Kush është Frederik Shopen


Frederik Shopen (Frédéric Chopin) u lind më 1 mars 1810, kjo datë gjithsesi mbetet e diskutueshme për kompozitorin dhe fa-miljen e tij, pasi në certifikatën e lindjes që është lëshuar disa javë pas lindjes, shënohet 22 shkurt. Shopen është lindur në fshatin Żelazowa Wola, pranë Sochaczew, në rajonin Mazowsze që atëbotë bënte pjesë në Dukatin e Varshavës.
Zotërimet e Żelazowa Wola i përkisnin kontit Skarbek dhe ati i Shopenit, Mikollaj (Nicolas) Chopin, polak me origjinë franceze, ishte atje i punësuar si kujdestar. I lindur në vitin 1771 në Marainville, në Lorraine të Francës, ai ndërtoi, në fëmijërinë e vet, marrëdhënie miqësore me familjet polake të kontit Michal Pac si dhe me administratorin e pasurisë së tij, Jan Adam Weydlich.
Në moshën 16 vjeç Mikollaj shoqëron për Poloni miqtë e vet francezë dhe vendoset atje përgjithnjë. Nuk kthehet më në Francë dhe as nuk mban marrëdhënie me familjen e tij franceze, duke i rritur fëmijët e vet si polakë.
Në 1860 Mikollaj Shopen martohet me Tekla Justyna Krzyżanowska, e cila shërbente në familjen Skarbek në Zelazowa Wola. Me të bëjnë katër fëmijë : tri vajza; Ludwika, Izabela dhe Emilia si dhe një djalë Frederikun, që është fëmija i dytë. Pak muaj pas lindjes së Frederikut familja vendoset në Varshavë ku Mikollaj punësohet si mësues i gjuhës dhe letërsisë frënge në Liceun e Varshavës. Administron ndërkohë një shkollë me konvikt për fëmijët e shtresave të mesme.
Tashmë në moshën 7 vjeç Frederiku kompozon dy “poloneze” që publikohen fillimisht nga atelieja e gravurave At Cybulski . Talenti evidentohet në gazetat varshaviane me cilësimin “Shopeni i vogël”. Bëhet aty për aty tërheqës dhe i preferuar në sallonet e aristokracisë kryeqytetase. Nis gjithashtu të japë koncerte publike për bamirësi.
Mësimet e para profesionale për piano i merr tek Wojciech Żywny, çka zgjati nga 1816 deri në 1822, vit, kur mësuesi konstaton se nuk është më në gjendje ta shtyjë përpara, sepse aftësitë e studentit patën tejkaluar të tijat. Frederiku më pas i besohet Wilhelm Wurfel-it, pianist i njohur dhe profesor në Konservatorin e Varshavës, i cili i mëkon kompozitorit të ardhshëm koncepte të vyera për piano dhe organo.
Në periudhën 1823-1826 Frederik Shopen studion në Liceun e Varshavës, ku i ati është mësues. Pushimet verore i kalon rregullisht në vise të ndryshme të vendit, nëpër pronat që u takonin prindërve të shokëve të shkollës së mesme. Në takimet përgjatë pushimeve tregon interes të veçantë për muzikën popullore duke marrë pjesë nëpër dasma dhe festivale stinore. Kjo i jep mundësinë të njihet me muzikën tradicionale të Polonisë në formën e vet autentike, me tonet e veta dalluese, pasurinë e ritmeve dhe vallet e fuqishme. Në vitin 1825 kompozon mazurkën e tij të parë dhe më pas, për shumë herë të tjera, i kthehet dhe i rikthehet kësaj pasurie që i mbush shpirtin dhe mendjen deri në fund të jetës.
Në vjeshtë 1826, Shopeni nis të studiojë teori muzike dhe bazat e harmonisë në Shkollën e Lartë Muzikore në Varshavë, pjesë e Konservatorit dhe që gjendet në Universitetin e Varshavës. Këtu drejtor është kompozitori Josif Elsner . Shopeni nuk merr pjesë në mësimet për piano. I vetëdijshëm për natyrën e jashtëzakonshme të talentit të Shopenit, Elsner, me personalitetin dhe temperamentin e vet , i mundëson atij të përqendrohet në muzikën pianistike, duke qenë i bindur në korrelacionin e çështjeve teorike me dhuntitë e rralla të talentit. I pajisur me aftësi të veçanta interpretuese, mprehtësi për improvizim dhe prirje drejt efekteve dhe harmonisë, Shopeni përsos dhe vendos themele të forta të disiplinës dhe përpikmërisë në të kuptuarin logjik të çdo note. Pas tre vjet studimesh përfundon shkollimin e lartë dhe diplomohet në vitin 1929. Elsner në një relacion shkruan: ” Frederik Shopen, student i vitit III, talent i jashtëzakonshëm, gjeni muzikor”.
Me përfundimin e studimeve Shopeni planifikon një udhëtim të gjatë jashtë vendit për t’u njohur me jetën muzikore në Evropë. Në korrik 1829, i shoqëruar nga Wilhelm Wurfel, i cili prej tre vjetësh ndjek veprimtarinë e Shopenit, ndërmerr një rrugëtim të shkurtër drejt Vjenës për kontakte dhe njohje. Jep me këtë rast dy koncerte me improvizime në Kartnertortheater, shoqëruar me orkestër. Këtu shënon sukses të madh në publik. Kritika, anipse vëren një vëllim të vogël vokal, përshëndet me entuziazëm gjenialitetin e tij në piano dhe larminë e kompozimeve. Botuesi i Tobias Halinger publikon “Variacione mbi një temë të Mozartit”, çka përbën edhe botimin e parë të një vepre të Shopenit jashtë Varshave.
Pas kthimit në Varshavë, Shopeni lirohet nga detyrimet si student dhe i dedikohet kompozicionit, ku ndër të tjera kompozon dy koncerte për piano dhe orkestër. Kjo është edhe periudha e nokturnit të parë, etydit, valsit, mazurkës dhe këngës me tekst të Stefan Witwicki. Teksa planifikon udhëtimin e tij të gjatë Shopeni jep disa koncerte, nga të cilët të fundit në Teatrin Kombëtar të Varshavës më 11 tetor 1830 . Më 2 nëntor, tok me mikun e vet Tytus Wojciechowski, niset për Austri me qëllimin final për të mbërritur në Itali . Me të mbërritur në Vjenë mëson nga dy miqtë e vet për fillimin e revoltave në Varshavë kundër varësisë nga Rusia të Mbretërisë së Polonisë., mëson, në këtë kontekst edhe për mëtimin e fronit të Polonisë nga ana e Carit rus. Tytus Wojciechowski në këto e sipër kthehet në Varshavë, ndërsa Shopeni mbetet në Vjenë. Gjatë tetë muajve, eksperienca e madhe dhe dramatike emocionale ngacmon imagjinatën krijuese të kompozitorit dhe ndoshta përshpejton skalitjen e një stili të ri individual mjaft të ndryshëm nga stili i tij i zakonshëm. Veprat dëshmojnë forcë dhe pasion, përfshijnë Skerco në si minor dhe mbi të gjitha Etydi opus 10.
Shopen braktis planet e qëndrimit në Itali për shkak të pranisë së armiqësive italo-austriake dhe i drejtohet Parisit. Gjatë udhëtimit për Paris mëson mbi rënien e Varshavës në duart e rusëve. Mbërrin në Paris në vjeshtën e vitit 1831 ku takohet me shumë nga shokët e tij (ushtarë, politikanë, artistë) në qytetin, ku, pas disfatës në vendin e tyre, u pritën miqësisht si emigrantë.
Në Paris reputacioni i Shopenit rritet rrufeshëm. Letrat e rekomandimit që kompozitori sjell nga Vjena e lejojnë t’i bashkohet komunitetit muzikor lokal, i cili e pret ngrohtësisht. Miqësohet me Listin, Mendelsonin, Ferdinand Hillerin, Berliozin dhe Auguste Franchomme. Më vonë, në vitin 1835, takohet në Lajpcig me Schumannin. Ky i fundit e vlerëson lart Shopenin dhe shkruan artikuj entuziastë për kompozitorin polak. Kur mëson mbi mbërritjen e të panjohurit nga Varshava, pianisti i madh Friedrich Kalk-brenner, i mbiquajtur Mbreti i pianos, organizon një koncert për nder të Shopenit më 26 shkurt 1832 në Pleyel Salle. Sukses i madh dhe Shopeni bëhet shpejt një muzikant i famshëm, i njohur dhe i vlerësuar nga gjithë Parisi. Kjo ngjitje në famë zgjon interesin e botuesve. Në verën e vitit 1832 Shopeni nënshkruan një kontratë me botuesin më të madh të Parisit, Schlesinger . Të ardhurat bazë të tij, deri më tani, janë pagesat për mësimet në piano. Bëhet mësues mjaft popullor në mesin e aristokracisë polake dhe franceze, sallonet pariziane i rezervojnë vend të privilegjuar për performancat e rralla. Si pianist Shopeni
renditet në mesin e artistëve më të mëdhenj të kohës, tok me Kalkbrenner, List dhe Herz Thalbert, por, në kontrast me ta, shfaqet jo i gatshëm për veprimtari publike, parapëlqen koncerte në grupe miqsh si dhe koncerte intime ku shpalos një art të madh dhe shtrirje të plotë talenti pianistik. Teksa vendoset përfundimisht dhe përgjithmonë në Paris , Shopeni zgjedh qëllimisht statusin e emigrantit. Megjithë kërkesat e të atit , ai nuk u bindet rregullave të nxjerra nga zaptuesi carist në Poloni dhe nuk e paraqet kurrë pasaportën e vet në ambasadën ruse. Për pasojë, duke u konsideruar refugjat politik, Shopeni privohet nga e drejta për të vizituar vendin e lindjes. Në këto rrethana ai mundet të takohet me prindërit vetëm jashtë Polonisë dhe kjo realizohet në gushtin e vitit 1835 kur prindërit vijnë për një kurë në Carlsbad.
Gjatë qëndrimit në Drezden njihet me familjen Wodzinski. Vite më parë, tre të rinjtë e familjes Wodzinski patën qëndruar në shkollën me konvikt që administronte Mikollaj Shopeni. Kompozitori bie në dashuri me motrën e tyre të re, Mari, është koha kur
demonstron talent artistik dhe muzikor të paparë. Një vit më vonë i propozon martesë, çka pranohet me kusht që ai të kujdeset më shumë për shëndetin e vet . Meqë ky angazhim nuk plotësohet, propozimi nuk përfundon me martesë për shkak se prindërit e Marisë e gjejnë të fejuarin të papërshtatshëm ngaqë vinte shëndetlig dhe, veç kësaj, nuk pranojnë stilin e tij të jetës. Shopeni e përjeton dhimbshëm refuzimin.
Në korrik 1837 shkon në Londër në shoqërimin e Camille Pleyel. E bën këtë për të fshirë gjithë kujtimet e pakëndshme. Lidh shoqëri të ngushtë me shkrimtaren e njohur franceze që përdor pseudonimin Zhorzh Sand (Aurore Dudevant). Autorja e romaneve të guximshëm, e divorcuar me dy fëmijë, i ofron artistit të vetmuar atë që ai pat humbur nga largimi prej Varshavës : ndjeshmëri të jashtëzakonshme dhe kujdes, i fal ngrohtësi prej nëne. Të dashuruarit e kalojnë dimrin 1838/1839 në ishullin spanjoll Majorka, ku bujtin në një ish-manastir në Valdemosa. Për shkak të kushteve të këqija të dimrit Shopeni sëmuret rëndë dhe shfaq simptomat e tuberkulozit. Për javë të tëra lëngon i mbyllur në shtëpi, punon megjithatë intensivisht duke sjellë një seri kryeveprash : Preludi 24, poloneze në do minor, Baladë në fa maxhor, Skerco në do diezis minor.
Pas kthimit nga Majorka, në pranverë 1839, dhe pas një konvaleshence në Marsejë, Shopeni përjeton një gjendje kritike shëndetësore, çka e detyron të vendoset në Nohant, në rezidencën e Zhorzh Sand, në Francën Qendrore. Atje pushon deri në 1846, për t’u kthyer rishtaz në Paris për dimër. Mbërrin një nga periudhat më të lumtura dhe më të frytshme, shumica e krijimeve në Nohant janë më të shquarat. Në Paris, kompozitori dhe shkrimtarja trajtohen si çift i martuar. Kanë miq të përbashkët në qarqet artistike krye-qytetase: piktorin Delacroix, këngëtarin Pauline Viardot si dhe emigrantë polakë. Për vite të tëra çifti përjeton dashuri dhe miqësi të thellë. Por me kohë dhe gjithnjë në rritje, bëhet edhe qëndrimi armiqësor i të birit të Zhorzh Sand që ushtron ndikim të thellë dhe e bën serioz konfliktin mes tyre. Derisa sa vjen ndarja përfundimtare në korrik 1847.
Përvojat e dhimbshme vetjake, humbja e Nohant, kaq e rëndësishme për shëndetin e tij krijues, kanë për kompozitorin një efekt shkatërrimtar mbi shëndetin fizik dhe mendor. Heq dorë thuajse tërësisht nga krijimtaria, qysh nga ajo ditë e deri në fund të jetës Shopeni shkruan vetëm disa miniatura. Në prill 1848 bindet nga nxënësja e vet skoceze, Jane Stirling, për një udhëtim në Angli dhe Skoci. Së bashku me motrën, Jane organizon koncerte dhe vizita nëpër lokalitete të ndryshme me praninë e ajkës së aristokracisë skoceze. Kjo mënyrë jetese e lodh, e tensionon dhe ia shter fuqitë kompozitorit. Në një gjendje plot ethe Shopeni jep koncertin e tij të fundit më 16 tetor 1848, duke luajtur për emigrantët polakë në godinën e shoqatës në Londër. Të nesërmen e atij koncerti kthehet vonë në Paris. E ka të pamundur vazhdimin e mësimdhënies, sëmundja përparon me shpejtësi. Në verën e vitit 1849, Ludwika Jędrzejewiczowa, motra e madhe e kompozitorit, vjen posaçërisht nga Varshava për t’u kujdesur për vëllain e sëmurë. Më 17 tetor 1849 Shopeni vdes nga tuberkulozi pulmonar në banesën e vet në sheshin Vendome në Paris. Eshtrat e tij gjenden në varrezat Pere-Lachaise në Paris.
Në respekt të tij, zemra u hoq nga trupi, pas vdekjes, dhe u soll në Varshavë nga e motra, ku u vendos në një urnë, instaluar në një kolonë në kishën e Kryqit të Shenjtë, në Krakowskie Przedmieście, në Varshavë.

Comments

  1. Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Dashuroni magjitë lidhëse.
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni ish-dashnorin
    8.) Ju dëshironi të promovoheni.
    9) magjitë e fitimit të lotarisë
    10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
    WhatsApp: +2348155926512

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk