Posts

Showing posts from September, 2012

Enada Hoxha: Opera rebele e Bela Bartok, sfidë shpirtërore

Image
Rebele dhe plot pasion, na shfaqet gjatë gjithë kohës në prova. Opera e ndaluar hungareze, e cila vjen premierë në skenën shqiptare ngjit primabalerinën Enada Hoxhën me një rol tepër guximtar. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Enada Hoxha rrëfen punën intensive që po bëjnë me operën e ndaluar të Bela Bartok, vështirësitë e rolit, karakterin e një femre plot guxim, si dhe projektet në vazhdim. Opera “Mandarini i mrekullueshëm” është vënë në skenë në Hungari vetëm pas vdekjes së Bartok dhe pas Luftës së II-të Botërore. Deri më sot, koreografia më e mirë është bërë nga Gyula Harangozo, në 1956, në vitin e Revolucionit Hungarez. Pas kësaj, baleti u bë edhe më popullor, në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, ajo u vu në skenë në një numër vendesh jashtë Hungarisë, dhe frymëzoi koreografe si Maurice Bejart. “Koreografia e David Miklos Kerenyi është bërë vetëm për balerinët e Teatrit të Operës të Tiranës. Është një gjuhë e freskët kërcimi, dhe mesazhi kryesor i pjesës, rreth dëshirës d

Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë zhvillojnë një takim me aktorin e madh të Hollywood-it, Robert De Niro

Image
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani patën një takim të veçantë kortezie me aktorin e famshëm të Hollywood-it, Robert De Niro. Gjatë bashkëbisedimit të përzemërt, aktori i madh u interesua shumë për zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht në fushën e kinematografisë. De Niro, në përgjigje të ftesës së Presidentit Nishani u shpreh se dëshiron ta vizitojë Shqipërinë në një moment të afërt në përshtatje me agjendën e tij. Pas takimit me Presidentin Nishani, aktori Robert De Niro dha këtë prononcim: “U ndieva i nderuar që takova Presidentin dhe do të shkoj në Shqipëri. Vetëm se do të më duhet të caktoj një kohë të përshtatshme, sepse dëshiroj shumë që të shkoj dhe të vizitoj Shqipërinë.”

Elia Zaharia: Jeta ime mes Francës dhe Shqipërisë, u riktheva për Princ Lekën

Image
Pasioni për aktrimin dhe lirshmëria që e karakterizon e bëjnë të jetë mjaft e këndshme gjatë bisedës paraprake. E entuziazmuar dhe plot pasion rrëfen jetën e saj mes Francës dhe Shqipërisë deri në këto momente. Kjo është aktorja Elia Zaharia, një emër tashmë i njohur dhe premtues i skenës shqiptare. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Elia Zaharia rrëfen fillimisht rolin që do të sjellë për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Komedisë me regji të Erion Kames, fillimet e saj si artiste pranë Liceut Artistik, zhvendosjen e saj në Francë dhe eksperiencat që ka pasur si aktore pas disa vitesh studime, lidhjen e saj të ngushtë me familjen dhe sidomos me nënën e saj “Mjeshtren e Madhe” Yllka Mujon, pasionet e saj, si dhe projektet që do ta ndjekin në vazhdim. Përveç pasionit për teatrin, Elia është mjaft e dhënë edhe pas kinematografisë, pikturës dhe muzikës, zhanre arti ku ajo ka spikatur që më herët. Disa nga rolet e saj më të spikatur janë: “Honeymoons” nga Goran Paskaljevic në

Robert Aliaj: Pas mikpritjes shqiptare, rikthehem me një format të ri

Image
Robert, sapo ka nisur sezoni i ri artistik dhe akoma nuk ju kemi parë të angazhuar me ndonjë emision apo spektakël. Me çfarë po merreni aktualisht? Ambicia dhe pasioni që ka për artin e kanë bërë të jetë një artist me përmasa dimensionale. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Robert Aliaj Dragot rrëfen punën mbi ekspozitën që do të hapë në Belgjikë, përvojën e shkëlqyer që pati në emisionin “3 për një strehë” ku testoi për disa javë bujarinë dhe mikpritjen shqiptare, punën me Festivalin e Filmit “Tirana 48 Hour Film Project”, si dhe pritshmëritë e tij si artist. Përveç këtyre fushave të artit, Roberti na tregon edhe për projektet e tij në muzikë dhe rikthimin e tij me një format të ri televiziv, ku do të shpalosë realitetin shqiptar në çdo familje. Një pasion që është rritur bashkë me të. Robert Aliaj Dragot është artist multi-disiplinor bashkëkohor shqiptar. Përveç si piktor, ai njihet në Shqipëri edhe si një këngëtar i suksesshëm i muzikës se lehtë i viteve ‘80 – ‘90. Pas vitit 199

Helidon Haliti: Arti është i lirë të paraqesë çdo gjë si duhet

Image
Piktori ka shprehur shumë nga ato që përjetohen sot në Shqipëri: paragjykimet, survejimin, frikën, sarkazmën, ironinë, tregun artistik të mbyllur, por edhe motive që i kanë rrënjët në fëmijërinë e hershme. Në ekspozitë gjen një tablo të madhe 8 x 2 metra, por edhe një pikturë kushtuar tronditjes së 21 janarit . “Kur u ktheva nga Greqia, erdha me një depozitë të madhe parash që tashmë është bërë një kokërr rëre. Kjo është kontrata me artin”. Kështu thotë piktori Helidon Haliti në përfundim të ekspozitës së tij “Personale”, çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve prej datës 16 gusht. Duhej të ishte mbyllur dje, por do të qëndrojë e hapur edhe një javë. E komentuar për disa elemente: tematika ironike, trajtimi gati përrallor i personazheve, ngjyrat e forta dhe përmasat (tabloja më e madhe ishte 8 x 2 metra), Haliti thekson se ndihet i fituar pavarësisht se ka shpenzuar shumë për ta realizuar. Ka një sërë titujsh e disa cikle, mes të cilave “Delja e zezë” kushtuar paragjykimeve. Sh