Nexhmije Pagarusha – Diva e muzikës popullore shqipe


Nga: Prof.dr.sc.Akil Mark Koci
Për një kohë të gjatë ajo ishte ambasadorja e denjë e kulturës shqiptare,figurë artistike,dhe personifikim i këngës shqipe. Gjithmonë kur flasim për krijues të njohur në të gjitha lëmenjtë e shkencës dhe artit,si dhe për interpretuesit, bëjmë analiza dhe flasim nga këndvështrimi personal, duke nxjerrë në pah vlerat e tij të mirëfillta dhe duke u përcaktuar për kritere qofshi ato shkencore apo artistike të mbështetura në argumente mbi trajtën dhe formën e veprës për të cilat bëjmë fjalë,dhe rrallëherë ose asnjëherë nuk gjykojmë në bazë të mbresave tona për veprën e krijuar,krijuesin, interpretuesin në tërësi,por përpiqemi të sjellim përfundime në bazë të veprës ekzistuese.
Pra,kriteri i vlerës shkencore apo artistike nuk qëndron në cilësitë objektive të veprës.Fenomene të tilla deri diku shmangin shijen tonë individuale, që është në këto raste nonsens, sidomos kur është në pyetje vepra artistike, sepse sytë e veshët na japin kënaqësinë dhe mund ta vlerësojmë nga arsyeja dhe logjika, pa u bazuar në rregullsitë shkencore dhe artistike, edhe pse vepra artistike nuk është e vërtetë absolute, por krijim imagjinues i artistit.Është thënë shumë herë vepra shkencore apo e artit,pasi të përfundojë,nuk i përket më autorit të saj.Ketë fenomen e vërejmë sa herë sa herë që bëjmë fjalë për veprat e artit dhe për artistët e mirënjohur.Ketë e hetojmëe edhe tani,ndërsa bëjmë fjalë për portretin e artistes spnë të njohur,këngëtares Nexhmije Pagarusha, e cila ka qenë dhe ka mbetur fenomeni multidimensional, e pa përsëritshme,e cila gjithnjë ka zgjuar dhe zgjon kërshërinë tonë,sepse pos vlerave artistike të pa mohueshme, ajo na ka prezantuar në kohërat më të vështira të ringjalljes së dytë të identitetit tonë kombëtar,ku pas të gjitha atyre krajatave që ka kaluar populli i ynë sidomos ne në Kosovë,ajo shkëlqeu në shumë skena kombëtare dhe ndërkombëtare.Kur them këtë kam parasysh aktivitetin e saj të madh artistik. Sidomos ajo tregoi artin e vetë të vërtetë dhe të madh jo vetëm para dashamirëve dhe miqve tanë, por edhe para armikut tonë shekullor, në një kohë që në shtetin amë sundonte një sistem i urryer, që nuk na njihte se edhe ne jemi pjesë e ati trualli dhe e ati populli.Pra, Negjmija atë kohë ishte ambasadore e denjë e kulturës shqiptare,figurë artistike dhe personifikim i këngës shqipe dhe pa marrë parasysh urrejtjen që shprehnin armiqtë tanë ndaj nesh,gjithmonë po ata armiq janë përkulur dhe i kanë duartrokitur artit të saj,personit e cila gjithë herë dhe gjithmonë ka shpreh identitetin e vet nacional, pavarësisht se ku dhe para kujt ka kënduar këngët shqipe dhe vetëm shqipe, atë melos që e donin ose nuk donin,ndërkaq e shijonin jo vetëm interpretimin e saj të shkëlqyer, por edhe begatinë meloritmike të këngës shqipe.


Edhe sot, nëse bëjmë një retrospektivë të plejadës së këngëtarëve jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjitha trojët shqiptare, do të shohim se ketë fenomen ende nuk ka mundur kush ta zëvendësojë si këngëtare, pa marrë parasysh numrin e madh të tyre, që u shkolluan jo vetëm neper shkollat tona muzikore, por edhe ato evropiane dhe botërore.Kronologjiket mund të vërejmë se ka patuar këngëtare po ashtu të suksesshme, por asnjëra apo asnjeri nuk ka arritur zenitin e shëklqimit të interpretimit si Nexhmija e jonë e madhe. Prandaj, me plotë të drejt mund të them se, pavarësisht talentit dhe gjeniu krijues që posedonin krijuesit tanë që nga Lorenc Antoni,Rexho Mulliqi dhe të tjerët deri në ditët tona, të gjithë këta kanë pasur fatin e madh që kanë qenë bashkëkohanikë të saj dhe kanë kompozuar këngë, të cilat i ka interpretuar Diva e muzikës popullore shqipe, Negjmije Pagarusha.Askush nuk do të i harrojë interpretime bravuroze të saja, që nuk ka qenë vetëm thjesht art i të kënduarit,sepse ajo në interpretim kalonte dimensionet e një simfonie të përsosur, ku njeriu e ndiente veten të përmbajtur, por të plotë me gëzime në imazhet e saja interpretuese.Është e vërtetë se artistët kërkojnë në artin e tyre për ta arritur të pa mundurën dhe duke i u referuar kësaj paranteze, ata me mjetët e tyre shprehëse e në ketë rast interpretimi i Nexhmijës ndiqteintuitën që paraqet individualitetin e saj krijues-interpretues. Në aspektin tjetër, rruga e artit të saj na paraqitët si ‘’credo-simbol’’ i besimit për një të ardhme më të mirë, krahas dhembjeve dhe tragjizmit të kombit që i përket duke konfirmuar dhe transformuar ato përjetime në art të vërtetë.Megjithatë, arti i saj nuk mbaron këtu. Kënga e saj është religjion, besim, art, përjetshmëri që ngjallë shpresën edhe ashtu të humbur gjatë shekujve nën sundimin e të huajve. Qartësia e këtij fenomeni është evident, kur kemi parasysh traditën muzikore që ka populli i ynë i lashtë që nga Ilirët e deri në ditët tona, i cili ka kultivuar një muzikë të bukur dhe dinjitoze dhe kështu ndjekim gjurmët para-helenike, duke legalizua mënjanimin e idhujve në krijimtarinë personale, duke e shndërruar në magji muzikore ritmin e jetës bashkëkohore.Shpesh ajo, në interpretimet e saja, nuk ndjek rregulla të përcaktuara, ajo e ndjen këngën, e ndjen fjalën e thënë përmes melodisë dhe krijon imazhe të reja, qëndrim, rregull, duke u bërë bashkë-autore e këngës, si fryt i perceptimit të saj të subjektit artistik, ku ndihet mesazhi përmes vokalit të saj kumbues, rrëqethës por plotë lëvizje në kompleksi-tetin e interpretimin të saj të shkëlqyer, që paraqet sensacion të fenomenit tingëllor. A jo, pra, artistja e jonë e madhe, përmes këngës na rrëfen ngjarjet dhe parafytyrimet të reja, me sens të veçanet të shprehjes artistike të transformuar në një sfond tingëllor shpirtëror të njeriut të shqetësuar.Të gjitha këto mbresa dhe përshtypje që i thamë më lartë, na vijnë kur dëgjojmë tani incizimet e saja të këngëve të realizuara dhe të incizuara në një teknikë largë atyre të sotmes,bëjmë pyetje: sa zë paska të kultivuar paska pasur, ku spikat tonalitetet e shumta, duke shpalosur hyjnizimin tingëllor të zërit të saj befasues, të fort, të guximshëm dhe krenar.


Më në fund vlerësimet e shumta të muziktarëve të njohur, kritikëve muzikor të fascinuar me interpretimet e saja kanë bërë jehonë, që u transmetuar jo vetëm nga individi te individi, por edhe më shumë, nga se me vlerat e saja interpretuese tingëllore krijojnë një spektakël dhe shpërthim jo vetëm lirik ndjenjash, por ajo epizoi këngën shqipe, kur më së shumti kishim nevojë.
Ajo na fali këngën, kurse poetët i thurën vargje e kompozitorët kompozuan këngët kushtuar asaj dhe vetëm asaj – Bylbylit të Kosovës dhe Hyjneshës së këngës, pra Divës sonë të këngës dhe interpretimit që është vlerë nacionale, dhe po e mbarojmë ketë shkrim me thënën e Rilind-asit tonë Naim Frasherit: “ç’vlerë t’i venë vetes një komb, atë e venë dhe të huajtë’’.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk