Mustafa Nano: Kulturës duhet t’i dhembë kjo ikje




Më mbushën me trishtim titujt e faqeve të para të gazetave, ku njoftohej vdekja e Ardian Klosit. Më saktë, vetëvrasja, e cila ka gjasa që të shihet në ditët në vijim nga gjuajtësit e scoop-it urban si një gjë për t’u ndriçuar deri në detaje, por nuk besoj se ka ndonjë gjë për t’u zhbiriluar në këtë mes. Në përgjithësi, vetëvrasjet kanë më pak intrigë se sa vrasjet apo vdekjet. E them këtë dhe për t’u bërë një apel kolegëve që t’mos fokusohen më shumë se sa duhet tek një gjest fatal i Ardianit (gjesti i fundit i tij në këtë botë), e që të fokusohen tek ajo që ai ka bërë, tek ajo që ai na ka lënë pas. Gazetat e kanë identifikuar vazhdimisht si publicist e intelektual që bënte beteja publike, e të njëjtën gjë bënin dhe sot, por ai ka qenë shumë më tepër se sa kaq. Ka qenë përkthyes, studiues dhe njeri i kulturës shqiptare. Ardian Klosi lindi nga kjo kulturë dhe i dha kësaj kulture. Jo thjesht kulturës së këtyre kohëve, por kulturës shqiptare në tërësi. E për këtë ai do të mbahet mend.


 

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk