Nëpër magjitë e Shkodrës



Nga Sokol Pepushaj
Për ty që nuk e ke vizituar prej të paktën 5 vitesh Shkodrën, duhet të vihesh në kërkim të imagjinatës, në kërkim të rikthimit të kujtesës që të duket se të ka tretur larg, fort larg, në tis të mjegullt vegimesh. Ai qyteti i vakët që flinte sa binte akshami e çohej i përgjumur në mëngjes për tu çapitur deri në akshamin tjeter e per të vazhduar ritualin, tashmë nuk ekziston.
Është rilindur Shkodra, është rritur e stolisur, ose, artistikisht, instumentalizuar, siç mund të shprehej me gjuhën e artit muzikanti i famshëm Kujtim Alija, puna e të cilit i ka kaluar prej vitesh jo vetëm kufijtë e Shkodrës, por edhe të Shqipërisë.


Dy “VESHKAT” e qytetit, Kisha Françeskane e Gjuhadolit dhe Xhamia e Fushë-Çelës (sot Ebu Bekër) me rastin e 1 vjetorit të Pavarësisë, pra më 28 nëntor 1913, patën një event, unik në botë.
Kambanorja u lidh me Minarenë me një konop në të cilin u varën dritat me rreshtin e gjatë të kandilave kuqezi e ku u valëvit Flamuri ynë Kombëtar.Shpresojmë që këtë 28 Nëntor, në 100 vjetor të Pavarësisë, Bashkia të mëndoi një event, pasi Shkodra ka mundësi të jetë unike, si 99 vjet më parë. Mbase mirë do ishte të vihej në skenë një shfaqje e përbashkët mes dy komuniteteve fetare, katolikë e myslimanë, pse jo në përgjigje të filmit të debatueshëm me titull…
“Pafajësia e Myslimanëve”... që u shfaq ditët e fundit në Amerikë dhe ndezi demonstrimet në tërë botën islame, ku po humbin shumë jetë të pafajshme njerëzish si rezultat i kundërshtive të talljes me Profetin Muhamed.







Kisha e Xhamia që dikur qenë lidhur bashkë me drita nga frati e hoxha, tashmë janë plotësuar me nota identiteti, pasi aty pari, simethënë në mes, grupe vizitorësh të huaj pëditë shkrepin blicet para Shtatores së Nanë Terezës, nënës më të famshme e më humane që njeh Bota deri sot.
Mbi identitetin bazë, damarët e Shkodrës me rrugë të gjëra e të pastra, me infrastrukturë klasike e moderne, i ngjajnë një trupi të shëndetshëm të shkrirë një me njeriun, me nevojat e tij. Në këtë linjë, shpeshherë arkitekti i njohur Zef Çuni që pat kundështuar fort Projektin e Ndërtimit në qëndër të qytetit të Shkodrës dikur, e sheh me butësi e elegancë, madje si një format krijimtarie dhe ëndërr ideali të njeriut, këtë infrastrukturë ku janë shtrirë rrugët, ku rrethrrotullimet e shumta e lulishtet janë kudo nëpër udhët e gjëra të qytetit që po merr imazh perëndimor. Në biseda të lira, jo vetëm Çuni, por edhe arkitektë të tjerë janë për pak lopata më pak beton e për pak më shumë vëmendje nga Bashkia për mëndimet e projektet e tyre, domethënë të gjithsecilit.
Në thelb, politika e egër, rrënat e broçkullat thjesht si instrument përdorimi, klanet mafioze me tenderimet, kanë vdekur në Shkodër prej atij që edhe autori i këtyre radhëve nuk mund ta besonte asokohe kur Shkodra lëngonte, 5 vjet më parë.
Me punën e dukshme që flet, kryebashkiaku Lorenc Luka dhe stafi i bashkisë kanë arritur që e vërteta ta eklipsojë maminë e dukjes sipërfaqësore apo laroshitë e mediumeve që rëndom sorollateshin nga shumë asish që dinë shumë të kritikojnë e përfitojnë e pak të ndertojnë.
Mes ndjenjës së mrekullisë e magjisë, mes befasisë e bukurive si këtu, gjen mjaft njerëz ku diskuton me ta, jo si para pesë vitesh për gjeneratorë, për gropa e baltë…












kallashnikovë e banda...
por për gjithçka lidhet me identitetin e kulturën e këtij qyteti. Që nga Tempulli i Rozafës, meshari i Gjon Buzukut, Marin Barleti, Pashallaku i Shkodrës, Karl Gega, Kel e Pjeter Marubi, Lahuta e Fishtës, nga poezitë e Ernest Koliqit, Arshi Pipës, Martin Camajt, Frederik Reshpes, Ridvan Dibrës, nga librat e Jup Kastratit, Skender Drinit, Pjeter Arbnorit, Shpetim Kelmendit, Dashamir Cacës, Zenepe Dibrës, Lazer Stanit, Nikolla Spatharit, Xhaneta Lazri, Fatime Kullit, Skënder Temalit, nga librat e pavdekshme të Babës së Dramës Shqiptare Fadil Kraja, nga rolet e aktorëve të mëdhenj të skenës si Ndrekë Luca, Tinka Kurti, Serafin Fanko, Viktor Bruçeti, Zyliha Miloti, Zef Deda, nga humori i Tano Banushit, Paulin Selimit, Kolec Pepës e deri tek këngët e Bik Ndojës e Shyqyri Alushit apo vokali i ish tenorit ndër më të famshmit në Europë Lukë Kaçaj, mund të diskutosh edhe para një tave me krap liqeni që gatuhet më mirë se kudo.
E, qyteti plot e përplot histori, plot e përplot legjenda e mite, plot e përplot kapacitete intelektuale, sot nuk ka një rrugë ku nuk është punuar a po punohet. Shumë sheshe tashmë janë me kalldrëm të gjërë duke ruajtur strukturën, veçmas atë austriake ku më 1914 pat marrë format europian, duke ruajtur traditën e një bahçeje me lule, ku porta e Shkodrës, e hapur në jetë të jetëve për miqte dhe e mbyllur për pushtuesit, Bahçalleku, ka emer bahçeje, emër të një lëndine lulesh. Këtu në portë të Shkodrës, pasi thua…
“A ke bukë me na dhanë”…
e përgjigja vjen “Sa ka deti ujë e ranë”, është pra Bahçja e lashtë sa Toka, sa Drini, sa Buna, Bahçalleku. Kalaja me moshë rreth 30 vjet më të re se Nusja Shkodrane Rozafë, Nana Shkodrane Rozafë që u muros këtu për të mbajtur muri që ditën ndërtohej e natën rrëzohej e u flijua për tu ndërtuar Shkodra mbi shtatin e saj, i takon të jetë nja 400 vjet më e lashtë se Jezu Krishti.
Qyteti i Shkodrës tashmë është krejtësisht i ndriçuar.
Shumë rrugë janë vërtet të magjishme, janë pedonale. Ja rruga nga Kafja e Madhe (objekt i cili veçse është privat ka mbetur si një shëmti mes parajsës dhe mendojmë se bashkia duhet ta gjejë një zgjidhje pasi ka statusin e Monumentit të Kulturës) e deri tek Univesrsiteti “Luigj Gurakuqi”, kjo tjetra tek Ura e Bunës, kjo nga rrapi 400 vjeçar afer Radio Shkodrës e deri tek Tregu i Zdralajve, apo nga ish Dugajt e Reja në Gjuhadol. Ja edhe rruga tjeter pedonale që është në ndërtim dhe perurohet diku pas një muaji që nis në Parrucë e bashkohet me pedonalen tjeter bash në kryq të kryqëzimit të qëndrës së Shkodrës, këtu ku jo shumë larg në kohë, bënte demonstrim force Monumenti i Stalinit. E parkuam pëndën edhe tek diktatori Stalin, për të hequr paralele mes persekutimit komunist në Shkodër e atij në Rusi.
Vitet e hetuesisë, burgut dhe vuejtjes së klerit katolik në kampet e shfarosjes komuniste janë ke 881 vite, ose gati 9 SHEKUJ. Prej 200 klerikëve shqiptarë në vitin 1944, janë pushkatuar dhe mbytur ndër burgje 66 klerikë, arrestue dhe vuejtë shumë vite burg janë 65. Gjithsejt 131 klerikë katolikë
Vetëm këta kanë kryer studimet e larta në 24 Universitete të ndryshme të Evropës ndër 450 vjet studime. Të gjithë janë përfshi në GENOCIDIN KOMUNIST NË SHQIPËRI. Gati tërë ky persekutim është kryer në Shkodër. Një tragjedi e pashoqe është edhe në klerin mysliman, ortodoks dhe bektashinj.
Mbi 70 për qind e popullit të Shkodrës ka qënë i persekutuar, i deklasuar, ose siç e quante Partia, “Armik i Partisë së Punës”.

Hej, pash Dreqin…
pasi në Zot nuk beson se u pushkatuan kaq shumë priftërinj e hoxhallarë, don ti thotë një grua që lutet të mos ia përmënd emrin, Gramoz Ruçit, njërit ndër ish Sekretarët e Parë të Partisë së Punës, a është kështu apo jo?!
E megjithëkëtë, sytë e Shkodrës sot nuk janë të mbushur me mllef, me urrejtje. Njerëzit e kanë lënë pas të shkuarën, paçka se kur ndonjë pjellë ish Sekretari të Parë të Partisë së Punës u kërkon votë, besim, dashuri, u ngjethet mishi, u gufon shpirti, u kujtohet diktatura, mungesa e bukës dhe qyteti që i hante, i përpinte në varr nëse Partia a spiuni thoshte se filani nuk është skllav i ideologjisë së majtë.
Sot njerëzit janë ndryshe, ekonomia ndryshe, liria ndryshe, qyteti ndryshe.
Sot Shkodra është një parajsë. Njerëzit dhe ambienti kanë lidhje harmonike. Ngjyra gri në të bardhë që dominon sot në Shetitoren Kryesore të Shkodrës dhe do shtrihet gjithandej siç thotë nënkryetari i Bashkisë Ritvan Trashani, është ngjyrë pastertie, paqeje, ngjyrë velloje nuseje, saqë kur e shikon me sytë e mëndjes, ndoshta edhe duke kërkuar diku aty ndonjë kujtim të fshehur të rinisë, mëndon:
-Aty tek Katër Yjëshi i Valter Fushës ishte byrektorja ku…
dikur qerasje me një byrek
- Tek Rektorari i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ishte Komiteti i Partisë së Punës, ku rrinin hijerëndë në Olimp burrokratët që prisnin koka njerëzish me një fjalë goje e hanin djersën e popullit deri në fund të kurrizit.
- Tek ky gjimnazi këtu ishte burgu Politik i Shkodrës, ku u pushkatuan qindra heronj të lirisë e demokracisë, ndër ta edhe Prekë Cali që njihet si personi që insistoi në vëndosjen e kufirit mes Shqipërisë e ish Jugosllavisë dhe arriti që zonën e Kelmendit ta lërë tokë shqiptare.
Tek...
- Po këto ndërtime a prishën gjë?, - thua ti që nuk ke qënë kurrë në Shkodër.
Unë të them, dhe hajde shiko e shijo, lulishtet janë ngado, edhe përmes ndarjes së rrugëve, pemët, blirët gati njëshekullor që në pranverë shpërndajnë aromë lulesh, janë këtu, aty ku ishin U bëhet shërbim vazhdimisht, njëlloj si tërë lulishteve në Shkoder. Sheshi mes Kishes së Fretërve, Xhamisë Ebu Bakër dhe Hotel Rozafës është disa herë në muaj skenë arti, ku qyteti mbushet plot njerëz që ndjekin të gëzuar këngë, valle, humor, instrumentistë.
Shumë piktorë punojnë aty mbrëmjeve të qeta mbi telajo, shumë të rinjë …
gjuajnë me “guralec”…
me një zile të lehtë telefoni njëri-tjetrin, duke shkruar kështu njohjet e para në këtë sokak që ngjan edhe me këngë dashurie, edhe me ujvarë, edhe me dritë, edhe me siguri shpirti.
Në panairet e shpeshta sheh punimet e artizanevë shkodranë, shpirtin e tyre krijues. Është ky një profesion i trashëguar prej mijëra vitesh, njëlloj si mikpritja, besa, burrëria, saqë ti mund të thuash me bindje se në Shkodër është investuar këto pesë vite mbi tradita e bukuri, por edhe tradita e bukuria ka “konakun” e vet këtu. Qyteti ka tashmë një funksion tregtar e strukturë të veçantë për zhvillimin e një karakteristike funksionale në sherbim të njeriut, të jetës së njeriut, në shërbim të natyrës,të jetës së natyres dhe është shëndërruar në një qëndër të rëndësishme industriale.
Shkodra është e bukur, e pastër, e freskët, e lashtë dhe e re, si Rozafa që edhe sot pas 2400 vitesh në Kala, pikon “qumësht” nga gjiri...

Comments

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Kthehu i dashuri
    3) Ribashkoni burrin ose gruan
    4) Nëse keni pela të natës
    5) Kurë për HIV dhe kancer
    6) Unaza e fuqishme magjike
    7) Magji për fat të mirë
    8) Thyerja e obsesionit
    9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349074881619

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

PROTAGORA: Njeriu është masë e të gjitha gjërave

Kush është Frederik Shopen

OGUST KONTI: Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve