Enada Hoxha: Opera rebele e Bela Bartok, sfidë shpirtërore
Rebele dhe plot pasion, na shfaqet gjatë gjithë kohës në prova. Opera e ndaluar hungareze, e cila vjen premierë në skenën shqiptare ngjit primabalerinën Enada Hoxhën me një rol tepër guximtar. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Enada Hoxha rrëfen punën intensive që po bëjnë me operën e ndaluar të Bela Bartok, vështirësitë e rolit, karakterin e një femre plot guxim, si dhe projektet në vazhdim. Opera “Mandarini i mrekullueshëm” është vënë në skenë në Hungari vetëm pas vdekjes së Bartok dhe pas Luftës së II-të Botërore. Deri më sot, koreografia më e mirë është bërë nga Gyula Harangozo, në 1956, në vitin e Revolucionit Hungarez. Pas kësaj, baleti u bë edhe më popullor, në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, ajo u vu në skenë në një numër vendesh jashtë Hungarisë, dhe frymëzoi koreografe si Maurice Bejart. “Koreografia e David Miklos Kerenyi është bërë vetëm për balerinët e Teatrit të Operës të Tiranës. Është një gjuhë e freskët kërcimi, dhe mesazhi kryesor i pjesës, rreth dëshirës dhe brishtësisë njerëzore është një urë lidhëse ngazëlluese midis artit të kombit shqiptar dhe atij hungarez”, - pohon koreografi David Miklos Kerenyi. Izaura Ndoj
Enada, sapo ka nisur sezoni artistik dhe ju gjendeni mes premierës së
baletit të ndaluar “Mandarini i mrekullueshëm”. Një balet që ju beson një rol
mjaft interesant?
Të gjitha shfaqjet që prekin
skenën shqiptare për herë të parë është një përgjegjësi e madhe dhe sigurisht
duke qenë se është një shfaqje specifike, qoftë nga përmbajtja, qoftë nga stili
koreografik është një shfaqje që kërkon impenjim. Baleti me katër akte për mua
si pjesë e këtij baleti që vjen premierë është një përgjegjësi e dyfishtë.
Ka qenë e vështirë të merrni përsipër për të interpretuar kapriçot e një
prostitute mes katër djemve?
Në këtë shfaqje jam unë mes katër çunave dhe sigurisht që subjekti është
i njohur në jetën tonë të përditshme, por në balet nuk është vënë ndonjëherë.
Historia nis me vajzë e re “që jam
unë”, ku detyrohet nga tre vagabondë të tundojë meshkujt, të cilët ata mund t’i
grabisin më pas. I pari që vjen është një zotëri i moshuar, i cili e pëlqen
vajzën, por nuk i jep asaj para. I dyti është një student i ri, i cili
gjithashtu po ia merr zemrën vajzës, por endacaket i ndajnë ata, ashtu edhe
djaloshi nuk ka asnjë kacidhe. Endacakët e detyrojnë përsëri vajzën e brishtë të
punojë, kur një Kinez i pasur vëren përleshjen. Ajo fillon kërcimin saj
tërheqës, dhe zgjon dëshirën e Mandarinit për trupin e saj të bukur femëror,
por ajo është e ndryshme nga ai. Endacaket sulmojnë, e plaçkitin, e zënë për
fyti, e qëllojnë dhe me pas përpiqen të vrasin burrin në ujë, por nuk arrijnë.
Ato nuk e mundin Mandarinin, ai gjithmonë kthehet dhe sheh nga ajo me sy të
dëshiruar. Në fund, ajo përmbush dëshirën e mandarinit, ku ai bie pa jetë. Në këtë
balet, “Mandarini i mrekullueshëm”, në mënyrën simbolike, është i pavdekshëm
pavarësisht dhunës, dhe bëhet i vdekshëm kur arrin të fitojë dashurinë e kësaj
vajze.
Mund ta cilësojmë si sfidë
për ju këtë balet, i cili vjen për herë të parë në skenën shqiptare?
U bënë vite që ne punojmë, kërcejmë dhe kemi një karrierë të
ngjeshur. Çdo projekt që vjen përveç punës së madhe që do të është eksperienca
ajo që bën të thjeshtë çdo gjë. Sigurisht, brenda mbetet përgjegjësia
gjithmonë, pasi nga roli në rol ndryshon forma dhe karakteri i personazhit që të
besohet. Vështirësitë janë, pasi është një gjuhë tjetër koreografike që na
sfidon në skenë, por mendoj se po ia dalim me sukses. Përveç gjuhës
koreografike, një tjetër komponent është muzika, e cila është mjaft moderne. Të
gjithë këto komponentë krijojnë vështirësinë e vet, por bashkëpunimi mes nesh
po e bën më harmonik këtë balet.
Ndryshe nga bashkëpunimet
e tjera, tani po punoni me një frymë tjetër koreografike. Koreografia e David
Miklos Kerenyi është bërë enkas për balerinët e Teatrit të Operës të Tiranës...?
Kur punohet mes profesionistëve, ne punojmë me një gjuhë të përbashkët.
Ne flasim me gjuhën e lëvizjeve, kështu që çfarëdo baleti që të vijë, qoftë
klasike apo moderne është gjuha e trupit tonë që komunikon me koreografin.
“Mandarini i mrekullueshëm”, është një gjuhë e freskët kërcimi, dhe mesazhi
kryesor i pjesës, rreth dëshirës dhe brishtësisë njerëzore është një urë
lidhëse ngazëlluese midis artit të kombit shqiptar dhe atij hungarez.
Cilat janë projektet që do t’ju rikthejnë në skenë?
Projektet e ardhshme do të jenë
lidhur me 100-vjetorin e Pavarësisë. Pas një mbrëmje gala kushtuar maestros
Agron Aliaj që na mungon, të gjitha shfaqjet do t’i dedikohen Jubileut.
Comments
Post a Comment