Rita ORA: Kosova është shtëpia ime


Gazeta e njohur britanike “Mirror” i kushton një speciale këngëtares shqiptare/ “GQ” realizon foto “hot”

Rita Ora, e cila brenda pak ditësh do të lançojë albumin e saj të parë, ka dhënë një intervistë mjaft personale për gazetën e njohur britanike ''Mirror''. Ajo ka folur për ndjesinë ''mahnitëse'' e të qenit këngëtare e dashur nga publiku: "Nuk mund ta dish se si është, derisa nuk je e përfshirë në të. Unë e kam ditur se çka duhej bërë dhe çka duhej të sakrifikoja, prandaj nuk e kisha problem''.
Këngëtarja nga Prishtina ka folur edhe për prindërit e saj dhe ndikimin që kanë pasur në të. "Nëna dhe babai im janë çifti më i ëmbël. Çdo mëngjes, kur zgjohesha, për të shtuar energjinë brenda shtëpisë, babai im vendoste këngë nga Eric Clapton, Janis Joplin, Prince, BB King", ka rrëfyer Rita, duke shtuar se "Private Dancer" nga Tina Turner ishte kënga e preferuar e së ëmës.
"Ajo më thoshte: ‘vetëm mendo një det të tërë njerëzish, para të cilëve ti do të këndosh dhe kjo do të bëhet realitet'. Ajo ka besuar shumë dhe më ka dhënë energji pozitive. Kështu jam rritur, duke besuar në muzikë dhe duke e ndjerë lirinë'', - ka thënë Rita.
"Mirror'' nuk ka lënë pa prekur edhe faktin se familja e Ritës është larguar nga Kosova, kur Rita ka qenë fëmijë.
"Unë flas shqip rrjedhshëm. Kosova është shtëpia ime, jam krenare me këtë fakt", - ka thënë ajo. "E kam takuar presidenten e vendit para pak kohësh dhe ajo më ka falënderuar për fjalët e mia pozitive për shtetin e Kosovës. Është një kënaqësi e madh. Dua t'i bëj ata krenarë'', - ka përfunduar Rita. Albumi debutues i këngëtares do të publikohet këtë të hënë, më 27 gusht.





Specialja në “GQ”
Sigurisht kanë qenë të shumta mediat që i kanë kushtuar vëmendje të madhe kohëve të fundit yllit të ri të muzikës botëror, Rita Ora. Revista e mirënjohur “GQ” ka realizuar një speciale me këngëtaren, si edhe një set fotografik, në të cilin Rita shfaqet mjaft provokuese.
“Rita Ora dëshiron të jetë një faktor, dhe ajo po ia arrin të bëj të ndodhë këtë gjë. Me një look ekzotik, do të jetë marrëveshje e vërtetë dhe ajo e mori malli për ta bërë atë të ndodhë: duket ekzotike, një zë të mrekullueshëm dhe një qëndrim prefeksionist në skenë, këngëtarja e re angleze është në prag të ‘boom’-it të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka bërë debutimin e radhës përmes një seti mahnitës përmes këtij seti fotografik”, - kështu shkruan revista “GQ” për yllin shqiptar.
Më tej, përshkrimi për të vijon: “Deri më tani, ajo është e mirënjohur në Britani të Madhe. Albumi i saj i parë që do të prezantohet këtë të hënë është vetëtitulluar me emrin e artistes, albumin e saj debutues, ORA, dhe mban etiketën e producentit gjigant Jay-Z.



Ora, është 21 vjeç dhe tre vjet më parë ajo nënshkroi një marrëveshje me Jay-Z. Ajo tregon se është kundra “fabrikimit” të talentit. “Publiku nuk është i paaftë”, - thotë ajo për GQ. “Ata dinë ta dallojnë artistin e ndershëm sapo dëgjojnë muzikën e tij.” Singëlli i saj “R.I.P.” ka qenë në krye të klasifikimit gjatë muajit maj në Britaninë e Madhe, gjë të cilën e pretendon edhe me albumin e ri. Reperi rock J. Cole, Black Eyed Peas, Will.i.am dhe Tinie Tempah janë bashkëpunëtorë të artistes në këtë album të saj të parë. “Hiti i saj në Amerikë ‘How We Do (Party)’, e shfaq atë si një vajzë me plot fuqi, e krahasuar me Rihanna ose Lady Gaga”, - e vlerëson revista. Megjithatë, Ora thotë se frymëzimi i saj në muzikë është Bjeyoncé. “Beyoncé ka qenë dhe vijon të jetë për mua shumë inspirim. Ajo është në tregun muzikor prej kaq kohësh dhe të duket sikur është ndonjë moshë e madhe, ndërsa është vetëm 30 vjeç. Ajo është një superfemër me një karrierë të suksesshme dhe familje. Shpresoj që një ditë unë të bëj të njëjtën gjë si ajo, të kem një fëmijë në njërin krah dhe në tjetrin një mikrofon”!
Revista e mbyll përshkrimin duke vlerësuar aftësitë e vokale të këngëtares Rita ORA.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk