Albert Kamy, humanisti i tezave të absurdit
Çmimi Nobel për letërsi (1957)
Vitet e rinisë:
Albert Kamy lindi më 7 nëntor të vitit 1913 në Mondovi të Algjerisë (koloni e Francës). Nëna e tij ishte me origjinë spanjolle dhe gjysëm e shurdhuar. Babai i tij Lucien, një punëtor i varfër agrikulture me origjinë nga Alsatia. Ai vdiq në betejën e Marnës në vitin 1914, gjatë luftës së I botërore, gjatë kohës kur ai bënte pjesë në regjimentin e këmbësorisë së Zouave. Albert Kamy jetoi në një gjëndje të vështirë ekonomike gjatë fëmijërisë së tij në Belcourt, lagje kjo e algjerianëve. Në vitin 1923, ai u pranua, të ndiqte mësimet e para në një lice në Algjeri, më pas do të vazhdonte studimet e larta pranë universitetit të Algjerianëve. Sidoqoftë, ai u sëmur rëndë nga tuberkulozi në vitin 1930, gjë kjo që bëri të mundur që Kamy të hiqte dorë nga futbolli i luajtur (ai ka qenë portier në skuadrën e universitetit të tij) dhe e detyroi atë që të vazhdonte mësimet part-time. Ai bënte punë të vogla, përfshirë këtu punë si: tutor privat, si dhe si punëtor në institutin e Meteorollogjisë. Kamy mori dipllomën si filozof në vitin 1935. Në maj të vitit 1936 Kamy pati shumë sukses në prezantimin e tezës së tij “Plotinus”, gjatë marrjes së dipllomës. Gjatë vitit 1936, Kamy u bë anëtar i partisë popullore algjeriane, gjë e cila i solli atij shumë telashe që erdhën nga ana e partisë komuniste franceze, në të cilë ai bënte pjesë, pas kësaj ai do të quhej si Trockian dhe do të përjashtohej nga partia në vitin 1937. Por Kamy më vonë do të bashkohej me lëvizjen e anarshistëve francezë. Në vitin 1934, Kamy, do të martohej me Simone Hie, një e droguar, por martesa e tyre nuk përfundoi për shkak të kësaj, por për shkak të tradhëtisë bashkëshortore nga të dyja palët. Në vitin 1935, Kamy themeloi teatrin e punëtorëve, e cila zgjati e hapur deri në vitin 1939. Nga viti 1937 deri në vitin 1939 ai punoi si gazetar për një gazetë socialiste Alger-republicain. Punët e tij përfshinin jetën e fshatarëve të Kabiliesë, të cilët jetonin në kushte shumë të këqija ekonomike, shkrime këto që bën të mundur që Kamy të pushohej nga puna. Nga viti 1939 deri në vitin 1940 ai punoi për një periudhë të shkurtër kohore për një tjetër gazetë të ngjashme. Më vonë ai do të refuzohej për t’u bërë pjesëtar i saj, për arsyen e vetme se qe i sëmur me tuberkuloz. Në vitin 1940, Kamy do të martohej me Francine Faure, një pianiste dhe mësuese matematike. Ndërkohë që ai dashuronte Francinën, ai pati deklaruar më parë në mënyrë shumë pasionante se ishte kundër martesës, duke e quajtur si jo natyrale. Edhe mbasi e shoqja e tij Francine i dhuroi atij dy binjake Katerinën dhe Zhanën, më 5 shtator të vitit 1945, ai përsëri vazhdonte t’iu tregonte shokëve të tij se ai nuk qe i prerë për martesë. Kamy do të përfshihej në shumë lidhje jashtë martesore, në veçanti qe lidhja e tij me aktoren me origjinë spanjolle Maria Casares. Në të njëjtin vit Kamy filloi që të punojë për gazetën Paris-soir. Gjatë fillimit të luftës së II botërore, Kamy qe një pacifist. Gjithsesi, ai u thirr dëshmitar në Paris, për të dëshmuar se si Wehmacht mori pushtetin. Më 15 dhjetor të vitit 1941, Kamy qe dëshmitar gjatë ekzekutimit të Gabriel Peri, një eveniment që do të bënte të mundur që Kamy të kristalizonte revoltën e tij kundra gjermanëve. Më vonë Kamy do të lëvizte drejt Bordosë, duke iu bashkuar stafit të gazetës Paris-soir. Po në të njëjtin vit ai mbaroi së shkruari romanet e tij të parë të titulluar “I huaji”dhe “Miti i Sizifit”. Ai do të rikthehej për pak kohë në Oran të Algjerisë në vitin 1942.
Karriera letrare:
Gjatë luftës Kamy iu bashkua rezistencës franceze në luftën kundër nazistëve. Po në këtë kohë ai botonte fshehurazi nëpër gazeta artikuj të ndryshëm. Në vitin 1943, kur qe ngritur në këmbë një frymë anti-naziste, në të cilën qe përfshirë edhe Kamy, ai do të zgjidhej si kryeredaktor i një gazete, dhe kur aleatët çliruan Parisin, ai do të bënte reporterin deri në fund të luftës. Ai ishte, sidoqoftë, njëri prej reporterëve francezë, të cilët u shprehën kundër përdorimit të bombës atomike në Hiroshimë, e cila do të ndodhte më 8 gusht të vitit 1945. Ai u tërhoq nga ushtria në vitin 1947, kur gazeta e tij u bë komerçale. Qe kjo koha kur Kamy u njoh me Zhan-Pol Sartër. Pas lufte, Kamy filloi që të frekuentonte shpesh kafe Flore në bulevardin Saint-Germain në Paris në shoqërinë e Zhan-Pol Sartër e disa miqve të tjerë. Kamy, gjithashtu bëri një udhëtim drejt Amerikës për të dhënë leksione rreth filozofisë franceze. Në vitin 1949, sëmundja e tuberkulozit, që e kishte kapluar tashmë, e bëri që të izolohej nga bota për rreth dy vjet rresht. Në vitin 1951, ai do të publikonte librin e tij “Rebelët”, që ishte një analizë filozofike e rebelimit dhe revolucionit, e cila vuri në evidencë kundërshtimin e tij ndaj komunizmit. Pas publikimit të këtij libri, pati një reagim mjaft të ashpër nga ana e intelektualëve dhe gjithashtu edhe nga ana e kolegëve të tij, ku arriti kulmin e saj me krisjen e marrdhënies me Sartrin. Ky moment e shokoi atë, dhe papritmas do të fillonte të përkthente pjesë të ndryshme. Kontributi i tij më sinjifikativ në fushën e filozofisë ishte teza e tij e absurditetit, rezultati i dëshirave tona për qartësi dhe për të kuptuar kuptimin e botës dhe gjendjes së të tjerëve, të gjitha këto ai i shfaqi tek libri i tij “Miti i Sizifit”, e përfshirë kjo edhe në shumë studime të tjera, sikurse ishte “I huaji” dhe “Murtaja”. Pavarësisht “krisjes” me Sartrin, disa argumentojnë se Kamy u përqëndrua në kampin e ekzistencializmit. Sidoqoftë, ai e refuzoi kategorikisht etiketimin e tij në esenë e tij “Enigma”. Rryma konfuzionale mund të lind akoma, ashtu si edhe disa aplikime ekzistencialiste kanë të përbashkët me shumë me idetë praktike të Kamysë. Gjithsesi, mendimi personal që ai kishte rreth botës që e rrethonte, si dhe vizioni që ai kishte rreth progresit të saj, bën të mundur padyshim që ai të vendosej mënjanë. Në vitet 50’ Kamy do të mbështeste të drejtat e njeriut. Në vitin 1952 ai dha dorëheqjen e tij nga puna e tij në UNESCO kur OKB-ja pranoi Spanjën si anëtare, kur ajo në atë kohë ishte nën regjimin diktatorial e gjeneral Frankos. Në vitin 1953, ai do të kritikonte metodat sovjetike, për të shtypur grevën e punëtorëve në Berlinin lindor. Në vitin 1956, ai për të njëjtën gjë do të protestonte edhe kundër metodave të polakëve kundrejt shtetasve të saj. Po në këtë vit ai do të ngrihej kundër metodave çnjerëzore gjatë revolucionit hungarez të kryera nga sovjetikët. Ai iu qëndroi besnik ideve të tij pacifiste, duke iu bërë një rezistencë të admirushme këtyre metodave çnjerëzore anembanë botës. Një ndër kontributet e tija më sinjifikative në kuadër të kësaj lëvizje ishte eseja që ai e bëri në bashkëpunim me Arthur Koestler, që ishte shkrimtari, intelektuali dhe drejtuesi i këtij unioni kundër dënimit politik. Kur filloi lufta e Algjerisë në vitin 1954, për të ky fakt, ishte një dilemë e vërtetë. Kamy doli përkrah qeverisë franceze, duke e cilësuar këtë lëvizje nga algjeriantë nga njëra anë si një pjesë integrale të imperializmit arab të drejtuar nga Egjipti dhe nga ana tjetër si një lëvizje të inskenuar nga Rusia kundër Evropës perëndimore dhe kundër sipas tij izolimit amerikan. Ndërkohë Kamy nga ana tjetër, ishte partizan i idesë për një Algjeri autonome dhe federative. Prapa skene, Kamy, filloi që të punonte dhe të indagonte rreth të burgosurve algjerianë, të cilët u përballën me dënimin me vdekje. Nga viti 1955 deri në vitin 1956 Kamy do të shkruante për L’Express. Një vit më vonë, 1957, Kamy do të nderohej me çmimin Nobel për letërsi, dhe kjo në saj të “prodhimtarisë së tij letrare, në shërbim të zgjidhjes së problemeve të shumta që shqetësojnë ndërgjegjen njerëzore në ditët tona”. Kamy nuk e fitoi çmim me romanin e tij “Gremisje”, të cilin ai e publikoi një vit më parë, por në saj të shkrimeve të tij kundër dënimeve me karakter politik në esenë e tij të titulluar “Reflektim mbi Gijotinën”. Në një ndër pyetjet që i bënë studentët e universitetit të Stokholmit në lidhje me inaktivitetin e tij në çështjen algjeriane, ai iu përgjigj se në fakt ai ishte shumë i shqetësuar për atë çka mund t’i ndodhte së ëmës, e cila jetonte akoma në Algjeri. Pas kësaj deklarate intelektualët francezë do ta izolonin akoma më shumë atë.
Vdekja:
Alber Kamy vdiq më 4 janar të vitit 1960 në një aksident rrugor me makinë, afër Senës, në një vend të quajtur “Le Grand Fossard” në një qytet të vogël të Villeblevin. Në xhepin e tij të xhaketës ishte një biletë e pa përdorur. Është e mundur që ai të kishte planifikuar që të udhëtonte me tren, porn ë fund kishte vendosur që të udhëtonte me makinë. Edhe shoferi i makinës Facel Vega, Michel Gallimard- që ishte publicisti dhe shoku më i mirë i tij, kishte vdekur në një aksident rrugor më parë. Kamy u varros në varrezat e Lourmarin në Francë.
Binjaket Katerina dhe Zhana, dy vajzat e tij më vonë pas vdekjes së të atit do të botonin disa nga punimet e tij.
Dy ishin punimet e Kamys që u botuan pas vdekjes së tij, e para e titulluar “Një vdekje e lumtur”, e publikuar në vitin 1970, që kishte në qendër personazhin me emrin Meursault, si tek “I Huaji”, por përsëri ka një debat të hapur në lidhje me pikat e përbashkëta midis këtyre dy historive. Romani i tij i dytë që u publikua pas vdekjes së tij, që ishte edhe një roman i papërfunduar, ishte ai me titull “Njeriu i parë”. Ky ishte një roman, të cilin Kamy po e shkruante para se të vdiste. Romani bënte fjalë rreth biografisë së tij, ku përfshihej puna dhe fëmijëria e tij në Algjeri, ky roman do të publikohej në vitin 1995.
Kamy & futbolli:
Një herë Kamyn e pyet një shok se kë pëlqente ai më shumë futbollin apo teatrin, Kamy iu përgjigj pa hezituar për asnjë çast, “futbolli”.
Kamy luajti si portier për universitetin Racing të Algjerisë, ku fitoi kampionatin e Afrikës veriore dhe kupën e Afrikës veriore, të dyja këto në vitet 1930’ me skuadrën e të rinjve nga viti 1928 deri në vitin 1930. Shpirti i skuadrës, shoqëria dhe qëllimi i përbashkët e tërhiqte shumë Alberin e ri. Shpesh në shumë prej rubrikave sportive, Kamy shfaqet si një ndër lojtarët më të mirë në fushë. Por gjithçka do të venitej në moshën 17 vjeçare, kur Kamy u përball me një sëmundje të pa shërueshme, siç ishte tuberkulozi, dhe për këtë shkak ai do të dergjej për një kohë të gjatë në shtrat. Gjithçka rreth moralit dhe detyrave e kam mësuar nga sporti dhe nga ekipi im RUA thonte Kamy. Kamy i referohet një moraliteti të thjeshtë, në të cilat ai i përmend në esetë e tij të para, ku spikat afrimiteti i tij për shokët, duke shfaqur trimëri dhe lojë të pastër. Për Kamyn autoritetet qeveritare dhe ato spirituale, përpiqen shumë që ti bëjnë njerëzit konfuz me mendimet e tyre rreth moralit, duke i bërë gjërat të duken më komplekse seç janë në të vërtetë, sipas tij ato janë bërë që të shërbejnë për nevojat e tyre në vetvete.
Përktheu nga anglishtja
ENDRIT SHTYLLA
Comments
Post a Comment