Inva Mula, rrëfen jetën luksoze përkrah biznesmenit Et’hem Ramadani

Inva Mula

Suksesi dhe fama, kanë qenë dy komponentët më të rëndësishëm të jetës artistike që e ka ndjekur gjatë këtyre viteve. Artistja me famë botërore, Inva Mula, në një intervistë ekskluzive për mediat në Shqipëri, rrëfeu mbi projektet e saj në muzikë, konkretisht pjesëmarrjen në Festivalin e Dubrovnikut, jetën luksoze përkrah biznesmenit kosovar Et’hem Ramadani, si dhe të qenurit nënë për herë të dytë. “Në këto momente jam me pushime, së bashku me bashkëshortin tim. Jeta mes detit është e magjishme, për më tepër të kalosh ditën në një jaht luksoz si ky, është fantastike. Nata dhe dita të shndërrohen rregulluese, nga deti”, - pohoi sopranoja Inva Mula. Më tej, ajo tregoi dhe mbi projektet që do të ketë gjatë këtij sezoni veror. “Ky festival është një eveniment që mbahet çdo vit në Dubrovnik. Dihet që Dubrovniku është një qytet tepër turistik, dhe ka një jetë kulturore shumë të pasur. Unë kam marrë pjesë disa herë në këtë festival, dhe këtë radhë është e veçantë pasi nata e fundit e festivalit do të interpretohet nga operat më të suksesshme botërore. Kjo natë do të jetë e veçantë, edhe për faktin se përkrah meje do të jetë baritoni i famshëm italian, Leo Nuci, ku do të interpretojmë pjesë nga opera “Traviata”, “Rigolette”, etj.. Koncerti do të mbahet përpara kishës së Dubrovnikut. Edhe pse jam me pushime, jam në formë pasi kam punuar shumë për këtë koncert”, - shprehu sopranoja Inva Mula.
“La Bohème”, sukses unanim në Paris
Pas performancës në muajin korrik, në amfiteatrin gjigand me dy operat e Puçinit, “La Bohème” dhe “Turandot”, Inva Mula u vlerësua pozitivisht nga kritika dhe mediat botërore. Siparin e këtij festivali e çeli pikërisht opera me katër akte, “La Boheme”, me protagoniste sopranon shqiptare Inva Mula. Për sopranon nuk ishte hera e parë që prekte teatrin e Oranges. Tre vjet më parë, ka kënduar pikërisht rolin e Nedës tek “Pagliaçi”. 

Nënë, për herë të dytë
Sopranoja Inva Mula, u bë nënë për herë të dytë, në datën 30 prill. Ishte paraditja e 30 prillit, kur në një nga klinikat më të njohura në Paris, “Clinique de la Muette”, në “Rue Nicolo”, lindi vajza e sopranos, e cila erdhi në jetë nga lidhja e Invës me biznesmenin Et’hem Ramadani. Ky i fundit respektoi dëshirën e Invës, për ta pagëzuar vajzën me emrin e nënës së saj, Nina, e cila u nda nga jeta disa kohë më parë, pas një sëmundjeje të rëndë. Të dy e kanë konsideruar ardhjen në jetë të vajzës së tyre si një bekim, duke nisur kështu jetën e famës dhe të luksit, përkrah njëri-tjetrit.
Koha Jone

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk