Artan Lame: Kalorësi i mendimeve të vetmuara
Klosi
ishte nga ato mendje të ndritura, nga ata kalorësit e vetmuar, që mbetën shumë
qibarë në mes të errësirës, të çmendurisë kolektive që ka kapur këtë vend.
Mundohen të ndriçojnë me fjalën e tyre, me letrat e tyre, sepse ky është roli i
tyre në këtë jetë. Si gjithë mendjet e ndriçuara, kur shohin se nuk ia dalin
dot më të luajnë rolin dhe funksionin e tyre, vendosin të largohen dhe prapë
siç janë mendjet e ndriçuara, që nuk kanë dimension gjeografik, kur vendosin të
ikin, ikin për fare. Kjo është edhe ajo që bëri Klosi. Mbrapa, në letrat e
historisë nesër do të mbetet çmenduria kolektive e këtij vendi, errësira që e
ka mbuluar dhe do të mbetet dëshira jonë për të medituar, rreth fjalëve
shkrimeve dhe kujtesës së Klosit, të cilat kërkojnë impenjimin e secilit për
t'i kuptuar. Le ta bëjmë këtë gjë dhe do të shohim se sa shumë kemi humbur.
Comments
Post a Comment