolute, dhe, derisa ai nuk i atribuon peshë atomeve, ai
mendon se atomet mund të lëvizin në të gjitha drejtimet. Sendet, ashtu si i
njohim ne, e kanë origjinën tek lëvizja e atomeve. Gjatë lëvizjes në hapësirë,
atomet në fillim ishin njësi të ndara më vete, por në mënyrë të pashmangshme
ato fillojnë të ndeshen me njera tjetrën, dhe në rastet kur forma e tyre është
e tillë, që i lejon të bashkohen, ato fillojnë të formojnë grumbuj, ose siç i
quante Anaksagora vortices (vorbulla). Këtu atomistët ngjajnë me pitagorasit,
të cilët thoshin se të g|itha sendet janë numra. Sendet ashtu si numrat, janë
të përbërë nga kombinimet e njësive; dhe për atomistët sendet janë thjesh
kombinime të llojeve të ndryshme të atomeve. Po kështu mendohet se janë formuar
numrat matematikë dhe figuraf fizike.
Në fillim kanë qënë atomet në hapësirë. Çdo atom është i
ngjashëm me njëshin e Parmenidit, por, megjithatë, ata janë të pashkatërrueshëm
dhe në lëvizje të vazhdueshme. Lënda, për të cilën flisnin Talesi, Anaksimeni,
Herakliti dhe Empedokli: d.m.th. uji, ajri, zjarri dhe toka, nga atomistët
përshkruhet si grumbuj të ndryshëm të atomeve të pandryshueshëm, produkt i
lëvizjes së atomeve të vetmuar. Këta katër elementë nuk janë
"rrënjët" primare të të gjithë sendeve të tjerë, por ata vetë janë
produkt i një lënde absolutisht më primare, i atomeve.
Atomistët dhanë një konceptim mekanicist të natyrës së
sendeve. Për ta, çdo gjë është produkt i përplasjes së atomeve që lëvizin në
hapësirë. Në teorinë e tyre nuk ka vend për elementin e qëllimit ose të
projektimit. Reduktimi materialist prej tyre i të gjithë realitetit tek atomet,
nuk linte vend, por edhe mendja e tyre nuk kishte nevojë, për një krijues ose
projektues. Ata nuk e shihnin të nevojshme të shpjegonin si origjinën e
atomeve, ashtu edhe origjinën e lëvizjes së detyruar të atomeve, megjithëse
pyetja e origjinës mund të shtrohesh edhe për Zotin. Për ta përshkrimi i
ekzistencës së përjetshme të atomeve materiale duket se kënaqte çdo zgjidhje
tjetër.
Kaq e mrekullueshme ishte teoria atomistike, sa, edhe pse
gjatë periudhës së Aristotelit dhe të Mesjetës pati një rënie, ajo u ringjall
dhe i dha shkencës modelin e saj të punës për shekujt që do të vinin. Isak
Njutoni (1642 -1727), kur shkroi librin e tij të njohur Principio, ku bën
deduksione mbi lëvizjen e planeteve, të kometave, hënës dhe të detit, në vitin
1686, akoma mendonte me terma atomistike. "Unë do të dëshiroja që ne të
shpikim për fenomenet e natyrës, duke përdorur të njejtën mënyrë arsyetimi që
rrjedh nga parimet mekanike, sepse unë jam i bindur nga shumë arsye të mendoj
se ato janë të varura nga forca të caktuara, nga të cilat pjesëzat e trupave,
nga disa shkaqe deri tani të panjohura, janë ose reciprokisht të nxitura drejt
njera-tjetrës dhe formojnë trupa të rregullt, ose janë në largim dhe në
tërheqje me njera-tjetrën". Megjithëse Njutoni e pranonte se Zoti ka vënë
në lëvizje sendet, analiza fizike e natyrës prej tij ishte e kufizuar në
parimet mekanike të lëvizjes së lëndës në hapësirë. Pra, ajo, që Leukipi dhe
Demokriti kishin imagjinuar, ka pasur një influencë të madhe në histori.
Materializmi i tyre shpejt u mohua nga teoritë metafizike të Platonit dhe të
Aristotelit, por teoria e tyre e trupave në lëvizje, si një shpjegim i natyrës,
u rigjallërua në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe sundoi deri sa teoria kuantike
e Ajshtajnit i dha shekullit të njëzet një koncept të ri të lëndës dhe mohoi
atributin e pashkatërrueshmërisë tek atomet.
Demokriti, përveç problemit të strukturës së natyrës, është
marrë edhe me dy probleme të tjera filozofike: me problemin e dijes dhe me
problemin e sjelljes njerëzore. Kjo pjesë e filozofisë është zhvilluar si
reaksion ndaj çështjeve të ngritura nga Protagora mbi natyrën e dijes dhe ndaj
dyshimeve të sofistëve mbi mundësinë e gjetjes së rregullave të qëndrueshme në
etikë. Për Demokritin mund të themi si ai u përpoq të merret me këto çështje në
një mënyrë të tillë, që të përputhet me pikëpamjen e tij mekaniciste të
natyrës.
Duke qenë tërësisht materialist, Demokriti mendon se mendimi
mund të shpjegohet në të njëjtën mënyrë si çdo fenomen tjetër, d.m.th. si
lëvizja e atomeve. Ai dallon dy lloje të ndryshme të përceptimit, një me anën e
shqisave dhe tjetra me anën e kuptimit, por që të dyja i sheh si procese
fizike. Kur sytë shohin diçka, kjo diçka është një "derdhje" ose një
lëshim i atomeve nga objekti, duke formuar një "imazh". Këto imazhe
atomike të sendeve hyjnë në sy (dhe në organet e tjera të shqisave) dhe ndeshen
atje me shpirtin, i cili në vetvete është i përbërë nga atomet. Ndërsa
Protagora thoshte se shqisat tona janë të gjitha njësoj të besueshme, se çdo
gjë që ne ndijojmë realisht është ç'ka ne ndijojmë se është, Demokriti nuk
ishte dakort, duke thënë se "ka dy forma të diturisë, një legjitime dhe
një fallse. Dijes fallse i përkasin: të parët, të dëgjuarit, të nuhaturit, të
shijuarit, të prekurit. Dija legjitime është krejt e ndarë nga këto".
Ajo, që i dallon këto dy mënyra të mendimit, është se ndërsa
dija "legjitime" varet nga objekti, dija "fallse"
influencohet nga gjendja e veçantë e trupit të personit që ndijon. Kështu
shpjegohet përse dy persona mund të jenë dakort, se ata po shijojnë një mollë
(dije legjitime), por ata nuk janë dakort për shijen (dije fallse); njëri thotë
se ajo është e hidhur, kështu, konkludon Demokriti, me anën e shqisave ne dimë
se e vërteta nuk është e sigurt, por vetëm diçka që ndryshon në përputhje me
gjendjen e trupit ose të sendeve që hyjnë në të ose që e kundërshtojnë
atë". Më tej Demokriti thotë sesi ndijimi ashtu edhe të menduarit, janë i
njejti tip i procesit mekanik.
Kur Demokriti vjen tek problemi i etikës, duket se ai
shkëputet nga pikëpamja e tij mekaniciste e sendeve. Në qoftë se i gjithë
realiteti është i ndërlikuar mekanikisht, atëhere është e vështirë të mund të
japësh këshillë se si të sillesh, derisa çdo lëvizje e personit do të përcaktohet
nga lëvizja e sendeve të tjera, dhe kështu sjellja nuk do të jetë brenda
kontrollit personal. Në kundërshtim me këtë kontradiktë teknike në filozofinë e
tij, Demokriti zhvilloi shumë rregulla të sjelljes njerëzore, të cilat kërkonin
përmbajtje në të gjitha gjërat dhe kultivimin e një kulture, si mënyra më e
sigurt për arritjen e qëllimit më të dëshiruar në jetë, gëzimit.
Me lindjen e etikës, si një detyrë primare, filozofia shënoi
një nga arritjet e saj kryesore, duke mbyllur etapën e parë, kur çështje
kryesore kanë qenë ato të rregullit natyror fizik. Tani njeriu mund të bëjë
pyetje për të gjetur se si duhet të sillet. Veprat kryesore: Fragmentet: Diels:
Die Fragmente der Vorsokratiker. Në gjuhën kroate fragmentet e Demokritit janë
përkthyer në librin: Atomisti Leukip i Demokrit (1950).
JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E DEMOKRITIT
* Demokriti shkroi mbi teorinë e njohjes, etikën, fizikën,
matematikën, astronominë. Mirëpo mbi të gjitha veprat e tij më shumë dimë nga
veprat e filozofeve të tjerë (para së gjithash të Aristotelit dhe të Diogjen
Laertit) sesa nga veprat e tij (janë ruajtur 299 fragmente origjinale të
Demokritit).
* Botët, sipas Demokritit krijohen dhe zhduken,
"shkatërrohen njëra nga tjetra duke goditur njëra tjetrën", domethënë
atëherë kur bota më e madhe mund të voglën. Por bota ka pafundësisht shumë -
sikurse që ka pafundësisht kombinime të llojllojshme të atomeve-ndërsa prej
këtyre botëve vetëm një është kjo botë në të cilën jetojmë.
* Sipas Demokritit, tërë të ndodhurit është i determinuar
dhe zhvillohet sipas ligjeve të domosdoshme mekanike rigoroze. Meqë gjithë
realiteti është i përbërë nga atomet, ashtu edhe çdo gjë është e strukturuar
nga një lloj i caktuar i këtyre thërrmijave më të imta; tokën e përbëjnë atomet
e rënda, zjarrin atomet e vogla, të rrumbullakëta dhe të lehta, kurse shpirtin
e përbëjnë atomet më të holla dhe më të lëvizshme, të rrumbullakta dhe të
lëmuara, të cilat janë renditur nëpër gjithë trupin, kështu që pas vdekjes
shkaktërrohen.
* Demokriti pohoi se njeriu në vete nuk ka shpirt që do të
ishte me origjinë transcendente dhe hyjnore. Ndërkaqë, kuptimi i veprimit të
njeriut nuk është në arritjen e kënaqësisë trupore të kalueshme, por të arrijë
një pasuri sa më të vazhdueshme dhe më të vlefshme të shpirtit, kthjellësinë
dhe qetësinë e tij. "Përsosuria e shpirtit korrigjon dobësinë e trupit,
mirëpo qëndresa e trupit pa urtësi nuk e bën shpirtin aspak më të mirë".
Duke qëndruar kështu në thelb në pikëpamjen intelektualiste sikurse edhe
Sokrati, Demokriti në realitet i shndërroi disa teza të veta
gnoseologjiko-teorike edhe në kategori etike.
* Sipas teorisë evolucioniste të Demokritit, nga balta janë
krijuar qenie të atilla të cilat kanë jetuar në tokë dhe në ujë, dhe vetëm pas
kësaj ato që kanë jetuar vetëm në tokë. Sipas tij, qeniet vazhdimisht
ndryshojnë në llojet e tyre: të paaftat për një luftë ekzistenciale duhet të
zhduken për t'ua lëshuar vendin llojeve të afta. Vetëtn pas një evolucioni të
gjatë, pasi natyra ka kaluar nëpër shumë forma të organizimit të jetës së
kafshëve, u shfaq në fund edhe njeriu.
* Thuhet se Demokriti ka jetuar njëqind vjet, 460 - 360
p.e.s.
• "Ky, si duket, për çdo gjë ka medituar" –
Aristoteli
Comments
Post a Comment