Parajsë lulesh më Parkun Hitachi Seaside
Të gjithë trillet e deritashëm, pa përjashtim të gjitha
hamendjet dhe frymësimet e epërme, kanë dalë një një përfundim, në lidhje me atë
se si është Parajsa, si është ajo tokë e premtuar e njerëzve të devotshëm. Që të
gjithë kanë një kundim të njëjët, Parajsa është një hapsinë e pamatë me lule,
tamam si në Parku Hitachi Seaside në Hitachinaka të Japonisë. Parku Hitachi
Seaside në Hitachinaka në Japoni gjendet pranë plazhit Ajigaura dhe
njëkohësisht është një park lulesh dhe një destinacion i njohur turistik. Parku
zë një zonë prej 3.5 hektarë dhe lulet janë të mrekullueshme gjatë gjithë
vitit. Cdo sezon ju do të gjeni lloje të ndryshme lulesh të cilat celin në
‘Miharashi No Oka’, një kodër me pamje panoramike nga Oqeani Paqësor.
Parku është i famshëm për një lloj lule me petale në ngjyrë
blu të quajtura nemophila dhe celin në pranverë duke tërhequr kështu shumë
turistë. Por nemophilat nuk janë të vetmet lule në këtë park pasi aty gjenden
170 lloje të tjera lulesh si tulipanë, gëmusha dhe daffodil. E mbushur me pyje,
kopshte me lule të shumta një zonë të vogël argëtimi dhe kurse ciklizmi, parku
Hitachi Seaside është një nga vendet që duhet të vizitoni ndërsa jeni në
Japoni.
Comments
Post a Comment