Rruga e modernitetit dhe koha e artë e letërsisë shqiptare
(Kultura
shqiptare e viteve 30)
Nga
Robert Elsie
1. Rruga e modernitetit
Për
gati një gjysmë shekulli pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, shkrimtarë
dhe intelektualë shqiptarë vazhduan të frymëzoheshin nga iderat dhe nga idealet
e Rilindjes Kombëtare të shekullit nëntëmbëdhejtë. Rryma kryesore e letërsisë
shqiptare deri në Luftën e Dytë
Botërore ishta ajo
e shkollës shkodrane
të Gjergj Fishtës
- një shkollë
kreative, inovative por njëkohësisht tradicionale. Fishta solli në
Shqipëri një rrafsh cilësor më të lartë, rrafshin e letërsisë të cilën vendet
më të zhvilluara të Evropës kishin patur që nga gjysma e dytë e shekullit
nëntëmbëdhjetë. Kjo ishte një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm duke marrë
parasysh konsolidimin e vonuar të Shqipërisë si shtet dhe në zhvillimin e saj
të ngadalshëm politik dhe kulturor.
Në
vitet tridhjetë, kultura shqiptare hyri në një fazë tjetër. Rrymat kryesore të
letërsisë
shqiptare
filluan me kohë të humbnin kontakt me realitetet e shtetit të pavarur shqiptar.
Idera nga jashtë u futën në vend dhe një stad më i lartë i arësimimit të intelektualëve
ia hapi derën zhvillimit kulturor më të shpejtë. Për një dhjetëvjetësh,
letërsia dhe kultura shqiptare lulëzuan si kurrë më përpara, fillimisht në
Shkodër, dhe më vonë në Tiranë dhe në mbarë vendin.
Rrugën
e modernitetit, d.m.th. rrugën drejt Evropës morën dy poetë të brezit tjetër,
dy njerëz nga jashtë rrethanave të njohura letrare që u shkëputën nga traditat
e letërsisë shqiptare dhe që ia dhanë
kulturës shqiptare vendin e saj në Evropën bashkëkohore: Migjeni dhe Lasgush
Poradeci.
Migjeni
(1911-1938) i kishte të gjitha kushtet paraprake për tu bërë poet: një mend
kureshtar dhe kërkues, një natyrë depresive pesimiste, dhe një seksualitet të
shtypur, të parealizuar. Më interesant nga të gjitha është ky aspekt i fundit.
Erotizmi kurrë nuk ka qenë tipar i dukshëm i letërsisë shqiptare. Zor të gjesh
një autor shqiptar në poezi ose në prozë i cili i ka shprehur me shkrim
impulset dhe dëshirat e tija intime. Migjeni e bën pjesërisht, por në mënyrë të
paditur. Thuhet se deri në vdekjen e tij në moshën njëzet e gjashtë, poeti ka
mbetur i virgjër. Poezia dhe proza të tija janë plot me figura grash,
shpeshherë prostituta të mjeruara, për të cilat Migjeni tregon edhe mëshirë
edhe një interes seksual të hapur. Janë sytë e përlotur dhe buzët e kuqe që
përmenden. Pjesët e tjera të trupit nuk përshkruhen kurrë. Për Migjenin, seksi
ishte vuajtje:
Ato
dy buzë të kuqe
Dhe
dy lote të mija
Qenë
shenjat e dhimbjes
Kur
më vrau bukurija Kur më zû dashunija E më dogji rinija.
Pasioni
dhe dëshira epshore janë të gjithandejshëm në poezinë e Migjenit. I gjejmë
përshkrime të intimitetit trupor, por shpeshherë me neveri dhe hidhërim. Për
Migjenin edhe seksi është mjerim, si në Poemën e mjerimit:
Mjerimi
tërbohet në dashuni epshore.
Nepër
skâje t'errta, bashkë me qejë, mijë, mica,
Mbi
pecat e mbykta, të qelbta, të ndyta, të lagta Lakuriqen mishnat, si zhangë, të
verdhë e pisa, Kapërthehen ndjenjat me fuqí shtazore,
Kafshojnë,
përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta, Edhe shuhet ûja, dhe fashitet etja
N'epshin
kapërthyes, kur mbytet vetvetja,
Dhe
aty zajnë fillin të mârret, sherbtorët dhe lypsat
Që
nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Sa
larg u largua letërsia shqiptare nga folklorizmet dhe artificialitetet e
Çajupit, të Asdrenit, bile edhe të Fishtës! Edhe pse nuk arriti të botojë një
libër, poezitë e Migjenit kishin një sukses të menjëhershëm. Migjeni i hapi
rrugën letërsisë moderne. Por kjo rrugë mbeti e hapur për një kohë tepër të
shkurtër. Tamam në vitin e botimit të Vargjeve të Lira u shpall fitorja e
Stalinizmit.
Çfarë
ndihmes do të kishte bërë Migjeni, po të kishte jetuar më gjatë? Në fund, kjo
çështje
mbetet hipotetike, sepse zëri i tij individualist i protestës së vërtetë
sociale do ta kishte pësuar të njëjtin fat si ai i shumicës së shkrimtarëve të
talentuar të viteve dyzet. Të paktën, vdekja e herët e Migjenit na e la
shkrimtarin të paprekur.
Fakti
se Migjeni vdiq i ri e vështirëson mundësine e një vlerësimi kritik të
krijimtarisë
së
tij. Në përgjithësi Migjeni admirohet dhe lexohet shumë, por nuk ka mbetur pa
kritik. Mjaft lexues qenë të zhgënjyer nga proza e tij, dhe gjerësia e
veprimtarisë poetike të tij nuk është aq që ta shpallim poet universal. Arshi
Pipa ka shprehur dyshime në çfarë masë Migjeni dinte shqip tamam: Pipa thotë
kështu: "I lindur shqiptar në një familje me prejardhje sllave, dhe pastaj i rritur në
rrethana kulturore sllave, ju kthye Shqipërisë dhe gjuhës e kulturës shqiptare
vetëm kur ishte i rritur. Gjuhën e shtëpisë e kishte serbokroatishten dhe në
seminar mësoi rusishten. Ai s'dinte shqip mirë. Shkrimet e tij janë plot me
gabime orthografike, edhe nga më të thjeshtat, dhe sintaksi i tij nuk është
normal për një shqiptar. Vërejtja mbi italishten
e
Italo Svevo-s është akoma më e vërtetë për shqipen e Migjenit1." Kritikë
letrarë stalinistë të
Shqipërisë
së pasluftës e shpallën Migjenin në mënyrë mjaft të përciptë pararojën e
Realizmit
Socialist
me gjithë se nuk ishin në gjendje ti trajtojnë disa aspekte të jetës dhe të
krijimtarisë së tij, siç janë pesimizmi i tij shopenhauerian, simpatitë të tij
me Perëndimin, seksualitetin e tij, dhe elementin niçean në poemën Trajtat e
mbinjeriut. Edhe pse këta kritikë e vlerësuan veprimtarinë e Migjenit si
pasojën e Shqipërisë zogiste të paraçlirimit, ka dalë tepër e qartë kohët e
fundit se pas dyzet e gjashtë viteve të diktaturës së proletariatit, Kangët e
pakëndueme të poetit janë akoma më aktuale se kurrë.
Rrugën
e modernitetit mori edhe një poet krejt tjetër. Lasgush Poradeci (1899-1987)
shikohet nga disa kritikë si poeti më i madh i shekullit njëzet. Megjithatë
është mjaft e vështirë ta caktojmë pozitën e tij në letërsinë shqiptare.
Poradeci nuk kishte shumë gjëra të përbashkëta me shkrimtarët e tjerë të kohës:
me Asdrenin, Fan Nolin, Migjenin. Lasgushi i solli letërsisë shqiptare një
diçka të rrallë: një misticizëm panteist i cili krijoi një urë midis gjendjeve
shpirtërore të ekzistencës tokësore dhe burimeve qiellore të energjisë
krijuese.
Lasgush
Poradeci ishte një prodhim eklektik i kohës dhe një paradoks në letërsinë e
Evropës juglindore. Rexhep Qosja e shprehu kështu: "Lasgush Poradeci ndien
si romantik, mendon si klasiçist,
asht i vetmuem
dhe hermetizuem shpirtnisht
si simbolist dhe i
kujdesshëm e fanatik
ndaj formës së
vargut si parnasist2." Me ngritjen e
Stalinizmit në Shqipëri, penda e shquar e Lasgushit filloi të shteret.
Edhe pse u lavdërua fshehtazi nga
1 Arshi Pipa: Albanian literature: social
perspectives. Trilogia Albanica III. Albanische
Forschungen
19. (Trofenik, Mynih 1978), f. 134.
2
Rexhep Qosja: Dialogje me shkrimtarët. (Rilindja, Prishtinë 1979), f. 144.Shumë
kritikë, ky estet romantik kurrë nuk e gëzoi aprovimin e dogmatistëve
marksistë. Ata nuk e kuptuan veprën e tij. Poeti vetë tha: "Më mirë ta
thyej lapsin se sa të shkruaj si duan ata." Fusha kryesore e veprimtarisë
së poetit në periudhën socialiste ishte atëherë përkthimi letrar, ai liman i
sigurtë për heretikët letrarë.
Temat
kryesore të poezisë të Lasgushit janë të njohura. Ai i donte fjalët dhe
shprehjet
arhaike
si dhe neologjizmat dhe gjuhën që buronte në poezinë popullore të Shqipërisë së
Jugut. Mitrush Kuteli, i cili botoi vëllimin Ylli i zëmrës, tha: "Lasgushi
është poeti shqiptar, i vetmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm
shqip3." Por në të njëjtën kohë, Lasgush Poradeci është edhe një artist
evropian. Ai bashkon sensualitetin e shprehjes së Sharl Bodler- it (1821-1867), filosofinë estetike të formës dhe elegancën e
dalluar të Shtefan George-t (1868-1933), filosofinë dhe humanitetin e Naim
Frashërit me pavdeksinë kosmografike të mjeshtrit të tij Mihai Eminesku-t
(1850-1889). Shkencëtari Eqrem Çabej (1908-1980) fliste për poetin "të
cilin Shqipëria do t'ia falë njëherë botës4." Me gjithë se poezia e
Lasgushit nuk
përkthehet
kollaj, Çabej mund të ketë të drejtë.
Veprimtaria
e Lagushit ishte e habitshme, e mahnitëse për ato vite. Me Lasgushin,
koha
e nacionalizmit romantik, e ushqyer nga një mori poetësh të cilësive të
ndryshme të
Rilindjes
Kombëtare u zhduk përfundimisht. Lasgush Poradeci vdiq në varfëri në Tiranë me
12
nëntor 1987.
2. Kulmi letrar i viteve 30Brënda
një periudhe prej pesë vitesh në mesin e viteve tridhjetë, u realizua një hap i
madh përpara në fushën e letërsisë. Në poezinë, Lasgush Poradeci botoi
përmbledhje lirike të mahnitshme:
Vallja e yjve, Constancë 1933, dhe Ylli i zemrës, Bukuresht 1937;
Migjeni, i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, arriti ta dërgonte vëllimin e hollë
Vargjet e lira, Tiranë 1936, në shtyp para se vepra e tij të ndalohet dhe se
poeti vetë të vdesë; dhe Gjergj Fishta paraqiti versionin përfundimtar të
epikës së pashoqe Lahuta e malcís, Shkodër 1937, me tridhjetë këngë. Në fushën
e prozës shqiptare u botuan: romani nihilist Nga jeta në jetë - Pse!?, Korçë
1935,
nga Sterjo Spasse; përmbledhja e dytë e tregimeve të Ernest Koliqit, Tregtar
flamujsh, Tiranë 1935; romani i mirëpritur i kritikës sociale, Sikur t'isha
djalë, Tiranë 1936, nga Haki Stërmilli; dhe vëllimi i parë i tregimeve të
Mitrush Kutelit, Nete shqipëtare, Bukuresht 1938. Edhe Migjeni
i botoi njëzet
e katër skiza
të mprehta nëpër gazetat
e ndryshme brënda pesëvjeçarit
1933-1938 dhe e mbaroi dorëshkrimin e pabotuar, Novelat e qytetit të veriut,
1936.
Në fushën e dramës, Etëhem Haxhiademi e mahniti publikun e kulturuar me
tragjeditë
klasike
të cilat, edhe pse nuk ishin gjë e re nga përmbajtja, e treguan një finesë të
padëgjuar dhe të paparë në skenën shqiptare.
Aq shpejt sa
letërsia, u zhvillua edhe
zhurnalizmi, i cili që nga koha e Rilindjes, vazhdoi të luante në rol themelor
në afirmimin e kulturës kombëtare. Nga moria e gazetave
javore
dhe mujore nacionaliste jetëshkurtra që dolën në qytete të ndryshme të
Ballkanit, u zhvillua një zanat zhurnalistik me cilësi që i shërbeu përhapjes
së informacionit, qoftë politik,
kulturor
ose letrar. Me gjithë strukturat primitive që zotëroheshin akoma në kohën e
Ahmet Zogut (1895-1961), të bërë tashme Zogu i Parë, Mbreti i Shqiptarëve,
shtypi u zhvillua në mënyrë liberale. Botuesit, po të kishin kujdes të mos
kritikonin familjen mbretërore dhe politikën e jashtme të mbretit, mund të botonin si të
donin. Cenzura ekzistoi, si në çdo
3 Mitrush Kuteli: Poetika e Lasgush Poradeci-t.
në: Përpjekja Shqiptare. Revistë kulturale e përmuajshme, Tiranë 17, Maj 1938,
f. 247.4 Lasgush Poradeci: Vdekja e nositit. Botim i
dytë i plotësuar. (Rilindja, Prishtinë 1986)
f.
38.
Diktaturë,
dhe herë pas here gazeta u mbyllën, por situata kurrë nuk ishte aq e tmerrshme
se sa në periudhën pas 'çlirimit'.
Në
krahasim me vendet e tjera në vitet tridhjetë dhe dyzet, relativisht pak libra
u
botuan në
Shqipëri. Kjo ishte
rezultat i mungesës
së zhvillimit ekonomik
si dhe i analfabetizmit të
lartë. Leximi i
librave mbeti argëtim
për një pakicë
shumë të vogël meshkujsh. Një rritje e dukshme në
prodhimin letrar, bile lulëzimi i kulturës së shkruar në Shqipëri varej atëherë
shumë nga revistat dhe gazetat letrare të kohës të cilat i ofruan shumë
shkrimtarëve të rinj një mundësi botimi dhe përhapën vepra dhe idera në tërë
vendin.
Revistat
katolike të Shkodrës, si Hylli i Dritës (1930-1944) i Gjergj Fishtës, Zâni i
Shna
Ndout (-1944), dhe Leka (1929-1944), vazhduan të luanin një rol të rëndësishëm
në përhapjen e ideve. Për komunitetin mysliman doli në Tiranë revista Zâni i
naltë (1923-1938) e cila informoi lexuesin mbi kulturën islame në Shqipëri dhe
në Lindjen e Mesme.
Por
kishte edhe shumë revista të mira jofetare që ndihmuan në afirmimin e kulturës
së
shkruar
të kohës. Revista mujore liberale Minerva (1932-1936) u botua në Tiranë ndër të
tjerët nga Tajar Zavalani (v. 1976), artisti Odhise Paskali (1903-1985), Nebil
Çika (v. 1944) dhe Stefan Shundi (1906 - ca. 1944). Shumë prej këtyre
zhurnalisteve bashkëpunuan në revistën kulturore Illyria (1934-1936) në të
cilën Migjeni botoi prozën dhe poezinë e parë. Një hap i madh përpara u realizua
me revistën Përpjekja Shqiptare (1936-1939) e Branko Merxhanit (v. 1976). Për përhapjen e iderave të të majtës
progresiste kishte edhe revista dyjavore ABC (1936) të Petro Markos dhe Bota e
Re (1936-1937) komuniste të Korçës. Më vonë dolën revista mujore Shkëndija
(1940-1943) e themeluar nga Ernest Koliqi, Fryma (1944), Revista letrare (1944)
dhe Kritika (1944).
Me kohë,
kultura e kësaj
periudhe filloi të
tregonte gjurmët e
polarizimit midis
Lindjes
dhe Perëndimit. Shqipëria ishte prekur fillimisht shumë pak nga iderat dhe
idealet e Revolucionit të Tetorit në Rusi, me gjithë se një sasi e vogël
figurash intelektuale e kishin vizituar Bashkimin Sovjetik në kohën e Stalinit:
Fan Noli (1882-1965), i njohur më vonë si Peshkopi i
Kuq, shkrimtari Haki
Stërmilli (1895-1953), poeti rebel Sejfulla
Malëshova (1901-1971) dhe Tajar Zavalani. Padrejtësitë sociale në
Shqipëri, të theksuara akoma më shumë nga një diktaturë gati bizantine, si dhe
ngritja e Italisë fashiste mbushën mendjen e shumë intelektualëve të viteve
tridhjetë që të interesoheshin për
komunizmin sovjetik, ose të paktën për ndonjë lloj socializmi, për të luftuar
kundër varfërisë dhe shfrytëzimit të masave fshatare. Polarizimi i ideologjive
u theksua akoma më shumë me fillimin e Luftës Civile të Spanjes në vitin 1936. Shkrimtarët
Petro Marko (1913-1991) dhe Skënder Luarasi (1900-
1982)
dhe një kontingjent shqiptarësh u nisën për në Katalonjë për ta marrë pjesë në
Brigadat Ndërkombëtare. Idera socialiste
zhvilloheshin në Shqipëri,
por në të
njëjtën kohë zhvilloheshin edhe
idera fashiste.
Një figurë
mjaft interesante e
kulturës shqiptare të
viteve tridhjetë ishte
Branko
Merxhani,
botuesi i revistës Përpjekja Shqiptare që nga tetori i vitit 1936. Merxhani e
kishte të qartë se vendi i tij ishte i pazhvilluar në çdo drejtim, edhe
intelektualisht, dhe bëri thirrje për një rilindje shpirtërore të cilën ai e
quajti Neoshqiptarizmi. Kjo rrymë intelektuale hyri në shoqërinë shqiptare afër
vitit 1928, me gjithë se rrënjët i kishte në Rilindjen Kombëtare të shekullit
nëntëmbëdhjetë. Duhej tani në Shqipërine
e pavarur një identitet kombëtar, një
vetëdijë shqiptare për ta nxjerrë miletin nga errësira dhe injoranca.
Shqipërine e quajti një qënie e kufizuar së jashtëmi dhe e pakufishme së
brëndshmi. Së bashku me shkrimtarin fashist Vangjel Koça (1900-1943), Merxhani
e paraqiti Neoshqiptarizmin në vitin 1929 në gazetën gjirokastrite Demokratia
dhe në vitin 1930 në revistën Neo-Shqiptarizmi. Neoshqiptarizmi e kishte për
bazë nacionalizmi ideologjik. Në formën e mirëfilltë ishte një lëvizje
kulturore dhe jo politike. Në fjalët e Merxhanit: "Politikë s'ka! Vetëm
kulturë!" Me kohë, Neoshqiptarizmi u bë një kundërpeshë ideologjisë më të
politizuar socialiste dhe internacionalizmit të majtë. Edhe pse ishte një
krijim shqiptar, Neoshqiptarizmi duhet shikuar ne suazën e
ideologjive nacionaliste të
tjera të Evropës
së viteve njëzet
dhe tridhjetë:
Hellênikótêta
greke, kryesisht nën diktaturën e gjeneralit Joanis Metaksás (1871-1941) të
viteve 1936-1940, italianità italiane në kohën e Duçes italian Benito Musolini
(1883-1945), dhe hispanidad në Spanjen fashiste të gjeneralit Fransisko Franko
(1892-1975). Ngadalë ngadalë ato u bashkuan për të krijuar fashizmin evropian,
i cili e solli një diktaturë brutale dhe panjerëzore kudo në Evropë.
Shkrimtarë
shqiptarë të viteve tridhjetë u tërhoqën, u mahnitën nga Perëndimi dhe u
përpoqën ta zbulojnë rolin e Shqipërisë në Evropë. Kjo ishte një temë kryesore
në shtypin letrar të kohës. Një sasi e madhe intelektualësh kishin qenë jashtë
vendit dhe kishin parë shoqerinë perëndimore. Duke ardhur nga vendi të cilin,
sipas shprehjes së njohur, "e don Zoti sepse u ndryshua aq pak që nga koha
e krijimit të botës", ata ishin të tërhequr, por gjithashtu të çorientuar,
të tmerruar me gjendjen e Shqipërisë.
Fjala
Perëndim në Shqipëri kishte një kuptim disi të paqartë duke qenë se vendi
perëndimor më afër Shqipërisë ishte Italia fashiste e Musolinit. Me 7 prill
1939, diskutimi intelektual mbi rolin
e Shqipërisë në
Evropë u bë
i tepërt pasi
trupa italiane pushtuan Durrësin,
Vlorën dhe Shëngjinin për ta kolonizuar gjithë Shqipërinë.
Është
puna e historianëve për të vlerësuar në çfarë masë përqafimi kulturor italian i
Shqipërisë dhe më vonë pushtimi drejtëpërsëdrejti politik i vendit ishin një
fitim ose një humbje kulturore në atë fazë të zhvillimit. Shumë shpejt erdhi
një luftë botërore. Polarizimi i ideve evropiane të Lindjes së Re dhe të
Perëndimit të Ri, d.m.th. të komunizmit dhe të fashizmit, solli me vete
konfrontimin përfundimtar në Shqipëri, si dhe kudo tjetër në Evropë, gjatë të
cilit vendi ju nënshtrua vullnetit të pamëshirëshëm të ekstremistëve politikë
dhe ushtarakë, dhe gjatë të cilit shkrimtarë dhe intelektualë të të gjitha
krahëve politike u detyruan të përgjunjeshin.
Nuk
e teprojmë kur themi se jeta intelektuale dhe kulturore shqiptare kishte
arritur një kulm nga mesi i viteve tridhjetë deri në gjysmën e parë të viteve
dyzet. Për herë të parë ekzistonte në Shqipëri një letërsi moderne bashkëkohore
me cilësi. Kombi shqiptar qe arritur në moshë.
Kjo
periudhë, një lloj kohe e artë, solli një lulëzim, por një lulëzim tepër të
shkurtër në hije të katastrofës e cila do të shfaroste gati gjithë
prodhimtarinë letrare dhe kulturore për më shumë se njëzet vjet. Edhe një herë
në historinë e kulturës shqiptare burbuqet e letërsisë u mblodhën. Edhe një
herë rrënjët e bimës u prenë.
Comments
Post a Comment