Vedat Ademi: I dua shumë fëmijët dhe nuk do të ndalem me një



Si jeni gjendur ju në Tiranë për herë të parë?
Po, për herë të parë, unë kam ardhur për qejf dhe për të parë Tiranën. Unë në Kosovë, ndërkohë, kisha një grup timin dhe performoja live, nisur nga ky fakt sigurisht që më interesante edhe të shikoja se si zhvillohej jeta e natës këtu, në Tiranë pra. Të shikoja grupet shqiptare, si luajnë dhe çfarë repertori kanë. Dhe atë natë që kisha dalë u prezantova me artistë që luanin live, siç ishin Dorian Gjoni dhe Gent Myftarain, m’u sugjerua një material normalisht dhe ky ishte sebepi i parë, që unë fillova të vija në Shqipëri më shpesh. E pranova me shumë kënaqësi dhe erdha për ta regjistruar atë këngë, në të njëjtën kohë m’u afrua edhe pjesëmarrja në “Top-Shou” për të qenë pjesë e bendit dhe kështu filloi edhe karriera në një farë mënyrë, këtu në Shqipëri.
Por, ajo që ju mbajti përgjithmonë këtu, ishte një vajzë, që më pas u bë edhe bashkëshortja juaj. Mund të na thonë ndonjë sekret të vogël të njohjes suaj?
Nuk është se ka ndonjë sekret në njohjen tonë, thjesht ne pëlqeheshim dhe ashtu si të gjithë të rinjtë edhe ne takoheshim.
A ishte ajo atëherë një fanse e juaja?
Jo, nuk mund të them, pasi unë nuk isha shumë i njohur në kohën që jam njohur me bashkëshorten time, Dorelën. Karriera imë filloi pak më vonë dhe ishte pikërisht Dorela, ajo që më ka mbështetur më së shumti në punën time.


Ndërkaq, ju pas pak kohësh do të bëheni baba?
Po, me ndihmën e Zotit, unë pas dy muajsh do të bëhem baba. Ne do të na vijë në jetë djali unë ynë që është edhe fëmija ynë i parë. Është një emocion shumë i madh për mua, pasi hera-herës, kur e mendoj më duket sikur po fluturoj, pasi unë i dua shumë fëmijët. Jam rritur në një familje dhe në një fis të madh, me shumë teze, daja, xhaxhallarë, halla dhe sigurisht me shumë fëmijë, që megjithëse kam qenë edhe vetë i vogël, kujtoj shpesh që kujdesesha për ta, duke i vënë në gjumë etj.
Keni menduar për një emër?
Realisht kemi menduar jo një emër, por disa. Por deri sa të vijë momenti, ende nuk kemi vendosur për ndonjërin prej tyre.
 Kjo do të thotë se edhe ju doni një familje të madhe, cili do të ishte numri ideal i fëmijëve?
Numri ideal për mua do të ishte 5 (qesh). Bëj shaka, sepse vërtet është dëshira për të bërë fëmijë, por duhet që t’i rrisësh edhe mirë ata fëmijë, kështu që do të më pëlqente që të kisha dy ose tre fëmijë, maksimalisht.
Ju ishit mbrëmë pjesëmarrës në spektaklin “100 Vjet Muzikë”, në natën kushtuar muzikës rrok, do t’ju shohim edhe në netët të tjera?
Sigurisht që ndihem shumë mirë që jam edhe unë pjesë e këtij spektakli kaq të madh, siç është “100 Vjet Muzikë”, është privilegj për mua. Unë isha pjesëmarrës në natën e rrokut me një këngë që vinte si bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Aleksandër Gjoka dhe me fëmijët pjesëmarrës në edicionet e “Gjeniut të vogël”. Mendoj se megjithëse ende nuk janë ndarë të gjitha këngët që do të jenë pjesëmarrëse ne net të ndryshme, me siguri që do të jem prezent edhe në net të tjera.


A do t’ju shohim ndërkaq, edhe si konkurrent në festivalin “Kënga Magjike”?
PO, do të jem pjesëmarrës edhe në festivalin “Kënga Magjike”, ku fansat do të kenë mundësi që të më shohin ndryshe. Sigurisht që unë jam ai që jam dhe kam stilin tim, por këtë herë do të vi pak më ndryshe dhe ndoshta duke anuar pak më shumë nga muzika pop.
Ju keni performuar shpesh edhe në duete, ku ndjeheni më mirë, në duet apo si solist?
Të gjitha bashkëpunimet që kam pasur, kanë rezultuar të suksesshme. Sigurisht që nuk e kam dhe nuk e kam pasur problem që të bashkëpunoj me asnjë nga kolegët e mi. Ka qenë një kënaqësi bashkëpunimi, sepse edhe unë jam inspiruar nga ata edhe ata janë inspiruar nga unë.
Kohët e fundit është hapur një debat në lidhje me klikimet në “Youtube”, ç’mund të na thoni ju për këtë temë?
Në fakt, unë nuk është se kam shumë informacion për këtë fakt dhe nuk jam personi adekuat për të dhenë një opinion të saktë. Mund të flas për këngët e mia, të cilat kanë pasur një rritje graduale të klikimeve dhe kjo është shumë normale, kjo jo vetëm për këngët e mia të fundit, por edhe me këngët qe kanë dalë para disa vitesh dhe për këtë më bëhet qejfi realisht, sepse edhe sot ato kanë klikime, që do të thotë se pëlqehen ende dhe publiku nuk i harron. Unë mund të them këtë gjë, që nuk do të më interesonte asnjëherë kur gjërat bëhen false, pasi secili nga ne ka publikun e tij dhe unë me aq klikime sa kam, jam i kënaqur.
Ju jeni shpesh pjesë e muzikës live që luhet nëpër klubet e shumta në Tiranë, mendoni se vlerësohet mjaftueshëm muzika sot në Shqipëri?
Realisht nuk dua që të ankohem, pasi përderisa unë jam pjesë e këtyre performancave dhe kam mundësi që të jetoj mirë jo vetëm unë, por edhe familja ime, nuk dua që të qahem. Por, nëse do të flasim drejtpërdrejt, jo i gjithë mundi i muzikantit paguhet 100%. Me kalimin e viteve ka një rritje të vlerësimit dhe shanset dhe premisat janë të mira, për të marrë një vlerësim edhe më të madh.


Cilat janë projekt tuaja për këtë sezon?
Së pari, do të vazhdoj të jem pjesë e performancave live, së bashku me grupin tim. Jam duke përgatitur disa materiale të ndryshme, me dy prej anëtarëve të grupit që janë Endrit Çaku dhe Kledi Bahiti, kompozitor i këngëve të mia. Është pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike”, dhe kam dy projekte në Maqedoni me një kompozitor shumë të njohur dhe në projektet e mia është edhe përfundimi i albumit tim.
A do të kemi ndërkohë një klip të ri?
Patjetër që do të ketë, shpresoj shumë që të jetë gati nga muaji nëntor dhe mund të them vetëm që është një klip, i njërës prej këngëve të mia të reja.

Yllka Selita

Comments

  1. Unë jam shumë mirënjohës për Dr Dawn Acuna, që më ktheu burrin tim që më la për një grua tjetër, atë moment burri im më la mendova se humba gjithçka derisa një shoku im më dha Dr Dawn Acuna, kontaktin WhatsApp, i dërgova mesazh dhe i tha asaj dhimbjen që po kaloja, kështu që ajo më tha se gjithçka do të ishte mirë që nëse unë kam besim dhe besoj në të se magjia me siguri do të funksionojë për mua dhe burri im me siguri do të kthehet në shtëpi dhe ajo më tha se çfarë për të bërë, kështu që ato gjëra u kryen dhe 48 orë më vonë burri im u kthye në shtëpi duke u lutur për faljen time, jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për Dr Dawn Acuna, nëse keni nevojë për ndihmën e saj kontaktoni atë, ajo është e saktë dhe e sinqertë,
    * Nëse doni magji për të ngjizur.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje
    * Nëse keni nevojë për magji për të marrë një punë të mirë. Dhe E.T.C. shkruani asaj në email { dawnacuna314@gmail.com }
    WhatsApp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk