Fatos Arapi, poeti i veçoive përmbajtësore dhe ekspresive
Fatos Arapi lindi në qytetin e Vlorës. Po atje ai kreu
shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në
fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe
pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime
kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Vepra e Fatos Arapit është e pasur në
llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në
rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e
borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetësuar,1970;
Shokët,1977; Deti në mes,1986; disa drama: Partizani pa emër,1962; Qezari dhe
ushtari i mirë Shvejk, në front diku,1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për
njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990;
Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e
studimesh të ndryshme. Poezitë e para F. Arapi i botoi në gjysmën e dytë të
viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet
"Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Që në hapat e parë
ai paralajmëroi një zë të veçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të
njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin. Fillimet poetike të Fatosit do të
jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga rrethanat
politike të kohës. Në frymën e hovit ndërtimor dhe të entuziazmit për çlirimin
e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve krijuese të realizmit socialist poeti
shpaloste besimin se Shqipëria ecte drejt një rruge të re, të lirë, dhe ky
besim bënte të përballohej më lehtë durimi dhe sakrifica. Brenda këtij vizioni,
Fatos Arapi shpesh do t'i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në
poezinë "Antiburokratike", apo do të sjellë disa veçanti
përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë "Pse erdha në jetë". Siç
shihet, poeti i thur ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai.
është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.
DETI
I vogël, me pantallona të,
shkurtra,
me këmbë të zbathura e një këmishë humaije,që e qepte vetë gjyshja...
Ashtu darkë për darkë dilja në
breg.me këmbë të zbathura e një këmishë humaije,që e qepte vetë gjyshja...
Ndër gíshtërinjtë e këmbës së ftohtë më rridhte rëra.
Unë prisja me orë të tëra,
gjersa përnjëherësh, tutje nëpër fushat e gjëra të natës
ngríheshin kope të çuditshme, të panumërta kuajsh të bardhë.
Nëpër hapësirat e pafundme suleshin aradhë - aradhë.
Turfullonin.
Binin me këmbë të thyera,
rrokulliseshin duke gulçuar nëpër të zezat humnera.
Mbi ta fiuturonin të tjere.
Jelet e hakërruara dallgë - dallgë fushën e diellit fshihnin.
Hingëllima të frikshme para tyre bridhnin.
Ata vinin, afroheshin drejt meje.
Gjokset e mëdhenj e të bardhë
kreshpëronin përpjetë;
këmbët e para rrihnin në erë...
Sytë u flakëronin.
Një cast... dhe nën thundrat e tyre do të më copëtonin.
Kur ja me poterë
si një gjërnim i madhërishëm përplaseshin
te këmbët e mia. Nga flegrat gjigante
miliarda grimcëza të krístalta shfrynin
për të fundit herë.
Të tjerë
hingëllinin nëpër fushën e gjerë të natës.
Me gëzim e frikë, orë të tëra unë, shihja
kuajt bardhë
të suleshin nëpër furtunë.
Thyenin këmbët, rrokulliseshin,
që të vinin sa më parë tek unë
shkelnin, fluturonin njëri mbi tjetrin...
Dhe tani, kudo që jam,
ashtu fantastik e i madhërishëm, më ndjek pas deti...
*/
ELEGJI PER
BABANE
Ti nuk je më.
As do të na shohësh,
as do të shohim,baba, më kurrë.
Ti nuk je më..
Emrin tënd e mori ky gur,As do të na shohësh,
as do të shohim,baba, më kurrë.
Ti nuk je më..
Vdekja - si vdekje ,
gjithmonë e dhimbshme,
gjithmonë e verdhë...
Me një kordhele
tufa kujtimesh në zemër na lidh.
Tufa kujtimesh
edhe elegjish.
Jam i trishtuar dhe më mori malli.
Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugën e ngushtë të fshatit.
Shtyva derën e varrezës së vogël
dhe t' erdha te varri...
Ç'fjalë të pathëna do të më flasësh?
Ç'fjalë të reja dëshiron të dëgjosh?
Prej këtij varri
tani, baba, ç'do të më japësh?
Atë ditë të thatë janari:
përpara teje Halil Alija
e mercenari.
Prapa shtëpia në zjarr e flakë
Duart e tua në pranga,
plak i ngartë?
Erdha të marr
cfarë perket prei këtij varri.
Kujtime të dhimbshme.
Vuajtje krenare.
Ti mos më thuaj:
"Biro... janë të trishtuara".
Baba i gjorë!
Unë, pa ato,
do t' isha në jetë edhe më i trishtuar.
Dhe kur të vdes
s'dua asgjë
veç një varr të thjeshtë.
Atje në bregdet,
ku nëpër net
bisedojnë yjet me qiparisat.
Dhe fjalë të kaltra
flet e shpërndan
deti matanë.
Fjalët që i njohim,
që i kuptojmë,
unë
me babanë...
Comments
Post a Comment