Posts

Showing posts from February 13, 2012

“Neve na pëlqejnë listat, sepse nuk duam të vdesim”

Image
Dijetari italian Umberto Eco: “Unë i pëlqej listat për të njëjtën arsye që njerëzit e tjerë pëlqejnë futbollin apo pedofilinë” Kjo është një intervistë për Der Spiegel e realizuar me një nga studiuesit më të mëdhenj të kohës sonë, vetëm pak kohë më parë. Siç ndodh me njerëzit e përmasave të tij, intervistuesve u është dashur të ngulen vetëm në një problematikë...Sesa ja kanë arritur, për këtë gjykon, gjithmonë publiku... Nga Susanne Beyer dhe Lothar Gorris* Romancieri italian dhe semiotisti Umberto Eco, i cili ishte duke kuruar (pak kohë më parë) një ekspozitë në Luvër në Paris, flet për Der Spiegel rreth vendit të listave, që hartohen në historinë e kulturës, mënyrën që ne përpiqemi të shmangim mendimin për vdekjen dhe pse Google është kaq i rrezikshëm për njerëzit e rinj. SPIEGEL: Z. Eko, juve konsideroheni si një nga studiuesit më të mirë të botës dhe tashmë keni hapur edhe një ekspozitë në Luvër, në një nga muzeumet e artit më të rëndësishme të botës. Subjektet

A ka kritikë të sinqertë?

Image
Nëse një kritik jep konkluzione, qortime, vërejtje, gjykime, qoftë për ndonjë pikturë, vepër letrare ose vepër muzikore, është mëse e obligueshme që së pari të jetë gjerësisht i informuar për problemin, e tek pastaj ta shpërfaq qortimin e sinqertë ndaj veprës së gabuar. Fjala kritikë rrjedh nga greqishtja e lashtë (kritikos=dikush që dallon, shquan), ose kritik - njëriu që sjell analiza apo gjykime të arsyeshme. Shtrohet pyetja: Kush janë kritikët modern dhe cili është roli i tyre? Ata janë persona informativ të cilët gjykojnë apo shpjegojnë krijimet, dhe veprat e të tjerëve, pa marrë parasysh cilës fushë arti i përkojnë. Ata shpesh nuk pajtohen me krijime të servuara, ose nuk mbajnë qëndrim të njëjtë me autorin e veprës, dhe shpesh janë kundërshtues të arsyeshëm. Kritikët mund të shkruajnë për çfarëdo vepre dhe të shprehin publikisht opinionet e tyre, mirëpo këto opinione gjithnjë duhet të jenë personale, asnjëherë mendime kolektive ose të cituara në fillim të tekstit -

Numri dymbëdhjetë, mistik, magjik dhe i shenjtë

Image
Numrat janë më shumë se një masë pa vlerë. Ata shërbejnë për ilustrim dhe organizim dhe kanë një formë të veten estetike, sidomos shifra thuajse magjike 12. Numrat janë për njerëzit e zyrave dhe ekonomistët, për statistikat e thata, për matematicienët, që janë në përgjithësi njerëz të tërhequr. Numrat janë e kundërta e sensualitetit dhe e kënaqësisë, pasurisë së ngjyrave dhe tingëllimit. Kush do ta dijë me të vertetë, se sa gram sheqer ka një çokollatë, apo sa janë përmasat e saj. Motoçiklistët e çmojnë nganjëherë zhurmën e lartë të motorit, por nuk do ta konkretizonin kurrë zërin e motorit të tyre me të dhëna në decibel. Dhe ai ia ka marrë mendtë ndonjëherë një i dashuruar të dashurës së vet, duke i lavdëruar masën e këndit e hundës, apo duke i pëshpëritur në vesh detyra të komplikuara matematike. Numrat përgjegjës për formën e bukur Numrat nuk janë koncepte, që shprehin vetë diçka. Por a nuk kanë për këtë arsye kuptim? Natyrisht që po! Vetë listimi, që bëmë me përmb

Arkimedi: Më jepni një pikëmbështetje për levën time, të lëviz tokën

Image
ARKIMEDI   Arkimedi (greq: Αρχιμήδης - Arhimidhis) , jetoi rreth viteve (287 p.e.s. - 212 p.e.s. qe në matematikan, fizikan, inxhinier, astronom dhe filozof i lashtë siçilian i lindur në koloninë e portit sirakuzian. Mendohet nga disa historianë e matematikanë të jetë matematikani më i madh i lashtësisë. Carl Friedrich Gauss (Karl Frederik Gaus) e mendonte atë si një nga tre më të mëdhenjtë, që kanë jetuar ndonjëherë Arkimedi u bë i njohur pasi mori pjesë në mbrojtjen e Sirakuzës kundër rrethimit romak në Luftën e Dytë Punike. Ka të ngjarë që ai i zmbrapsi romakët me makineritë e tij të luftës të përpiluara me dorën e tij. Thuhet se ai ka mundur të lëvizë një anije të madhe gjithsej me ekipazh dhe ngarkesë vetëm me një litar. Mendohet të ketë zbuluar parimin e dendësisë dhe pluskimit, i njohur edhe si "Parimi i Arkimedit" që sipas gojëdhënës e zbuloi ndërsa ai po lahej në një vaskë (doli jashë nëpër rrugë duke bërtitur "Eureka (evrika)" - (E gjeta))