Xhevahir Spahiu, liriku i jetës shqiptare...
Poeti Xhevahir Spahiu ka bërë këto ditë 65 vjeç. Xhevahir Spahiu u lind më 1 mars 1945 në fshatin Malind të Skraparit. Diplomohet në vitin 1967 për letërsi në Universitetin e Tiranës. Që nga ky vit e deri me sot ai ka punuar si gazetar, mësues, botues, skenarist.
I cilësuar si një nga poetët në zë shqiptarë të dalë në
vitet ‘70, Spahiu ka botuar një sërë vëllimesh poetike si "Ti qytet i
dashur (1973)", "Vdekje e perëndive (1977)", "Dyer dhe
zemra te hapura (1978)", "Poezia shqipe (1990)", "Kohe e
krisur (1991)"etj. Se fundi, është botuar vepra e tij e zgjedhur, krijimet
më të mira ndërmjet viteve 1965-2000. Janë dy vëllime me të njëjtin titull,
"Udha".
Viti 1993 e gjen Spahiun sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve
dhe Artistëve të Shqipërisë, struktura bazë e organizimit dhe orientimit të
artisteve në 45 vite të regjimit. Shumë shpejt ai emërohet kreu i kësaj strukture,
funksion të cilin e kryen deri në vitin 1998.
Vjedhësit e bukurisë antibiblike
Përmbytja e përbotshme
siç mblidhet nata po mblidhej.
Drurë asgjëkundi,
gjëkundi brigje.
Njeriu hapi dritaren e barkës
nisu, i tha pëllumbit.
Asgjëkundi drurë
brigje gjëkundi.
pëllumbi u kthye
me një bisk ulliri në sqep.
Atje ka tokë
atje ka jetë.
Po njeriut ia morën pëllumbin, degën.
Lindën maskat,
bukurinë e vodhën profetët
*/*
Rekuiem për orën 6...Ora 6
Akrepat si dy krahë të hapur që presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e një minutë
në 6 e dy minuta vetmia ish me mua
unë isha me vetminë në 6 e tre minuta
ne 6 e katër bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtës si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nëntë, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesëmbdhjetë
hodha sytë si dy vetëtima në fushën e orës së qytetit
akrepat u thyen si dy krahë të një zogu
që s'ekziston
Unë mora pikellimin për dore
dhe ika
*/*/
Shëmbja e një nate dashurie:Ktheva kokën, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin trarët,
binte qielli i një natë dashurie.
Atje mbi papafingo, pranë yjeve e pata puthur,
shëmben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy të zgavërt,
s'ka mure me plasaritje të etshme,
skelete fjalesh ne gjysmërrësirë,
skelete ëndërrash, premtimesh të nesërme.
Ngrihet tymi si një mjegull e bardhë,
nje grusht eshtrash të një nate gërmadhë.
Në cep të rrënimit
dy burra po pinë qetë-qetë cigare.
Ej, ju atje! Nuk dëgjoni si ulërijnë brënda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe në kujtim, i thashë
mos u kthe në harrim, më tha;
botës i falëm një nate dashurie
dhe kjo s'është pak.
Një natë. Dhe çfarë nate!
Dora mbi sup,
hëna mbi mal,
qielli i kaltër i botës mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte një natë e paemër,
siç ishin të paemërt yjet.
Kini mëshirë, mos e shembni atë natë!
Është rënkimi im apo klithma e saj?
Kini mëshirë, kini mëshirë!
Ajo ishte një natë dashurie
që kurrë s'duhej të kish gdhirë.
Kini mëshirë,
në mos po atje nën gurë,
nën peshën e natës së shembur do të shembem,
i vrarë jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, përjetësisht quhet dhembje............
*/*
Nata e Vitit të RiO zemra ime, o vetmi,
të pimë sonte, gjithsesi.
Një mall, një dhembje dhemb atje
ku jemi dhe nuk jemi ne.
pas muresh kokë më kokë kurthojnë
harrimin e harrimit tonë.
Po qoftë në Dajt a Monparnas
një shishe vere të ndjek pas.
Sa vlen një gllenjkë e saj nuk vlen
as fama, as froni që shkëlqen.
E tha s'e tha Omar Khajami,
stacioni i fundit: Varri i Bamit.
O zemra ime, o vetmi
Te pime sone, gjithesesi..
*/*
Pezull
Ka muaj qe duart s`me punojnë
dhe koka më bën dimër tej e tej;
s`e di se nga me vijnë dhe ku shkojnë
ca akuj kallur tinëz nëpër dej.
Çdo dite gishtërinjtë i flasin nikotinës
ca fjale uloke...dhe...sot ashtu...si...dje;
aq sa je gati me grusht ti biesh pasqyrës,
fytyrën tënde ta rrezosh përdhe.
Mungesa e vetmisë më ka munduar
tani i vetëm ndihem si në morg;
në se përshesh me kocka me kanë shtruar
as korbit vetë unë nuk i ndolla kob.
Ngre kurthe ditë-nata;dimër-vera
shtrigon, mpreh thikat; ç`besëlidhje e zezë!
Pas çdo rrënojë iluzionesh, era
fryn, o njeri , mbi ty si mbi varreze...
Ka muaj qe duart s`me punojnë
dhe koka më bën dimër tej e tej;
s`e di se nga me vijnë dhe ku shkojnë
ca akuj kallur tinëz nëpër dej.
Çdo dite gishtërinjtë i flasin nikotinës
ca fjale uloke...dhe...sot ashtu...si...dje;
aq sa je gati me grusht ti biesh pasqyrës,
fytyrën tënde ta rrezosh përdhe.
Mungesa e vetmisë më ka munduar
tani i vetëm ndihem si në morg;
në se përshesh me kocka me kanë shtruar
as korbit vetë unë nuk i ndolla kob.
Ngre kurthe ditë-nata;dimër-vera
shtrigon, mpreh thikat; ç`besëlidhje e zezë!
Pas çdo rrënojë iluzionesh, era
fryn, o njeri , mbi ty si mbi varreze...
*/*
UDHETIMET E MIA
Do ta shaloj renë
të shkoj mbi malet e mia,
po deshën shi, t’u derdh pika lotësh.
Do ta shaloj kalin
te ndiej shijen e erës
kur dashuria më pret.
Do ta shaloj lumin
të më çojë në det,
të mbaj mbi vete anijet.
Do ta shaloj pemën
mos pikëllohet pa zogjtë,
rrënjët t’i ngulen më thellë në tokë.
Do ta shaloj ëndrrën
pa yzengji dhe pa fre,
të më çojë tek e nesërmja.
Do ta shaloj këngën,
zot i saj, rob i saj, a t’ia këndoj
lëvizjes dhe nga pika e vdekur.
Do ta shaloj renë
të shkoj mbi malet e mia,
po deshën shi, t’u derdh pika lotësh.
Do ta shaloj kalin
te ndiej shijen e erës
kur dashuria më pret.
Do ta shaloj lumin
të më çojë në det,
të mbaj mbi vete anijet.
Do ta shaloj pemën
mos pikëllohet pa zogjtë,
rrënjët t’i ngulen më thellë në tokë.
Do ta shaloj ëndrrën
pa yzengji dhe pa fre,
të më çojë tek e nesërmja.
Do ta shaloj këngën,
zot i saj, rob i saj, a t’ia këndoj
lëvizjes dhe nga pika e vdekur.
Comments
Post a Comment