Viktor Hygoi, gjithëkohësia e një kumtimi
Nga
Albert Vataj
Ai lindi më 26 shkurt të vitit 1802, plot
210 vjet nga tash. Franca priste atë që do të prekte zenitin si poet,
dramaturg, novelist, eseist, artist vizual, burrë shteti, Viktor Hygoin.
Dashtazi, aktivistin e zellshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut. Përpos të
gjithash ishte ati i romantizmit, si dhe një figurë dominuese në letërsinë
franceze të shekullit XIX. Ishte dhe mbeti një shëmbëllesë e një penelate
tragjike me sharm humaniteti. Në galerinë e veprës, përcjellim kjartësisht si
figurë qendrore njeriun e mitizuar në Sizif. Ngarëndja për të rrëmuar mes rrënojave
të kohës, e për të ç’burgosur së andejmi gologotën e mundimshme të njeriut që
gjen tek sekush vetveten, e beh atë gjithnjë mes rrëfimtarëve ngadhnjyes.
Tipat, karakteret, figura, episode, etapat, datimet dhe rëndiet historike, janë
jo vetëm lënda e parë e asaj përmendore shtatlartë, por edhe brumi i një doktrine
që me romantizmin dhe me emrin e Viktor Hygoit, kërkuan dhe përftuan përjetësinë.
Edhe sot ndërsa matim kohësinë tone, në këtë turravrap të çmendur përnga zdiseku,
përgjojmë pa shumë qëmtesë, praninë mes nesh të personazheve që skaliti mendja,
zemra dhe pena e një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shkullit XIX. Në këtë
210-vjetor të lindjes së Viktor Hygoit, pakkush ka mbetur jashtë asaj bote
ngjethëse. Kurrkush nuk bitisi atë realitet cingëritës, atë univers ku hovtë një
mllef dhe si një llavë flatëron gjithëkohësinë e gjëmimeve të brenshme të çdo
shpirti. E gjithë kjo për ti dhënë përmasat e qiellit vullnesës për të drejtë
dhe liri, dinjitet dhe dashuri. Vepra, personazhet dhe trillet e një ngulmi reargues, u bënë udhërrëfyes
të rëndjes së gjatë të një creature letrare, që do ta ngjiste shumë shpejt të
zotin e saj në fronin e famës. Gjithëkjo ka në thelb njeriun, atë brenda dhe
jashtë nesh, atë më fatkeqin në kohësinë e vet.
Hygo e trajton njeriun në një mënyrë të
tjetërsojtë nga sa e kishin mëtuar dhë qenë rrekur mbamëndjet kohore letrare. Veçmas
kur gjen shteg dhe depërton në brendinë e tij të mistershme, mëdyshjet që ka
njeriu rreth zgjedhjeve në jetë, konfliktin që gjallon në vetëdije, dhe metamorfoza
që e përndjek në të gjithë hapat në të gjallë. Ai sheh anën vlertë të qënies, qëllimshëm
për të nxjerrë që andej të virtytshmin. Nuk resht së lartësuari shpirtin dhe
dhimbjen, ndërgjegjes i jep kahje hyjnore duke e naltësuar dhe himnizuar këtë
krijesë si gjithnjë të njëmendtë në mirësi. Sipas shkrimtarit njeri mund të
bëhet i madh, i urtë, i dobishëm për shoqërinë, pavarësisht sesi ka qenë ai më
parë. Ai depërton më në thellësi, ndoshta shumë më shumë se kishte mbërritur
dikush, kur kungon atë ndërmëndje se "Xhelati kur përdor hekurin e skuqur,
digjet pak edhe vetë, por kjo nuk i bën asnjë përshtypje. Ngaqë tjetri vuan më
shumë, vuajtja jote s’të duket asgjë. Kur sheh sesi përpëlitet ai që torturohet
për vdekje, të pushon menjëherë çdo dhimbje. Dëmto sa të mundesh, pa le të
bëhet ç’të bëhet. Kur u bëni njerëzve keq, ju merrni përsipër një farë
përgjegjësie. Duke vënë tjetrin në rrezik, ju vini edhe jetën tuaj në rrezik,
sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu përmbysë pa pandehur edhe ju. Por kjo nuk e
ndalon njeriun që është me të vërtetë i keq. Vuajtjet e njerëzve janë gëzim për
të. Ai dëfren kur sheh tjetrin që sfilitet. Vuajtjet e ngazëllejnë pa masë.
Atij i këndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janë fjalë që duan të
thonë se dikush flijohet për të kënaqur tjetrin. Sa gjë e trishtuar: edhe vetë
shpresa mund të ketë një kuptim të mbrapshtë. Të kesh mëri dikë, do të thotë
t’i duash të keqen. Pse jo të mirën? Mos vallë sepse vullneti ynë priret më
shumë nga e keqja? Një nga detyrat më të rënda për njeriun e drejtë, është të
shkulë vazhdimisht nga shpirti i tij një keqdashje që mezi duket. Pothuajse të
gjitha dëshirat tona, po t’i këqyrësh hollë përmbajnë diçka që do na vinte turp
t'i rrëfenim.
Por keqbërësi i përsosur, mendon Hygo, dhe
në botë ka vërtetë një përsosmëri të fëlliqur, ndjek këtë rregull: Sa më keq
për të tjerët, aq më mirë për mua. Ndërgjegjja e tij është një guvë e
errët"
Viktor Hygo krijoi novela dhe poema, të
cilat përfshinin çështje të nalta dhe vorbulluese, ato politike dhe filozofike
të historisë së asokohëshme. I trajtoi ato me një stil të lartë dhe finesë, dritëpamësi
dhe fundament, nuk është aspak i mërzitshëm edhe pse shpesh ndalet në detaje që
dlirin dyshimin në trill dhe mishërojnë çdo çast me shkëlqimin e vet të ngrysët
dhe trishtimin pikëllues. Gjithmonë në këtë lojë ligjëruese, ka ndopak andje
dhe hir për tu përfshirë, gjithëpoaq, ke diçka për të reflektuar mbi atë që
trajton me aq mjeshteri Viktor Hygoi. Mjafton vetem një sentencë që ka fuqinë e
një bërthame shpërthimi brendie, që të ngas me forcën dhe magjinë e një Circe
dhe të përfshijë në vorbullën e përjetimit. Për formësimin e një botëkuptimi
letrar, përvoja me kryeveprat e shkrimtarit të madh, "Njeriu që
qesh", "Katedralja e Parisit" dhe "Të mjerët", është
kryekëput një ndikesë për nga përfundimet dalldisëse, të cilat lënë në gjurmën
e kohës dhe në përcjelljen kundruese, gjurmë që drithërojnë. Gjithsesi këto tre
vepra, dhe jo vetëm, ishin njëkohësisht dhe pasaporta ndërkombëtare e Hygoit. Mbeten
sakaq emblematike për galerinë e shkrimtarit. Njëherash janë realitete letrare
që paraprijnë në yshtjen e stuhishme drejt kreut këtë penë. Kohësia e këtyre
veprave mëtoi në sentimentet e një qëmtesë kushtruese. Pas personazheve të
skalitur me daltën e këtij dimensioni të gjithmonshëm letrar, asohere kur u
botuan, sefte, në të tashmen e kohës, kur erdhën në shqip dhe u bënë yshtje e
netëve pagjumë, në të sotmen e përgjithkohë, mbeten të jashtëzakonshëm.
Kuazimodo, Guinpleni dhe Gavroshi janë të gjithëkohshëm. Kumti i tyre ishte, është
dhe mbetet në kohësinë e gjithë shtresime shoqërore, një shkundje nga themelet,
një ndërmëndje shoqërore që udhëton dhe jeton me elemnetin thelbësor të
ekzostencës, njeriun, asohere, tash e në të përgjithmonshmen. Manteli që veshi
këto personazhe është reja e zezë që noton edhe në qiejt modern, duke gërmushur
me nervin e hakërrisë paqen e rrejshme sociale, patosin dhe shtrirjen jargavitëse
ndjesore.
Gjithëpoaq , Viktor Hygo është konsideruar
si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në
radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore,
në të cilat bazohej letërsia franceze e askohëshme. Stili i tij epik dhe lirika
janë të paarritshme.
Ai diti të qëndronte larg nga modelet
melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të
pranoje peripecitë, jo gjithmonë të lumtura, për ti bere eksperienca thelbësore
dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.
Kreatura shkrimore dhe padyshim thellësisht
ndjesore, arritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek
tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke
ngjallur një lloj njëmëndësie të patjetërt evropiane.
Në kacarritjet drejt apogjeut të
shkrimtarit, nga shumësia e faqeve që mëtojnë atë dhe veprën lexojmë se: Më
1827 do të merrte jetë një prej regëtimeve tekstshkruese të allasojta. Në këtë sprovë
Hygoi orvatet të shtjellojë dramën historike për teatrin Kromuell, vepër e cila
u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike. Më 1843 mbytet e bija
Leopoldinë dhe bashkëshorti i saj, lajm me të cilin shkrimtari u njoh nëpërmjet
gazetës Siecle (Shekulli). Kjo humbje dhe rrëzimi me “I Burgravi”-n 1845, u zymëtia që do ta mbanin qiellin e tij
letrar për dhjetë vjet në natë ferri. Më 1848 Hygo e sheh veten si deputet në
Asamblenë Konstitutive. Grushti i shtetit më 1851 do të kurorëzonte në pushtet
Napoleonin e III duke e vënë këtë në një pozitë duale. Lekundjet në politikë
dhe qëmtesat oponente, nga njëra anë, reagimet që mbartnin zemëratë për
regjimin, nga kahu tjetër, e detyruan të arratiset në ishullin Guernsey, ku
jetoi me vragën e mërgimtarit 15 vjet. Këto vite i dhanë Hygoit statusin e
babait të atdheut në mërgim. Sakaq kyçet një etapë me kontraste të forta për tu
hapur një tjetër, e cila merret me formësimin e figurës së tij mitike, si poet
dhe në të mëvonshmen, dorzania në traditën historike letrare. Sakaq është në
fillesat e saj rëndia drejt famës, e cila ndiqet kronologjikisht me satirën
“Napoleoni i vogël”, (1852), “Ndeshkimet” (1853) në vargje, për të vijuar me
ndikesat humanitare te “Mendimet” (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve”. Në këtë
Viktor Hygo përshkoi mespërmes historinë e njerëzimit nga gjeneza deri në
shekullin e XIX, trepjesësh që u mundësua për publikun, respektivisht
(1859-1877-1883). Në këtë të gjallë të tij përplot vrull letrar dhe kumteve shpërthyese
do të merrni jetë kryeveprat e përbotshme
“Të mjerët” (1862), “Punëtorët e detit” (1866), dhe “Njeriu që qesh”
(1863). Këto kapërthime në lartësitë e
krijimit do të përziheshin me një radhë fatesh të kopra që i krizën zemrën.
Romantizmi, rrymë letrarë që ushqeu me
vetveten, Hygoi, ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që
prodhoi një rinovim të thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe
në zakone. Ishte në kryeherën e vet, një vullnesë për të ndryshuar, një
rrjeshtim i zëshëm për të dëshmuar dhe për të mëtuar vetvetes dhe botës,
kjartazi, gjithëkohësisë, të drejtën për të rendur gjithnjë përpara, për
njeriun, brenda, thellë brenda tijë. Romantizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve
dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII, erdhi
si domosdo dhe orakull.
Mes poeteve të rinj të përfshire në rrymën
e romantizmit spikaste Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e
tija lirike, diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit
të romantizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e
shpirtit. Kumti i Hygoit shfaqet në mënyrën e trajtimit të materialit historik
konkret. Ai bëhet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh
“revoltën e shpirtit” për shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte. Hygoi
kjo ajkë e këtij sistemi vlerash përfaqëson një sinteze fatesh të shekullit XIX.
Krejt në mënyrë të beftë do ta shihte veten në shtjellën e “militantëve
romantikë”, të cilët grupohen për ti dhënë shpirt drejtësisë, revolucionit. Ai ishte
dhe mbeti përjetuesi dhe kumtuesi më i pashoq i personazheve emblematike, jetëve
dhe fateve të përgjithmonshme. Ata ishin në kohën e tij, në të atyren, në tonën,
dhe ne do ti lejojmë të jenë të gjithkujt, jo vetëm si portrete, si personazhe,
si ai, ata, ato që kemi njohur, nga Guimplen te Gavroshi, nga Kuazimodo te Tribuleti,
nga De ate Ursusi, nga Esmeralta te Xhoziana. Kuazimodot janë dukshëm në
tashmën moderne teksa mëtojnë deri në plotësinë e personazhit që Hygoi e
vendosi në shumëkohësi. Kjo ndoshta jo dhe aq nga ndonjë yshtje prej orakulli
se sa një përkim ojnak që realitetet mveshin në të tashmen e tyne në
gjithëkohësi. Përplotëson vetëvetja e epokës hygoiane, me Gavroshin që spërkat
dhe njolloj shkëlqimin mondan të qendrave urbane dhe ngrihet në kultin e
periferisë, nën këmbët e vërshimit të një botë që ka në filozofinë e vet bërjen
e maskave dhë çjerrjen e fytyrave, në një farë qasje prej Guimpleni.
Ndryshe nga pararëndës dhe passhkues, ai
nuk kishte një fat tragjik, thjeshtë jeta tek-tuk e çukiste me rrufe kreshtën e
tij të fatit, përzhitje të cilat ai nuk i fshehu, përkundrazi i bëri limfë përmbajtësore
të veprës. Mbylli sytë më 22 mars 1885 në shtëpinë e tij në paris. Trupi i tij
u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poetë. Në
ceremoninë e tij të varrimit morën pjesë persona të ardhur nga çdo cep i Francës.
Ishte dhe mbeti për shumë kohë një ceremoni lamtumire madhështore, si e
meritonte Viktor Hygoi. Iku për të mbetur jo vetëm në bibliotekë, në mëndje dhe
në përjetime, por edhe në të tashmen, si i gjithkohëshëm.
Comments
Post a Comment