Albert Kamy, viktimë e KGB-së?
Shkrimtari i njohur francez, Albert Kamy, i cili humbi jetën
në një aksident trafiku në vitin 1960, ndoshta është viktimë e Shërbimit
sovjetik për zbulim (KGB), deklaroi akademiku italian Giovani Cattali për
“Corriere della sera”. Konfirmimi i Cattalit se KGB-ja e likuidoi autorin e
veprave “I huaj” dhe “Miti i Sizifit”, te shumë njerëz shkaktoi dyshim.
Shkencëtari italian i referohet një pjese të ditarit të poetit çek Jan Zabrana.
Në ditarin e tij, Zabrana shkruan se ka pasur takim me një agjent të KGB-së.
“Dëgjova diçka shumë të çuditshme nga një njeri, i cili di shumë punë dhe i
cili ka burime të mira zbuluese. Ai tha se aksidenti, në të cilin Albert Camus
(Kamy) ka humbur jetën është organizuar nga agjentët sekretë sovjetikë. Ata e
kanë dëmtuar gomën e automjetit, përmes një pajisjeje, e cila gjatë shpejtësisë
së caktuar do ta shfrynte gomën”, shkruan Zabrana në ditarin e tij.
Cattali pohon se urdhri për likuidimin e Kamy, ka ardhur
drejtpërdrejt nga ministri i atëhershëm sovjetik i Punëve të Jashtme, Dimitri
Shepillov, i cili ka qenë i tërbuar për shkak të një shkrimit të publikuar në
një gazetë franceze, në vitin 1957. Në këtë shkrim Kamy e akuzon për vendimin
që Moska do të dërgonte ushtri për neutralizimin e kryengritjes në Hungari në
vitin 1956. Por në një skenar të tillë nuk beson filozofi francez Michael
Onfrei, i cli punon prej kohësh me biografinë e Camus. “Mendoj se kjo nuk është
e mundur. KGB-ja ka pasur mënyra të tjera që ta eliminonte shkrimtarin Albert
Kamy “, tha Onfrej, duke shtuar se Kamy gjatë fatkeqësisë ka pasur biletë
kthimi për në Paris, ku kishte planifikuar t’i kalonte Krishtlindjet me
familjen, por në momentin e fundit kishte vendosur të kthehej me mikun dhe
botuesin, Michael Galimar.
Automobili i Kamy, fluturoi nga rruga e ngrirë dhe u përplas
në dru. Shkrimtari vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Galimar vdiq disa ditë më
vonë. Vojtek Ripla nga Instituti për studimin e regjimeve totalitare në Pragë,
gjithashtu, dyshon në versionin e Katelit, duke thënë se është e pamundur të
besohet, pasi Rusia i ruan rreptësisht të gjitha informata e policisë sekrete
komuniste. Albert Kamy ka lindur në nëntor të vitit 1913. Ai ishte shkrimtar,
gazetar dhe filozof. Çmimin “Nobel” për letërsi e fitoi në vitin 1957 dhe pas
Rjasdar Kipling ishte fituesi më i ri i këtij çmimi prestigjioz. Ai është autor
i parë i lindur në Afrikë që ka fituar çmimin “Nobel”./GSH-BW/
Comments
Post a Comment