Aurela Gaçe: Jam e lumtur, e realizuar dhe një nënë e përkushtuar
Ilda Lumani
Ritmi i gjakut është ai
që na ngre në këmbë. Ky është mesazhi që sjell në këngën e re këngëtarja e
mirënjohur Aurela Gaçe, me “Boom, Boom, Boom”. Një këngë ritmike, në të cilën
gërshetohet muzika moderne me elementë shqiptarë, të cilët identifikohen edhe
më shumë në klipin që sapo është lançuar. Në këtë intervistë për “Summer Time”,
Aurela tregon gjithçka që ka bërë për këtë projekt të ri, e gjithashtu këngët e
realizuar në këto 2 vjet që ajo është kthyer në Tiranë. Nga ana tjetër, ajo tregon
edhe disa detaje në këtë moment të jetës së saj, që duket se është më i
lumturi. Si e përshkruan ajo? Le ta ndjekim në këtë intervistë të këndshme.
Aurela
sapo keni publikuar klipin tuaj të fundit. Si kanë qenë reagimet e para që keni
marrë?
Nga ata që më duan kam
marrë urime... Për ata që s'më duan, çfarëdo gjëje të re të bësh, u duket
gjithmonë e keqe. Kështu që mua më intereson mendimi i njerëzve që marrin
energjinë time dhe e përdorin të kalojnë 3 minuta të hareshme.
Përherë
përpiqeni të sillni mesazhe me këngët tuaja. Këtë herë çfarë doni t'u thoni me
këngën tuaj?
Kam 20 vjet në skenë
dhe jam live në koncerte ku ka shqiptarë. E di që ne jemi të dashuruar me
house, shumë nga ne me rock. Unë jam një nga adhurueset e rock-ut, por kur vjen
momenti dhe dëgjojmë ritmin dhe melodinë e një kënge shqiptare, të gjithë jemi
në këmbë... Këtë nuk e them unë, por fakte të jetuara.
Kush
janë bashkëpunëtorët tuaj në këtë këngë?
Dr. Flori dhe Edlir
Begolli janë producentët muzikorë. Videon e ka realizuar në mënyrë të përkryer “MAX-Production”,
dhe stilimi në këtë video është kuruar deri në detajet më të vogla nga talenti
Joni Peçi. I falënderoj, sepse është mbështetja e tyre që puna ime të dalë
ashtu siç do ta donte çdo këngëtar. Gjithashtu, falënderoj edhe kompaninë “ASLV”.
Ndihma e pakursyer e të gjithëve më bën të besoj se ka akoma mes nesh, njerëz
që duan një mik dhe i gjenden pranë. U jam vërtetë mirënjohëse.
Besoni
se kjo këngë do të kthehet në një hit?
Ah, këtë nuk mund ta
parashikoj...
Origjinale
është një këngë që ka thyer rekorde dhe është kënga më e klikuar shqiptare. Me
këngët tuaja të reja dëshironi ta thyeni atë rekord, apo jo?
Jo. Nuk e ndjek veten
time nga pas... Gjithsecila këngë ka vlerën dhe stilin e vet. Ka shumë njerëz
që thonë se kënga “Fati ynë shpresë e marrëzi” është diçka që nuk arrihet, por
kjo nuk do të thotë që unë të ndaloj aty, sepse të ishte ashtu, nuk do të
prodhoja më asgjë që nga viti 1997 kur kjo këngë u shfaq në publik. Kush më e
bukur në melodi, kush më e ndjerë, kush më pak ritmike e kush me shumë
revolucion, janë të gjitha pjesë e punës sime. Po të marrësh 4 këngë që kam
publikuar vetëm këto 2 vjet, janë “ORIGJINALE”, “CASH”, “TRANZIT” dhe tani “BOOM
BOOM BOOM”... Të katërta janë kryekëput ndryshe nga njëra-tjetra, kështu që
edhe suksesi është i ndryshëm.
Çmimi
për këngën “Tranzit” si klipi më i mirë, çfarë vlere merr në punën tuaj?
Ja ku erdha 4 muaj më
parë me një këngë si “Tranzit”... komplet ndryshe nga ato më parë e nga kjo më
e reja. Vlerësimi që iu bë, për mua është një shpërblim moral shumë i vyer,
sepse ajo këngë është shumë e veçantë, pasi unë aty kam shprehur në pak fjali,
atë që më mundon. Do të doja të kisha strofa të tjera të shprehja edhe më
shumë, por ndoshta i them në një këngë tjetër. “Max-Production”, me këtë klip,
arriti t’i japë publikut një mini-film, është thënë gjithçka në tre minuta.
Si
e pret këtë verë, në punë?
Si gjithmonë, mirë.
Po
pushime keni planifikuar?
Akoma jo.
Jeni
mjaft e përkushtuar ndaj të voglës suaj, e kishit menduar se do të ishit kështu
përpara se të bëheshit nënë?
Po e dija, sepse unë i
përkushtohem çdo gjëje që dua, e aq më tepër kur bëhet fjalë për gjakun tënd,
për mishin tënd... Nuk mund ta mendoja veten ndryshe, përveçse të përkushtuar
në maksimum.
Si
do ta përshkruaje veten në këtë fazë të jetës tënde?
E lumtur, e realizuar!
Comments
Post a Comment